Rrjetet sociale shtojnë ndjenjën e vetmisë

Guest2

Antarë i Respektuar
usamljenost.jpg


Ju mund të mendoni se media sociale na lejon të mbajmë kontakte me njerëzit e dashur 24 orë në 24 përgjatë shtatë ditëve të javës, por një studim i fundit tregoi se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale na bën të ndihemi të vetmuar. Studimi tregon se nëse rrjetet sociale përdoren për më shumë se dy orë në ditë, shanset për t’u ndjerë të izoluar nga rrethet shoqërore janë dy herë më të larta.

Studimi u zhvillua nga Universiteti i Pittsburgh dhe kërkuesit anketuan 1787 persona të grupmoshës 19-32 vjeç rreth përdorimit të 11 rrjeteve sociale: Facebook, YouTube, Twitter, Google Plus, Instagram, Snapchat, Reddit, Tumblr, Pinterest, Vine dhe LinkedIn.

Profesorët zbuluan se ata që vizitonin rrjetet sociale më shumë se 58 herë në javë ishin tre herë më të predispozuar ndaj vetmisë se sa ata që i kontrollonin këto media sociale më pak se nëntë herë. Prej kohësh është diskutuar se rrjetet sociale po ndikojnë në rritjen e vetmisë, por ky studim thotë se çështja mund të jetë shumë më serioze. Gjithsesi nuk është e qartë nëse rrjetet sociale shkaktojnë vetmi apo janë njerëzit e vetmuar që shpenzojnë më shumë kohë duke lundruar në këto media sociale.

“Ne nuk e dimë ende se cila vjen më parë: përdorimi i rrjeteve sociale apo ndjesia e të qenurit vetëm. Ka shumë mundësi që të rinjtë, të cilët ndihen të izoluar nga grupet e tjera shoqërore, të gjejnë strehim në rrjetet sociale. Por, mund të ndodhë që përdorimi i tepërt i këtyre rrjeteve të ulë bashkëveprimin me botën reale dhe në këtë mënyrë t’i bëjë përdoruesit të ndihen të vetmuar”, thotë bashkëautorja e studimit, Elizabeth Miller, pedagoge e pediatrisë në Universitetin e Pittsburgh.

Gjithsesi studimi arrin në konkluzionin se sa më shumë kohë të shpenzohet në një rrjet social, aq më pak kohë e lirë i mbetet personit për të kryer ndërveprime sociale.


Në një moment kur vetëvrasjet dhe problemet mendore në rradhët e studentëve janë duke u shtuar ndjeshëm, është domosdoshmëri që të shqyrtohet roli i rrjeteve sociale.

“Mund të duket se rrjetet sociale ofrojnë mundësi për të mbushur kohën e vetmisë, por ky studim na tregon se kjo nuk është zgjidhja më e mirë në të cilën mund të shpresohet. Ne jemi qenie shoqërore, por jeta moderne po tenton të na copëtojë në vend që të na bashkojë”, është shprehur Brian Primack, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh.

Pikkom
 
Po robi kur eshte vetem dhe s'ka ca ben rri neper rrjete sociale. Se ne momentet qe je i rrethuar me njerez ose je ne pune, e humb mendjen me gjera te tjera, kshu qe s'te shkon mendja tek rrjetet sociale fare. Te pakten per mua kshu eshte.
 
Po mir pse prekeni ju iher? اte keqe ka me qene e vetmuar? Njerezit ta shpifin gjithesesi! :P

hqdefault.jpg
 

Attachments

  • hqdefault.jpg
    hqdefault.jpg
    11.5 KB · Shikime: 0
  • hqdefault.jpg
    hqdefault.jpg
    11.5 KB · Shikime: 0
:) shyqyr gjeten material e studimet.
Ne mos kjo ,dicka tjeter do dal per ta marre si moster .
 
Back
Top