Rritet çmimi i konvikteve në Qytetin Studenti, 350 mijë lekë dhoma për një student

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Investimet në godina, të pamjaftueshme për akomodimin normal të studentëve Rritet çmimi i konvikteve në Qytetin Studenti, 350 mijë lekë dhoma për një student
Sonila اopani
Studentët që banojnë në dhomat e godinave të Qytetit Studenti përballen me vështirësi të shumta. Dhomat e vogla, shtretërit e parehatshëm, komodina e dollapë të vegjël e të pamjaftueshëm, mungesë lavamanësh, banja të përbashkëta, dushe të prishura...Kjo është një sitat e përgjithshme në godinat e qytetit të studentëve por sigurisht që është akoma më e vështirë që të jetosh në këto kushte.
Gjatë viteve të fundit janë bërë disa ndryshime si dhe rregullime në këto godina por gjë e cila nuk ka mjaftuar për ti ofruar studentëve kushtet e përshtatshme për të jetuar. Një gjë të tillë na e pohoi edhe vetë drejtori, Bujar Brovina i cili u shpreh se: “Këtu është bërë punë por, unë jam i vetëdijshëm që ka ende edhe shumë-shumë punë për t’u bërë”. Deri më tani dhomat kanë qenë me katër persona brenda megjithëse drejtori na pohoi se këtë vit do të bëhen në treshe një pjesë e mirë prej tyre. Problemi qëndron që hapësirat e dhomave janë shumë të vogla për të jetuar tre apo katër persona pasi ato janë bërë për dy persona, ndaj studentët duhet të sakrifikojnë deri në ndarjen e hapësirave.
Rritet çmimi i një dhome me 5 mijë lekë të reja
Për këtë vit është rritur me 5 mijë lekë të reja çmimi i një dhome që duhet të paguajnë studentët në Qytetin Studenti. اmimi i një dhome ka vajtur në 35 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që ishte një vit më parë. Në fakt duket sikur çmimi i një dhome në ato godina po rritet për çdo vit me 5 mijë lekë të reja. Kjo pasi edhe një vit më parë u bë e njëjta rritje me 5 mijë lekë të reja. Kjo nuk është e vetmja tarifë që paguan studenti për të marrë një dhomë në këtë qytezë. Edhe dokumentet që duhet të paraqesë për regjistrim çdo studentë kushtojnë para. Duhet një vërtetim nga fakulteti që kushton nga 100-200 lekë të reja, një certifikatë me fotografi që kushton 50 lekë të reja, raport mjekësor që kushton 500 lekë të reja etj. Ndaj studentët janë të detyruar që për çdo vit të paguajnë më shumë para për një dhomë ndërkohë që gjenden në të njëjtat kushte pasi vetëm pak godina kanë pasur fatin të rikonstrutohen deri më tani.
Banjo e lavamanë kolektiv
Ka shuam nga kushtet minimale në ato ambiente që nuk janë plotësuar, këtu mund të përmendim banjot kolektive ku tre apo katër dhoma përdorin të njëjtën banjo apo në disa godina banjot janë të hapura për të gjithë ku një kat i tërë vete tek të njëjtat banjo. Ndërkohë që akoma më keq është në ato godina ku edhe lavamanët janë kolektiv dhe janë në të njëjtat ambiente me banjot. Aty vajzat duhet të lajnë duart e fytyrën por edhe enët. Madje për shkak të këtyre kushteve ka ndodhur shpesh që studentet të kenë marrë edhe infeksione. Para disa kohësh ishin rreth 60 studente që përfunduan në spital me infeksionin e salmonelas enteritis dhe ju nënshtruan kurave.
