Rrëzohet miti; Shqiptarët nuk janë aq të gjindshëm dhe bujarë sa mendonit!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rrëzohet miti; Shqiptarët nuk janë aq të gjindshëm dhe bujarë sa mendonit!

mik-1.jpg


Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje. Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve 90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj njëri-tjetrit, më pak të prirur për të bërë bamirësi dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje.

Një sondazh i zhvilluar nga Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë të publikuar nga OKB, që maste edhe treguesin e bujarisë, gjeti se Shqipëria renditet në vendin e 91 në botë, duke hyrë në listën e shteteve më pak bujare. Të anketuarve iu bë pyetja “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Për Shqipërinë, përgjigja e atyre që thonë jo, është më e lartë se e atyre që thonë po.

Shqipëria rezulton një nga vendet më pak bujare në Ballkan. Karakteristikën e bujarisë e ka ruajtur më së miri Kosova, e cila rezulton e para në rajon dhe e 26-a në botë. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina (49), Maqedonia (79). Më “cingunë” sesa ne janë serbët (104) dhe malazezët (116).

Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale, në vendin e 138 (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”. Në të njëjtin tregues, Kosova është në vendin e 88, ndërsa mbështetje më të madhe sociale e kanë serbët (59), malazezët (76), maqedonasit (85) dhe më pak boshnjakët (118). Edhe italianët, që renditen më keq se ne në indeksin e bamirësisë, kur vjen fjala për të ndihmuar njëri-tjetrin janë më të gatshëm (vendi i 27).

Shqipëria ishte e fundit në Europë në indeksin e lumturisë, në vendin e 112 në botë, nga 157 shtete. Krahas të ardhurave të ulëta për frymë dhe perceptimit të lartë për nivelin e korrupsionit në vend, faktorë të tjerë që i bënin shqiptarët të palumtur lidheshin me mungesën e mbështetjes tek njëri-tjetri. Krejt ndryshe është Kosova, që ndonëse renditet më keq në të ardhurat për frymë sesa Shqipëria, solidariteti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe fakti që e dinë se në rast se kanë një hall kanë një krah ku të mbështeten, i bën ata të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.

Në botë, shtetet, qytetarët e të cilëve janë më të gatshëm të bëjnë bamirësi, janë Myanmar, Indonezia, Haiti, Siria.

Në Europë kryesojnë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka. Të fundit në botë për bujarinë janë Kina, Maroku, Lituania.
Shtetet me mbështetjen më të madhe ndaj njëri-tjetrit në rast nevoje ne botë janë Islanda, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka.

(gazeta-Shqip.com)/Monitor
 
Une dhuroj kripen. Ti Passion zemren.
Buken pa le ta sjellin.
Kjo eshte bamiresia jone.

Mos kripën se e bën të shuhet me veten. :)

Ekzakt si një një pjesë toke ku një lumë i kalon anash,e buzëqesh duke i parë të çarat e saj nga etja.

Ironi fati quhet kjo o Nickkkk?? :)

Plot bujari ,e me etje të pa përshkrueshme të drejtohet Passion. :D
 
Mos kripën se e bën të shuhet me veten. :)

Ekzakt si një një pjesë toke ku një lumë i kalon anash,e buzëqesh duke i parë të çarat e saj nga etja.

Ironi fati quhet kjo o Nickkkk?? :)

Plot bujari ,e me etje të pa përshkrueshme të drejtohet Passion. :D

Do doja te shkruaja si dikur.
Por si dikur sjam me une.
Do doja te kisha etje per pak shkrime.
Por gryka nga ku po pi tani qenka me e mire se cdo vere 100 vjecare.

اe thu ti Peshen dolem prap nga tema ne :P
 
S'funksionon ajo tezë e hedhur nga ti. :)

S'je aspak bujare (me mua :( )e hyn e prish temën ketu. :D

S'jam si dikur ? :( :(
 
S'funksionon ajo tezë e hedhur nga ti. :)

S'je aspak bujare (me mua :( )e hyn e prish temën ketu. :D

S'jam si dikur ? :( :(
Kushedi. Mbase mbase nje dite ne nje tjeter jete sdo ndjej keqardhje ndersa lexoj shkrimet e mia, atehere do rishkruaj prap.
 
Kushedi. Mbase mbase nje dite ne nje tjeter jete sdo ndjej keqardhje ndersa lexoj shkrimet e mia, atehere do rishkruaj prap.

Gabon në matjen e kohës. :)

Në promovimin e tij do jem e unë,shpresoj e Kitrra.

اamarrokja :) duke marr përgëzime e komplimenta .

Kush tha se s'janë bujarë ?
 
jan dy plane te ndryshme bujaria e shwiptarit me ate te pyetesorit!!
1.. si mund te fal nne pensionist kur si del per vete ai pension... kur nese i ik ne shtepi atij pensionisti te jep te hash me mire nga cdo hante ai vete..
2.. nuk ka ne alb (me cdi une) shoqata ku nje alb mund te besoje qe cdhurojne ik ne destinacion ... pra ceshtje besimi...
3.. vendet e tjera shume dhurata i bejn jo vetem ngaqe kan me shume mundesi por edhe per "obligim" nga besimi..

ps.. a jan alb ato femije apo vellezer motra qe punojn jashte e falin japin.. ndihmojne familjaret ne alb?!!
mendoj qe shqiperise nuk i mungon bujaria dhe as mikpritja ajo qe na mungon ne eshte besimi ne institucionet e skemi faj ketu...
 
Redaktimi i fundit:
Miti nuk ka fare lidhje me vjeljen e parave , qe kane bere studimet k'to .... Shqiptaret e kane doren & zemren te madhe dhe te lire ne pergjithesi.

OKB- ja , hajdute .
 
Mitin kush e krijojë?
 
Brockulla, nuk ka si ne per mikpritje..:)

Nuk mund te marrim baze disa organizma qe e kane humbur sensibile e humanizmit. Sa per mikpritje shko ne cdo cep te shqiperise dhe gjen respekt kudo pavarsisht varferise...
 
Miti ishte per mikpritjen jo per dhenien e sadakase/lemoshes. Ketu pyetesori ka patur qellim lemoshen. Gjthss kto pyetesoret me 100 veta qe marrin pjese nuk tregojne ndonje gje kushedi. Nga ana tjeter qe sjane te lumtur e besoj. Atje sec te kap nje negativitet o Zot. ke frike te thuash jam sh mir. te gjithe ankohen ankohen ankohen sidomos per ekonomine ama vallai slejne vere pa be pushime. slejne kolltuqe e televizora sa muri pa blere. Nga ana tjeter ka dhe njerez te varfer shume ama te varferit jame dhe me bujaret edhe nuk para ankohen.
 
Ndonjehere ca njerez , vertet te lene pa fjale ...... nga gomarlleqet qe shkruajne, aq me teper kur pretendojne qe edhe vete vijne nga vatra te tilla , po ne fakt te japin pershtypjen qe nuk kane shkelur kembe pertej deres/oborrit te tyre . :okidoki:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top