Rrjeti televiziv amerikan CNN: Kriza shtyn grekët në rrugë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
49294_1.jpg

ATHINE - Nën titullin "Kriza shtyn grekët në rrugë," rrjeti amerikan CNN ka evidentuar në Greqi një kategori të re shoqërore, që është krijuar së fundi si rezultat i krizës ekonomike.

Reportazhi dhe videoja shokuese paraqet qytetarë në rrugët e Athinës, që kanë gjetur një strehë në qoshet e kryeqytetit për të kaluar orët. Shumica e këtyre njerëzve janë qytetarë, që deri disa muaj më parë kishin një shtëpi dhe një punë.

CNN thotë ndër të tjera në reportazhin e vet se “Kriza e borxhit është bërë tashmë problemi më i madh social në Greqi, dhe tani në çdo qoshe të Athinës mund të shohësh njerëz të varfër, të dobët, të lodhur, të uritur që ulen në rrugë për të lypur”.

Rrjeti amerikan vëren se brenda vitit 2011, është rritur me 20% kategoria e njerëzve, të cilët përdorin qendrat e të pastrehëve në Athinë, që të hanë një pjatë ushqim të nxehtë.

Në Greqi në vitin 2011, papunësia zyrtare u vlerësua në 17.5%, ndërsa shifra informale ka tejkaluar 20%. Papunësia mes të rinjve u rrit në 45%. Një në dy persona nuk ka punë dhe vendi është në vitin e pestë të recesionit ekonomik.

Pikërisht në këtë mjedis ekonomik CNN është përpjekur të bëjë një udhëtim nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kriza në Greqi përshkruhet në vetëm në 4 minuta në reportazh, dhe mediat greke thonë gjatë komenteve të tyre, se “faktet e paraqitura në të, janë goditje për ata që nuk duan të përballen me të vërtetën në Greqi. Pamjet paraqesin skena që të kujtojnë kohë të kaluara të vështira për Greqinë, ku uria dhe mjerimi ishin rutinë. Shoqëria greke duhet të hapë sytë para këtij realiteti dhe të tregojë solidaritet, në mënyrë që njerëzit të mos e gjejnë zgjidhjen tek vetëvrasja”.

Ndërkohë lajmet nuk janë aspak të mira për qytetarët grekë edhe për vitin që pritet të vijë.

Rreth 4 milionë punonjës dhe pensionistë do të shohin të ardhurat e tyre, të reduktohen në mënyrë dramatike nga 1 janari 2012, me zbatimin e tatimit mbi të ardhurat.

Kjo për shkak se është ulur pragu i pagës së taksueshme në 5000 euro dhe është dyfishuar rritja e taksave mbi të ardhurat mbi 12 000 €.

Tatimpaguesit me këto të ardhura do të paguajnë edhe një taksë mbi të ardhurat për vitin 2011 në gjashtë këste, ndërkohë që një tjetër do t'ju kërkohet ta paguajnë për të ardhurat në vitin 2012.

Përvec pagave, për punonjësit dhe pensionistët kanë rënë në mënyrë dramatike shpërblimet, kompensimet dhe dhuratat.//balkanweb.com
 
Back
Top