Studentët lahen me kova dhe legenë
E konsiderojnë si "privilegj" nëse arrijnë të bëjnë dush. Dëshira e studentëve është e përditshme, mundësia e përjavshme. Zgjidhja? Në Qytetin Studenti, ende përdoren kovat e legenët për t'u larë. Ndërkohë që premtimet elektorale të vitit 2005 kanë qenë për dush e internet në çdo dhomë, tashmë, në prill 2008, studentët po përballen me ndryshk e myshk.
Studentët konviktorë zgjohen në orën 06.30 të mëngjesit, për të zënë radhën te dushet.
Ora 7 e mëngjesit, në çdo godinë të Qytetit Studenti është kthyer në një sirenë alarmi. Ky është orari, kur studentët mund të bëjnë një dush. Për ata që jetojnë në shtëpi me familjen, larja nuk përbën problem, por për studentët konviktorë, të bësh një banjë do të thotë një "luftë" e vërtetë. Derisa të zësh një dush, duhet të kalosh radhën e gjatë të gocave, apo djemve që duan të lahen. E më qesharakja është se, kur të vjen radha, ka rrezik që uji të jetë i ftohtë. E atëherë rotacioni rikthehet: duhet të presësh orarin e drekës, orën 12, kur vjen turni i dytë i dushisteve, që të mund të gjesh ujë të ngrohtë. Dushet nuk mjaftojnë për morinë e studentëve. Numërohen mbi 200 studentë në çdo godinë. Detyrohesh që në këto kushte, e vetmja zgjidhje për të ruajtur pastërtinë është përdorimi i mjeteve origjinale: një kovë alumini, ku mund të ngrohësh ujin, një sapllakë dhe një legen. Ka kaq vite që, për shtimin e dusheve në godinat e studentëve nuk janë marrë masat e duhura. Në tre vitet e fundit janë shtuar, minimumi 8 dushe të reja, krahas të vjetërve që ekzistonin më parë. Por, përballë këtij numri të paktët të dusheve qëndrojnë mbi 200 studentë. Nga ana tjetër, edhe dushet e reja që u hapën janë prishur sërish. Askush nuk e merr përgjegjësinë që t'i rregullojë.
Studentët po i drejtohen shtëpive me qira
Për shkak të kushteve të papërshtatshme në Qytetin Studenti shumë prej studentëve kanë zgjedhur t’ju drejtohen shtëpive me qira. Gjatë viteve të fundit kanë qenë të shumtë këta studentë që janë detyruar të braktisin godinat. Marjeta Tuci, e cila ka jetuar në godinën 25 në qytetin e studentëve, tregon: “Banova për gati 2 vjet në godinën 16-të të Qytetit Studenti dhe më pas u detyrova të largohem që aty; ishte e pamundur të jetoja në ato kushte aq të papërshtatshme. Ishte një tmerr i vërtetë momenti kur futesha në atë dhomë aq të vogël, që nuk të ofronte as kushtet më minimale për të jetuar. Tani ka më shumë se një vit që kam marrë shtëpi më qira bashkë me disa shoqe të miat, të cilat kanë qenë banore të Qytetit Studenti dhe ashtu si unë kanë zgjedhur të largohen për shkak të kushteve të këqija”. Kështu deklarojnë jo pak studentë që janë larguar nga ato ambiente. Ata janë të gatshëm të shpenzojnë më tepër dhe të mos pranojnë kushtet e vështira.




