Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Presidenti polak, Lech Kaczynski ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit Tupolev 154, mëngjesin e sotëm ne Rusi. Tragjedia ajrore ndodhi ndërkohë që avioni uljen në qytetin Smolensk të Rusisë.

Bashkë me të gjetën vdekjen 132 persona që udhëtonin në bordin e avionit, bashkeshortja e tij, dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte; zëvendësministri i Jashtëm polak, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe guvernatori i bankës qendrore.

Mediat raportojne se ne avion ka qene edhe vellai binjak i presidentit polak qe ka qene ish kryeminister, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht.

Autoritetet ruse kanë bërë me dije zyrtarisht se nga tragjedia nuk ka të mbijetuar dhe dyshohet se avioni gjatë uljes të jetë përplasur me ndonjë pemë, pasi ka qenë shumë mjegull.

Guvernatori i Smolenskut, Sergei Antufiev, tha se aeroplani "u rrëzua mbi pemë dhe u nda në copa". Burimet zyrtare thonë se mjegulla e dendur mund të jetë një nga shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Antufiev ishte i pari që deklaroi zyrtarisht se "nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti". Presidenti polak, Kazçinski, po udhëtonte për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të të vrarëve gjatë Luftë së Dytë Botërore në Katin.

Fillimisht mediat ruse dhe agjencia "Itar Tass", duke iu referuar zyrtarëve të emergjencave raportojnë se 87 persona kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Mësohet se presidenti polak po udhëtonte për të shkuar më pas në Katyan për t'i bërë homazh 22 mijë viktimave të masakrës së urdhëruar nga Stalini.


Shekulli
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

po me vika shum gjynaf per kto 132 persona :(
spo iknin me bo party drreqi ta haj
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

ngushellime familjeve te viktimave.....gjynah
 
Aksidenti, Medvedev: Komision hetimor për ngjarjen

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, ku mbetën të vdekur presidenti polak Kazinksi, vellai i tij binjak, zonja e pare e vendit, guvernatori dhe zyrtare te tjere.

Medvedev ka caktuar në krye te komisionit vetë kryeministrin Vladimir Putin, ndërsa në vendngjarje ka dërguar ministrin rus të Mbrojtjes Civile.

Lajmin e bën të ditur agjencia Itar-Tass, duke theksuar se hyrja në zonën e aksidentit është shumë e vështirë.

Avioni i presidentit polak duhet të ulej në aeroportin e Smolenskit për të shkuar më pas në Katyn, ku do t'i bëheshin homazhe 22 mijë viktimave të masakrës me autor Stalinin.

Në bordin e avionit ndodheshin edhe të afërm të zyrtarëve të masakruar në tragjedinë e 1940.

TCH

---------- Post added at 11:04 ---------- Previous post was at 11:04 ----------

Polonia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme presidenciale pas tragjedise ajrore në Smolensk.

Kështu ka thënë një zëdhënës i qeverisë, duke njoftuar se data e zgjedhjeve do të caktohet brenda dy javëve.

Këtë e konfirmojnë edhe konstitucionalistët, të cilët theksojnë se zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda dy muajve. Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar të mbaheshin në muajin tetor.


TCH
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Ndoshta atentat ! Ku i dihet .
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

U bene te shpeshta keto rrezimet e avioneve me presidente??!!
 
Vdekja e Kazinskit, Berisha mesazh homologut polak

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Polonisë, zotit Donald Tusk për humbjen tragjike të presidentit Leh Kazinski në aksidentin ajror të mëngjesit të sotëm.

"Lajmi i vdekjes së Presidentit Kazinski, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për çdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e Polonisë në botë.Me vdekjen e tij, Polonia humbi një nga personalitetet e saj më të shquara dhe të respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi një nga liderët më të rëndësishëm të vendeve anëtare", thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Në këtë ditë pikëllimi për popullin polak, kryeministri Berisha lutet që shpirtrat e viktimave të gjejnë paqen e merituar.


