Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja e njohur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja e njohur

image.png


Një “blogere” dhe gazetare shumë e njohur në Maltë, e cila kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion, humbi jetën si pasojë e një bombe të vendosur në makinën e saj. Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, u vra kur makina të cilën po drejtonte shpërtheu pak çaste pasi ajo u largua nga shtëpia e saj në afërsi të qytetit Mosta.

Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë. Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë. Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”. Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.

Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar.


(gazeta-Shqip.com)
 
Une urdheroj qe meqe kryeministri i Maltes eshte i dyshuari kryesor te japi doreheqjen per ceshtje integriteti e civilizimi...po urgjent ama se ndryshe nuk ia quajme ne ketej
 
Një letër mafies shtetërore nga djali i gazetares së vrarë

Kjo letër e rëndë dhe akuzuese është shkruar nga Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares dhe blogeres malteze, Daphne Caruana Galizia, e cila u vra të hënën pasdite, për shkak të detyrës. Galizia, i cili është gjithashtu një gazetar investigativ, ishte i pari që pa makinën teksa shpërthente, ndërsa nëna e tij ndodhej brenda. Sot, për herë të parë, ai ka shkruar këtë letër të gjatë, ku akuzon drejtuesit e shtetit dhe ku e quan Maltën, ishullin e mafies.

“Nëna ime u vra për shkak se qëndroi midis sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelin atë, pra ashtu siç bëjnë shumë gazetarë të zotë. Por ajo ishte gjithashtu në shënjestër, sepse ishte i vetmi person, që punonte në këtë mënyrë. Kjo është ajo çfarë ndodh, kur institucionet e shtetit janë të paafta dhe personi i fundit që shpëton, është shpesh gazetari. Kjo bëri që nëna ime, të ishte personi i parë që mbeti i vrarë.

Nuk do ta harroj kurrë vrapin që kam bërë drejt atij ferri në fushë, duke gjetur mënyrën për të hapur atë derë, ndërkohë që boria e makinës ende binte. I ulërija dy policëve, të cilët u shfaqën duke mbajtur në dorë një nga ato bombolat, që shuajnë zjarrin. Më vështruan dhe njëri prej tyre më tha: “Na vjen keq, tashmë nuk mund të bëjmë asgjë”.

Ula kokën dhe pashë pjesët e trupit të nënës sime, përreth meje. Kuptova se kishin të drejtë, se nuk kishte më shpresë. Ata më pyetën: “Kush ndodhet në makinë?”. “Nëna ime”, iu përgjigja, “dhe ajo vdiq, për shkak të paaftësisë suaj.”

Po, ishte paaftësia dhe neglizhenca e tyre, që dështuan dhe nuk parandaluan këtë që ndodhi.

Më vjen keq që po e tregoj me kaq hollësi ngjarjen, por lufta këtë fytyrë ka. Dhe ju të gjithë duhet ta shihni. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, nuk ishte vrasje tragjike. Tragjike është kur të shtyp autobusi. Kur ka gjak dhe shkëmbim zjarri rreth teje, atëherë është luftë. Ne jemi një popull në luftë, kundër shtetit dhe krimit të organizuar, të cilat janë bërë të padallueshme.

Disa orë më pas, ndërsa kryeministri palaço bënte thirrje nga parlamenti për të gjetur autorët e vrasjes së gazetares, për të cilën kishte harxhuar një dekadë duke e sulmuar që ta shkatërronte, një nga oficerët e policisë, Ramon Mifsud, i cili duhet të hetohet për vrasjen e saj, poston në Facebook këtë mesazh: “Gjithkush merr atë që meriton, plehun e lopës! Ndjehem i lumtur :)”.

Po, ky është vendi ku jetojmë, një shtet mafioz, ku tashmë mund të ndryshosh gjininë, në kartën tënde të identitetit, falë Zotit, por gjithashtu vendi ku të bëjnë copash duke të të hedhur në erë, vetëm pse ke ushtruar lirinë tënde themelore. Njerëzit që supozohet të të mbrojnë, në këtë vend festojnë vdekjen tënde. Si kemi ardhur deri këtu xhanëm?

matt_caruana_galizia.jpg


b;tiranaobserve
 
Eh...perendimi, i demokracise dhe drejtesise...
E lexova qe dje këtë lajm, e me erdhi keq për gazetaren.
 
Back
Top