Rritja e kriminalitetit në Londër, deputeti britanik fajëson rusët e shqiptarët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rritja e kriminalitetit në Londër, deputeti britanik fajëson rusët e shqiptarët

lammy.jpg


Për herë të parë Londra ka tejkaluar Nju Jorkun sa i takon numrit të vrasjeve dhe për të kuptuar këtë “boom” të krimit një ligjvënës britanik e ka gjetur fajtorin.

Deputeti David Lammy, i pyetur nga BBC se kush qëndron pas vrasjeve të shumta në kryeqytetin britanik drejton kryesisht gishtin nga mafia ruse, por përmend në fjalën e tij edhe shqiptarët.

“Nga deklaratat e policisë di që janë disa grupe të mëdha mafioze nga Europa Lindore. Shqiptarët përshembull, trafikojnë njerëz, trafikojnë drogë, trafikojnë armë”, u shpreh ai.

Deputeti britanik u shpreh se policia nuk i ka burimet e nevojshme për t’u përballur me këto banda dhe fajësoi për këtë edhe politikanët.

“Ne s’po bëjmë asgjë! E kemi lënë pas dore këtë pjesë për vite me radhë dhe tani po vuajmë pasojat”, shtoi ai.

Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje.

Vetëm mes 14 dhe 20 marsit kanë humbur jetën të paktën 8 persona, të gjithë nën moshën 30-vjeçare. Rreziku i vjedhjeve në banesa është 6 herë më i lartë se sa në Nju Jork.

Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë. Policia e kryeqytetit njoftoi mobilizimin e 100 efektivëve të tjerë për t’u përballur me krimet. Ndërkaq në New York është shënuar një reduktim i akteve kriminale. Në 20 vitet e fundit, vrasjet janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.

(gazeta-Shqip.com)
 
Eshte vertet alarmuese gjendja ( sidomos mes adoleshenteve dhe moshave te reja ) ... por ky shimpazeja te fajesoje bandat politike ( sesa merret pa lidhje me bandat Shqiptare e Ruse qe as nuk ja ka idene fillit ) qe kane nderprere pothuajse te gjitha fondet ( kane ngritur taksat , kane bere universtetet me 3 fish pagese etj etj etj ) , duke perfshire edhe ato administrative ... dhe si rezultat kemi edhe pasoja te tilla.


Shimpaze e shpifur.
 
Redaktimi i fundit:
Realitet i hidhur por i vertete, te pakten per shqiptaret kjo eshte e vertete, fut edhe xhamajkanet, marokenet, dhe pak bullgaret, biles keta te fundit i ngatarrojne me ruset.
Ruset jane tjeter nivel ne angli, kryesisht ata jane hight class dhe nuk merren me shperndaresit.
 
Thelle e thelle ... Nuk je ne dijeni te thelbit/prb ... thjeshte po merr per baze fjalet pa lidhje te k'tij shimpazeze e trendeve virtuale lart e poshte .

Eshte e kote te besh interesantin pa lidhje.


Te ngaterrosh nje Rus me nje Bullgar.... eshte si te ngaterrosh nje Shqiptar me nje Xhamajken. loool
 
Mundet mundet, po kam nja 13 viza angleze ne pasaporte dhe i kam shfrytezuar te gjitha.
Te pakten ne londer une skam pare asnje Rus ne rruge te shes mall. Shqiptaret i ke kudo. Tek bisedoja me nje oficer policie atje pasi puna ime nderlidhet me ta, normal gjithmone une jam nje shqiptar, por bisedat tona jane te sinqerta gjithsesi dhe me tha eshte teper e thjeshte ti identifikosh te premten mbrema apo te shtunen se i gjen me makina te parkuara prane club-ve.
Nje tjeter aspekt eshte edhe ajoo e shtepive me goldçiz nese e ke parasysh per cfare flas.
Ruset jane lojtare te forte ne angli dhe pikerisht ata kerkojne keta se shqiptaret i mbledhin brenda nje nate.
 
13 viza Angleze ne ajer dhe nje e folur me nje polic imagjinar, nuk Do te thote asgje ... perkundrazi, Je out of touch . Fenomeni QE P.O. ndodh ne London k’to kohet e fundit , ka te beje me funksionim negativ te qeverise aktuale ... ku I ka lene pas dore popullin e thjeshte ( sic kam prekur edhe me lart ) .

As une nuk kam pare Shqiptare apo rraca te tjera duke shitur ne rruge. lool


Si ky shimpazeja edhe ti , P.O. i bieni kapakut pa lidhje ... ( viktimat e shumta ne k’te rast sic thashe jane mosha adoleshente qe I kane qeveria pas dore... jua ka veshtiresuar jeten , mundesine per tu edukuar per te marre nje rruge pozitive ne te ardhmen )
 
Te pakten jam e lidhur me realitetin .... e jo me imagjinaten. lool

Rracizem eshte edhe kur del nje shimpaze dhe flet qysh ja don qejfi , kryesisht ndaj nje rrace te bardhe ne fjale. lool
 
Une nuk jetoj ne Londer, me ato informacione qe kam, e di mjaft mire se e ashtequajtur mafia shqiptare nuk eshte as sa nje e njeqinta e asaj ruse, ukrahinase apo xhamajkjane.

Darius
 
Shqiptaret jane kryesoret tashme, dhe me te dhunshmit, provuan polaket dhe sllovaket ti kercenojne por moren arratine pasi shqiptaret rrijne ne grup dhe zor ti çash.
Shqiptaret tashme nuk kontrollojne drogerat e lehta por edhe te rendat, biles tani jane edhe furnitoret kryesore pasi kapen rruget e vetme te furnizimit spanje/hollande.
Dikush mund ta quaje mburrje por tashme kane kapur rreth 45 perqind te tregut.
 
Mistik, mos eshte pak lajm i pergjithesuar? Me fal qe te shqetesoj, nuk dua te behem peshe me teper tek 45%.
 
Ti qenke fare lool


Akoma nuk e kupton qe droga e bandat e ashtequajtura/akuzuara ne fjale, pothuajse nuk luajne rol fare ne k’te mes... e as Rusi e as Shqiptari. Eshte thjeshte nje brez I ri ..I lene pas dore nga qeveria/shteti , e si pasoje I jane kthyer rruges se krimit.


Boll shkruajte brockulla , pa lidhje... sic thashe je komplet jashte thelbit dhe realitetit.
 
Redaktimi i fundit:
Zana, po flasim per t'u kuptuar jo per te ofenduar! Te lutem, eshte e disata here qe jep mendime te paargumentuara dhe qe fyejne. S'po diskutojme si injorante gjithmone.

TE LUTEM FORMATOHU.
 
Boll shkruajte brockulla edhe ti...packa qe ke dalur jashte teme ne te dyja postimet e tua.

Injoranca eshte e qarte .
 
Keq qenka situata andej nga Londra !
Ma futet firiken se e kisha nje mendje per nje vizit andej nga ajo ura e bukur e Londres .
 
Gjendja e perditshme eshte normale... ama nr i rritur ne fjale ne nje kohe kaq te shkurter, eshte shqetesues.

Kshuqe eshte ok .. 24/7 London is alive .
 
Back
Top