tch
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Mos ka qen dicka e qellimshme .............shume gjynah .
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Gjynaf... iken 132 veta pernjehereshe:(
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Sa gjyna :(...ngushllime per familajret e viktimave...
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Une po ashtu mendoj se e tera mund te kete qene nje atentat politik. I ndjeri, Ish-presindeti polak, meqe ishte pro ndertimit te mburojes kunder-raketore ne Poloni dhe Ceki acaroi shume ruset, saqe Rusia iu kercenua Polonise me nje lufte te hapur perpara se te fillonin ndertimet.
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Sapo degjova per tragjedin , gjeja e pare qe mendova ishte , te jete atentat valle!!!!!!
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

ngjushellime familjareve ..tmerr vertet:(:(
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

ngushellime familjeve

po shkonin per te perkujtuare te vrare nga stalini dhe vdiqen vete nga putin ,nuk po ju een polakeve fare hitleri,stalini dhe tani putin


si nuk bie ndonje avion me keta qeveritaret tane dhe ta benim dite feste si festa e clirimit

 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Vellai binjak i presidentit polak nuk ka qene ne avionin e rrezuar , madje ai identifikoi formalisht kufomen e persidentit , (te vellait) ,
dhe te zonjes se pare te Polonis.

Ca gjera me bejne pershtypje . Para pak kohesh Putin perkujtoi Stalinin , se di me çfare rasti , kurse kreret e politikes Polake ,
donin te shkonin ne Rusi per te perkujtuar viktimat polake te ekzekutuara nga Stalini ne vitet 40 te shekullit te kaluar ,
shto ketu dhe situaten realisht te tendosur Rusi -Poloni per shkak te aprovimit te kesaj te fundit te programit rripit mbrojtes te reketave nukleare ,
shto ketu dhe personalitetin per mua shume te dyshimt te Putint , dhe i bie qe teza e nje komploti te jete shume e priviligjuar ,
kuptohet sipas kendveshtrimit ti personal.
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Me sa kuptova jan 96 te vdekur.
Vllaj presidentit sishte ne avion!

---------- Post added at 18:29 ---------- Previous post was at 17:41 ----------

Shtatë ditë zie në Poloni. Priten zgjedhje të jashtëzakonshme


VARSHAVE -Pas tragjedisë me aeroplanin polak në afërsi të vendit Smolensk, Poloninë e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale. Presidenti i Parlamentit të Polonisë Bronislav Komorovski, që tash është ushtrues i detyrës së presidentit të vendit, duhet gjithashtu të emëroj edhe komandën e re të ushtrisë. Zgjedhjet duhet të mbahen në afatin prej 60 ditësh nga konvokimi.
Aksidenti
Përjashtohet pista e difektit teknik të avionit, si shkak për aksidentin e rëndë ku gjeti vdekjen presidenti polak Leh Kazinksi. Tashme pista e hetimeve fokusohet vetëm te gabimi njerezor, pra te piloti i avionit, që tashme eshte deklaruar se ka shmangur paralajmerimit për kushtet e këqija të motit.
"Shkak i rënies së aeroplanit polak në afërsi të Smolenskit në perëndim të Rusisë nuk është ndonjë problem teknik", kanë bërë të ditur ekspertët e Rusisë.

ceremonia

Trupi i presidentit polak, Lech Kaczynski është identifikuar nga vëllai binjak i presidentit.
Kryeministri Putin po i kryeson vetë hetimet për këtë tragjedi, ku humën jetën dhjetra oficerë të lartë dhe politikanë polakë.
Dhoma ruse e kontrollit tha se piloti kishte tentuar ta ulte avionin në aeroportin e qytetit Smolensk në kushtet e mjegullës së dendur, megjithëse ishte udhëzuar të mos e bënte këtë.
Avioni po udhëtonte prej Varshavës për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.
Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.
Kryeministri i vendit, Donald Tusk, njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.
Ai anuloi vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Të dielën do të mbahen dy minuta heshtje në të gjithë Poloninë.
Kjo shënën fillimin e shtatë ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë ajrore.
Lider antikomunist
Lech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.
Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.
Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.
Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.
Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.
Reagime
Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.
Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.
SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.
Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.
Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.
Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë.

Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski dhe dhjetra të tjerë humbën jetën në një aksident ajror në Rusi.
Zyrtarët polakë dhe ata rusë njoftuan se asnjë nuk kishte shpëtuar kur siç mendohet, avioni me të cilin udhëtonin u përplas në pemë kur po i afrohej gjatë një mjegulle të dendur, aeroportit Smolensk.
Në mesin e personave që humbën jetën janë shefi i ushtrisë polake, guvernatori i bankës qendrore, shume politikane dhe historianë të shquar.
Avioni po udhëtonte prej Varshavës për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike.