Flet drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina

Brovina: Jam i vetëdijshëm, se ka ende shumë punë për t’u bërë

Si janë tarifat e regjistrimeve këtë vit, për një dhomë në Qytetin Studenti?
Ka rritje të tarifave dhe arsyeja është që ne po ecim përpara në Qytet Studenti dhe është bërë një projekt që çdo dhomë do të jetë me tre studentë. Sipërfaqja po rritet kështu që tarifa ka shkuar 35 mijë lekë të reja. Nuk është ndonjë tarifë kushedi çfarë, sepse i bie që çdo student të paguajë vetëm 100 lekë në natë. Energji elektrike harxhojnë shumë studentët, pjesa e shërbimeve këtu është 24 orë, dhe dashje pa dashje rritet. Nuk jemi për rritjen e tarifave, por e shikojmë që kemi shumë shërbime ndaj studentëve. Ndoshta çmimi aktual nuk i takon kaq, i takon më shumë, por kemi një nivel më të ulët meqenëse jemi shtetëror. Gjithsesi mund të them se ne kaq mund të bëjmë për gjithçka pasi kaq i kemi mundësit megjithëse unë jam i vetëdijshëm që ka ende shumë punë për tu bërë.
Cilat janë ndryshimet e tjera që janë bërë për këtë vit?
Ne kemi një faqe interneti, ku çdo student mund të klikojë në atë faqe dhe të mësojë kushtet e reja dhe kriteret. për sa i përket regjistrimeve, përpara se të mbyllej shkolla, për studentët ekzistues janë përcaktuar dhomat, pasi ata janë pyetur se si kishin dëshirë të rrinin. ثshtë bërë vendosja nga kujdestarja për studentët, natyrisht me dëshirën e tyre se si do të rrinin nëpër dhoma. Ka pasur raste kur studentë të vitit të dytë kanë dëshirë që të rrinë 4 veta në një dhomë. Në këto raste kemi marrë një deklaratë që ne kushtet na ofrohen me 3, por i kërkojmë me katër. Kjo kërkesë përbën vetëm 2 % të studentëve, veçanërisht tek vajzat të cilat kërkojnë të rrinë 4 veta.
Nga ana materiale çfarë ka ndryshuar nëpër godina?
Janë lyer përsëri të gjitha dhomat, është bërë godina 20-21, rikonstruksion i plotë, me vlerën 200 mijë euro. ثshtë bërë godina 28-29 me dushe të reja, nga godinë për djem e bëmë një godinë për vajza dhe aty kishte nevojë për dushe. Kemi hapur rreth 13 mijë metër katror gjelbërim. Këtu funksionon policia, ambulanca, jemi në përfundim të projektit, ku pretendojmë që deri në fund të tetorit do të hapim internetin në çdo dhomë.
Vënia e internetit nëpër dhoma ka qenë një premtim i vitit të kaluar…
Ishte një premtim i vitit të kaluar, por me ato oferta që kemi pasur nga firmat, ne nuk mund të pranonim që të paguante 15 mijë lekë çdo student. Ka qenë një ide, por me një ofertë shumë të madhe nga firma. Ne nuk e kemi pranuar. Këtë vit do të realizohet dhe kemi blerë një ofertë më të ulët.
Sa do të paguajnë studentët për internetin?
Nuk e di, nuk e kemi përcaktuar ende, por do të jetë një çmim simbolik.
Sa studentë do të prisni këtë vit?
Unë nuk e di por 4 mijë apo 5 mijë. Mendoj se këtë vit nuk do të lejoj studentët që me kartën e Bolonjës nuk i marrin pikët e mundshme. Kështu do të pres nga dekanati, të na vijë konfirmimi se sa studentë kanë mbyllur vitin akademik. Nuk e di se sa studentë do të marrin të drejtën e studimit. Por gjithsesi ne jemi të gatshëm që të presim 1800 studentë të rinj, që do të jenë gati për bujtinë.
Në bazë të regjistrimeve është rritur kërkesa për të qëndruar në Qytet Studenti apo është ulur në krahasim me vitet e mëparshme?
Unë mund të them se është rritur kërkesa për në Qytet Studenti. Nuk duhet të harrojmë se këtu kemi edhe studentë nga fakultete të tjera. Janë studentë të mjekësisë, nga Kamza ka edhe studentë të shkollave private. Duke pasur mundësinë unë i jap pozicion primar studentëve që janë në universitete shtetërore dhe pastaj, nëse ka vende pranojmë edhe jashtë. Unë kërkesa kam shumë.
Me sa kam vënë re, studentët, të paktën 3 apo 4 vitet e fundit i janë drejtuar shtëpive me qira. Ju çfarë mund të na thoni për këtë?
ثshtë rritur kapaciteti i numrit të studentëve që vazhdojnë studimet duke krahasuar me kapacitetin që kemi ne. Atëherë studenti është larguar. Unë nuk mund të them dot se studentët që shkojnë në privat kanë kushte më të mira.
Gjatë një viti akademik sa studentë janë drejtuar në Drejtori, në zyrën tuaj apo qoftë edhe në zyrat e kujdestareve që kanë pasur ankesa për kushtet apo për diçka tjetër brenda godinave ?
Ndoshta këtë informacion unë nuk e marr direkt, pasi kjo i takon kujdestares dhe ajo i bën, por këtë informacion unë e marr nëpërmjet numrit të telefonit tim personal që është afishuar në të gjitha godinat. Më vijnë informacione deri tek mikmarrja, apo edhe mospërgjigjen me korrektësi të një studenti. Unë telefonin e kam pa limit dhe në momentin që më telefonon një student dhe më thotë, “jam student” unë ia mbyll dhe e marr vetë dhe e pyes “çfarë shqetësimi ke”. Kjo nëse ndodh diçka, por nuk ka pasur ankesa.
 
sweetzzinna

Per te qene edhe eshte edhe nuk eshte shume. Por per rrogat qe kane shqiptaret eshte shume !

Pastaj studentet ti lejne klubet qefet edhe te paguajne dhomen. Ne kohen time nuk e dinim cdo te thote night clab!
 
Po si shume jane ngritur cmimi por perderisa ska dhoma bosh edhe tjeret kerkojen dy metra afer shkolles se pertojne do te thote qe sduan tja dine per leket thjesht sa te hapin deren e shtepise te futen direkt ne shkolle se mos lodhen ...
 
Une me sa kam kuptuar Tirana eshte e mbushur me shtepi qe jepen per qira, se di nqs nuk do ishte me ne avantazh qe 2 studenta psh te marin nje shtepi me qira me 2 dhoma, secili me dhomen e tij...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top