Rritet çmimi i cigareve në vend-në vitin 2018 do të ketë rritje akcize

Guest2

Antarë i Respektuar
198891-JvTPhQSqRC.jpg

Referuar faqes zyrtare të Tatimeve vihet re se me datë 25.8. 2017 është bërë njoftimi për rritjen e çmimit të këtyre produkteve. Ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje tjetër të çmimit të cigareve, si efekt i rritjes së nivelit të akcizës me 5 lek për paketë.

Distributorët e kompanive të rëndësishme të importit dhe tregtimit të cigareve shpjeguan për TV SCAN, se nga 1 janari i vitit 2018, kohë kur pritet të rritet akciza, do të reflektohet menjëherë në çmimin përfundimtar të cigareve, çka do të thotë se konsumatori do ta blejë më shtrenjtë duhanin.

Sipas tyre, rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH, duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.

Ndërkohë abuzimi me rritjen e çmimit në treg vazhdon dhe të humbur gjithmonë janë konsumatorët e këtij produkti. Kjo është njëra anë, pasi një tjetër “abuzim”, apo jo standard i vendeve të BE, është se mungesa e çmimit të paketave të duhanit në pullën fiskale të saj. Kjo lë hapësirë për abuzim të hapur me çmimin në treg si nga importuesit, ashtu edhe shitësit e tregut me pakicë.
Shqiptarja.com
 
10 leke te vjetra?

Ajt se sja bejne keq.
Ta shtrejtojne qe mos munden ta blejne e ta lene duhanin.
 
Do pine hashash tani njerezit... lol
 
Redaktimi i fundit:
Personalisht me duket vendim i drejte....cdo gje qe demton shendetin duhet te jete sa me e paarritshme nga konsumatori.
 
Personalisht me duket vendim i drejte....cdo gje qe demton shendetin duhet te jete sa me e paarritshme nga konsumatori.

Nuk po e bejne per k'te arsye ... se te ishte kshu, e ndalojne fare ne qarkullim... nuk rrjepin njerezit nga xhepat.

C'do gje qe demton shendetin, Shteti duhet te mbaje pergjegjesi nese e lejon ne treg... por ja qe realiteti eshte i hidhur.

Do bejne/vjelin leke edhe nga addictions...merre me mend , se ku ka vajtur uria per leke e gjak.
 
10 leke te vjetra?

Ajt se sja bejne keq.
Ta shtrejtojne qe mos munden ta blejne e ta lene duhanin.

Te reja moj
Dmth sipas artikullit 100 te vjetra
Pra nga 250 te reja shko 260 te reja ( paketa qe ble une)
 
Sa qejf ca e ca do pine me llulle tani... lol apo jo Moni? :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top