Katastrofë shtetërore

Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.
Kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.
Avioni i zotit Kaczynski ishte duke u perpjekur të ulej në aeroportin Smolensk, në kohë me mjegull kur u përplas në një pyll dhe mori flakë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme polake, konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar në mesin 88 personave në bord.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij 60 vjeçare Maria dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit.
Ata shkonin në Smolensk për të marrë pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku më shumë 20 mijë oficerë polakë u vranë nga policia sekrete sovjetike gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.
Lider antikomunist

Lech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.
Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.
Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.
Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.
Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.
Reagime

Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.
Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.
SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.
Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.
Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.
Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë.

SHEKULLI
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

me ka ardhur shum shum gjynah.//mendimi i pare qe cova ndermend per renien e ketij avioni ishte ai i nje komploti kunder
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Kreu i shtetit dhe delegacioni humbin jetën në aksident

presidenti-polak-v.gif
Historia e tmerrshme e Polonisë nuk është e huaj me tragjedinë, hidhërimin dhe shokun. Por, prej shumë dekadash nuk ka pësuar një traumë si vdekja e presidentit Lech Kczynski bashkë me shumë politikanë e zyrtarë të lartë polakë, në një aksident ajror më 10 prill. Si shpesh në raste të tilla, fillimisht mbizotëroi konfuzioni për numrin e viktimave të aksidentit ajror, deri në orët e vona të paradites, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake indirekt saktësoi shifrën: "Tragjedia kapërcen përmasat e gjithçkaje, me të cilën kemi pasur të bëjmë ndonjëherë. E papërfytyrueshme, nuk mundemi ta marrim me mend. Të 88 pasagjerët në bord të avionit kanë humbur jetën. Në librat e historisë polake, kjo tragjedi do të jetë një faqe e zezë. Një tragjedi e papërfytyrueshme.“ Rrëzimi i avionit të qeverisë polake është një plagë e thellë edhe për jetën politike të Polonisë. Në bord të avionit krahas presidentit Lech Kaczynski gjendeshin edhe personalitete të tjera drejtuese të vendit. Sipas njoftimeve në televizionin polak, guvernatori i Bankës Qendrore polake, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, shefi i autoritet polak për administrimin e dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit, politikanë, klerikë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.Aeroplani kishte në bord një delegacion që do të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore për vrasjen e ushtarëve 20 mijë polakë nga shërbimi i fshehtë sovjetik në Luftën e II-të Botërore. Sipas listës zyrtare të pasagjerëve, të publikuar prej qeverisë polake, në aksidentin e sotëm humbën jetën edhe shefi i shtabit të ushtrisë polake Franciszek Gagor, gjeneral-majori Bronislaw Kwiatowski, komandant i forcave operacionale, gjenerali Tadeusz Buk, komandant i forcave tokësore, Andrzej Blasik, komandant i forcave ajrore, Wojciech Potasinki, komandant i forcave speciale, dhe zëvendësadmirali i forcave detare Andrzej Karëeta. Në lidhje me masat për nxjerrjen e viktimave një zëdhënëse e Ministrisë ruse për Mbrojtjen nga Katastrofat tha: "Aktualisht janë të angazhuar mbi 80 vetë si dhe 18 njësi teknike. Tre avionë qëndrojnë në gatishmëri në Moskë për të dërguar forca të tjera shpëtimi. Me urdhër të presidentit së shpejti në vendin e fatkeqësisë do të vijë ministri për Mbrojtjen nga Katastrofat, Shoigu. Informacionet aktualizohen vazhdimisht dhe ju përcillen mediave." Presidenti rus Medvedev caktoi menjëherë një komision hetimor, i cili qëndron nën drejtimin e kryeministrit Putin. Konstantin Kosaccov, kryetari i komisionit të Dumës ruse për çështjet e jashtme, shprehu ngushëllimet e tij. Ai tha se fatkeqësia është një katastrofë e madhe për popullin polak dhe atë rus. Rusia ndien në këtë orë me Poloninë, tha ai. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle, u shprehën të tronditur thellë nga vdekja e presidentit polak Lech Kaczynski. Merkel deklaroi se ishte "e tronditur thellë". Westerwelle, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut tha se "kjo është një orë tragjike" për popullin fqinj polak. Me Kaczynski-n dhe viktima të tjera "të tragjedisë së tmerrshme" edhe Evropa humbet personalitete mbi të cilat mund të mbështetej "kur ishte e nevojshme" Edhe për Gjermaninë ky është një moment "për të ndalur një çast". Gjermanët janë pranë polakëve në këto momente të vështira, tha Westerwelle. Ai shtoi se e kishte njohur vetë Kaczynski si një bashkëbisedues shumë të zgjuar dhe energjik. Për këtë arsye vdekja e tij më prek nga afër personalisht, tha ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle. Bashkimi Evropian dërgoi një mesazh mbështetjeje për Poloninë për vdekjen e papritur të presidentit. "Dua t'ju përcjell mbështetjen tonë për popullin polak përballë kësaj tragjedie," tha Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban aktualisht kryesinë në Bashkimin Evropian. Ai tha se donte të përcillte "një sinjal solidariteti" në këtë kohë të rëndësishme për gjithë polakët dhe evropianët. Zëdhënësi i qeverisë polake Paëel Gras tha se pas vdekjes së Kaczynskit, president prej 2005-ës, vendi do të zhvillojë zgjedhje. "Në përputhje me kushtetutën do të na duhet të duhet të mbajmë zgjedhje të parakohshme presidenciale, tha Gras. "Tani, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Bronislaë Komorowski, është automatikisht presidenti në detyrë." Polonia do të mbajë një javë zi për fatkeqësinë që ndodhi sot në Rusi.

Bamir Topi, President i Shqipërisë
“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kacinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta! Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme.”

Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit
“Kjo është një ditë e vështirë për kombin polak, është një ditë shumë e trishtueshme për vendet tona. Nga ky aksident i tmerrshëm, të gjithë jemi të shokuar. Presidenti Kaczynsky ishte një njeri i guximit të madh, besimtar patriot, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë, antikomunist i paepur.
Sot polakët humbën një pjesë të rëndësishme të elitës së tyre politike dhe shqiptarët luten për shpirtrat e tyre.
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për popullin polak, në këto moment të vështira".

Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë
“Duke ndarë me ju dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe të kombit tuaj, vdekjen e Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë të vendit tuaj, ju shpreh Ju dhe Qeverisë suaj, familjarëve të të ndjerit President dhe të viktimave të tjera, ngushëllimet më të thella dhe ndjenjat e simpatisë dhe solidaritetit më të madh të miat dhe të Qeverisë Shqiptare. Ne lutemi bashkë me ju që shpirtrat e Pesidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, të gjejnë paqen e merituar”.

Edi Rama, Kryetar i PS-së
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Presidentit Polak Lech Kaczynski dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczynski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak”.

Jeta dhe karriera politike e liderit të Polonisë që humbi jetën në aksidentin ajror
Kush ishte Lech Kaczynksi, presidenti i diskutuar polak

Presidenti polak, Lech Kaczynski, i cili humbi jetën në një aksident në moshën 60-vjeçare ishte një figurë shumë e diskutueshme në skenën botërore. Por, qëndrimi i tij i majtë mbi shumë çështje u përball me pritje të ngrohtë nga polakët, veçanërisht votuesit ruralë dhe tradicionalë. Përgjatë gjithë karrierës së tij politike ai nuk kishte frikë të dilte kundër ndjenjave populiste. Në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Varshavës, ai ndaloi dy herë zhvillimin e një parade homoseksualësh dhe foli në mbështetje të rikthimit të dënimit kapital. Lech Kaczynski ka qënë në postin e presidentit që prej vitit 2005. Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit. Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj. Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohen edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolik si shumë njerëz në Poloni. Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezërit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë. Më vonë ata u bënë aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980. Lech Kaczynski, që ka lindur në 1949, shërbeu si këshilltar për komitetin e grevës në kantierin detar të Gdanskit (në gusht 1980) gjatë protestave të udhëhequra nga lëvizja Solidaritet. Vëllezërit Kaczynski e gjetën veten jashtë politikës kryesore në fillim të viteve 1990 pasi një ftohjeje me presidentin Lech Walesa. Marrëdhënia mes politikanëve që dikur ishin aleatë në luftën kundër komunizmit, u prish edhe më tej në vitet e fundit.Në vitin 2009, zoti ثalesa e paditi presidentin Kaczynski duke pretenduar se ai kishte spiunuar për policinë sekrete në vitet 1970. Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia kishte dy vëllezërit binjak në drejtimin e vendit, Lech ishte president, kurse Jaroslaë kryeministër. Por që prej vitit 2007, presidenti Kaczynski ka punuar me Donald Tusk të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale. Zoti Tusk erdhi në krye të qeverisë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 2007. Sipas kushtetutës polake, presidenti ka më pak pushtet se kryeministri, por ka një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme. Marrëdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit kanë qenë të vështira. Zoti Kaczynski ka qenë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk. Lech Kaczynski ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Lech Kaczynski

- Lech Kaczynski ishte në postin e presidentit që prej vitit 2005.

- Ai u bë i njohur në mbarë vendin që në moshën 12 vjeç. Bashkë me vëllain binjak Jaroslaw ai ishte yll i filmave kinematografikë me përralla për fëmijë.

- Vëllezërit lindën më 18 qershor 1949 në Varshavë. Gjatë Luftës II Botërore prindërit e tyre luftuan në kryengritjen e Varshavës kundër pushtimit gjerman.

- Besimtari katolik studioi drejtësi dhe hyri në politikë. Kur në fillim të viteve tetëdhjetë punëtorët polakë krijuan kundër vullnetit të pushtet-mbajtësve komunistë sindikatën Solidarnosc ai ishte në anën e opozitës dhe ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit sindikalist Lech Walesa.

- Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.

- Bashkë me vëllain e tij Jaroslawin ai krijoi Partinë nacional-konservatore për të Drejtë dhe Drejtësi (PiS). Ai u angazhua për një shtet të fortë dhe theksonte vlerat kombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2001 Lech Kaczynski ishte ministër i drejtësisë. Në 2005-ën u zgjodh kryetar shteti.

- Kulmi i fushatës ishte kërkesa e afro 50 miliardë dollarëve, që Kaczynski e bëri në vitin 2004 kur ishte ende kryetar i bashkisë së Varshavës për dëmet nga Lufta II Botërore dhe donte t'ua vinte në faturë gjermanëve.

Cinizmi i fatit
Cinizëm i fatit - 70 vjet më parë në Katyn u zhdukën mijëra intelektualë polakë. Për shumë polakë është një goditje cinike e fatit, që tragjedia ndodhi pikërisht rrugës për në Katyn, ku 70 vjet më parë oficerë polakë dhe intelektualë të tjerë u pushkatuan me urdhër të Stalinit. Sipas polakëve, kjo ishte atëherë një përpjekje për të eliminuar krerët e vendit dhe për t’i prerë kokën polakëve në përgjithësi.
Kaczynski donte të kujtonte në Katyn viktimat polake, por edhe sovjetike të regjimit stalinist. Ndryshe nga takimi i kryeministrit polak Donald Tusk me homologun rus Vladimit Putin, takimi nuk do të kishte karakter zyrtar, por do të ishte një ceremoni përkujtimore kryesisht polake. 100 të afërm të familjeve të viktimave ishin nisur me tren; ata reaguan të tronditur nga lajmi dhe organizuan një meshë në Smolensk.
Guvernatori i rajonit Smolensk kishte informuar që në mëngjes se nuk kishte të mbijetuar nga rrëzimi i avionit. Rrëzimi ndodhi sipas tij në 10:50 sipas orës lokale. Gjatë zbritjes në aeroportin e Smolenskut, avioni i tipit Tupolev u rrëzua në një pjesë pylli dhe mori zjarr. Presidenti rus Medvedev urdhëroi ngritjen e një komisioni për hetimin e ngjarjes.
TO
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

Eshte mese e qarte qe eshte komplot i rusise.

Vellai binjak i presidentit polak nuk ka qene ne avionin e rrezuar , madje ai identifikoi formalisht kufomen e persidentit , (te vellait) ,
dhe te zonjes se pare te Polonis.

Ca gjera me bejne pershtypje . Para pak kohesh Putin perkujtoi Stalinin , se di me çfare rasti , kurse kreret e politikes Polake ,
donin te shkonin ne Rusi per te perkujtuar viktimat polake te ekzekutuara nga Stalini ne vitet 40 te shekullit te kaluar ,
shto ketu dhe situaten realisht te tendosur Rusi -Poloni per shkak te aprovimit te kesaj te fundit te programit rripit mbrojtes te reketave nukleare ,
shto ketu dhe personalitetin per mua shume te dyshimt te Putint , dhe i bie qe teza e nje komploti te jete shume e priviligjuar ,
kuptohet sipas kendveshtrimit ti personal.
 
Titulli: Rrëzohet avioni me 132 persona në bord. Vdes presidenti i Polonisë

vertet tragjike
 
Back
Top