Rrezet e diellit & drita e hënës: Shenjat Kur'anore dhe Shkenca

Rrezet e diellit & drita e hënës: Shenjat Kur'anore dhe Shkenca


Nocioni i mrekullive shkencore në Kuran zbulon fakte të cilat janë vërtetuar nga shkenca, e të cilat nuk mund të ketë qenë të njohura në kohën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).



Kjo temë ka qenë nën debate për qindra vjet. Shkenca është gjuhë universale që kuptohet nga të gjithë njerëzit, dhe prandaj është i rëndësishëm adresimit i ideve drejt mrekullive shkencore.



Cilado tendencë për ta nënvlerësuar Islamin hidhet poshtë nga shkenca dhe ato gjoja se konstatime, shkenca i provon si të pavërteta.



Kur'ani nuk ka nevojë për shkencën për të provuar vërtetësinë e Tij. Ai nuk është, dhe nuk duhet trajtuar si një tekst shkencor. Ai duhet studiuar si libër I Allahut, i cili na çon në hetim, dhe i cili i shërben qëllimit të zhvillimit të intelektit njerëzor, duke inkurajuar njerëzit që të ndjekin mësimet e Kur'anit: të lexohet, hetohet, dhe hulumtohet.



Natyra dhe drita



Një përshkrim i diellit dhe dritë së tij të kuqërremtë në qiell e që është burimi i dritës dhe nxehtësisë, nuk mungon në Kur’an.

Në terma shkencore, dielli është një yll që përbëhet kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi, i cili lëshon dritë përmes valëve elektromagnetike. Gjatë udhëtimit të tyre në tokë, disa prej këtyre valëve humbin, e vetëm një pjesë të vogël mbërrijnë në tokë.

Por, ndërsa ne mrekullohemi me krijimin e diellit nga ana e Allahut xh.sh , hëna mbetet poashtu sateliti paqësor që sillet rreth nesh. Ndërsa drita e emetuar nga hëna është burimi i bukurisë së saj, tashmë është konfirmuar se kjo dritë është në fakt një reflektim i dritës së diellit.



Dritat në Kuran



Kur'ani përmban ajete që flasin për natyrën e diellit. Por, para se të shpjegojmë ajetet, është e rëndësishme të mbani mend se Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ishte një bari i cili ka jetuar në mesin e njerëzve të cilëve kishin pasion për poezi dhe letërsi, e jo për shkencë.



Kur'ani përmend diellin dhe hënën në kontekstin e 'dritës' së tyre në ajetet e mëposhtme:



- "Ai është e bëri diellin shndritës, e hënën dritë, dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. [Junus, 10:05].

A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate). Dhe në ta hënën e bëri dritë, e diellin ndriçues. [Nuh, 71:15-16]

"I madhërishëm është Ai që krijoi yjet në qiell dhe vendosi në ta dritë dhe hënë që ndriçon" [El-Furkan: 25:61].



- "Dhe Ne kemi vënë ndriçuesin që flakëron” [El-Naba'a 78:13].



Në ajetet e mësipërme, Allahu xh.sh. përdor terma të ndryshëm që të përshkruaj dritën e hënës dhe rrezet e diellit, duke iu referuar si 'Nur' dhe e 'diya'a' ose 'Siraj'. Konsultimi I fjalorit tregon se 'Nur' dhe 'daw'' (origjina e' diya'a '), që të dyja do të thonë 'dritë'. Megjithatë, Kurani përdor dy terma.



Prandaj duhet të analizojmë : nëse të dyja dritat ishin identike në natyrë, pse janë përdorur termat e ndryshëm për të përshkruar çdo burim drite? Përveç kësaj, pse vetëm dielli është përshkruar si “siraj” (llambë) e jo hëna?



Ka dy lloje të burimeve të dritës: burimet e drejtpërdrejta si dielli dhe llambat, dhe burime të tërthorta, si hëna dhe planetet, të cilat burojnë dritën e tyre nga burime të tjera. Në më shumë se një ajet, Allahu xh.sh. e përshkroi diellin si një llambë, sepse të dyja dielli dhe llamba janë burime të drejtpërdrejta të dritës. Gjuha arabe, pra, më saktë ka duke përdorur dy terma të ndryshëm, 'Nur' dhe 'diya'a', edhe pse kanë të njëjtin kuptim në gjuhë të tjera, në të vërtetë janë të ndryshme në drejtim të asaj se cilit burimi të dritës ato i referohen. Kur'ani e përshkruan diellin si "Siraj wahhaj ', do të thotë një llambë me ngjyra të ndezura ose flakërues, për të treguar se dielli shkëlqen dhe djegë me flakë. Përsëri, kjo pajtohet me përshkrimin shkencor të diellit, si një prodhues i lartë të energjisë.



Kur'ani është një libër i besimit dhe udhëzimit, i cili përdor elokuencën dhe zbulon kuptimin e saj të dëshiruar. Në gjuhësi, një homonim është një "grup i fjalëve që ndajnë të njëjtin drejtshkrim dhe shqiptim, por kanë kuptime të ndryshme.

All-llahu xh.sh. përdor 'Nur' për t’iu referuar dritës së udhëzimit të Tij në zemrën e besimtarëve. Kur'ani përshkruan bukur shkallën e pastërtisë dhe qartësisë së udhëzimit të Allahut me një metaforë të detajuar që shpjegon se si drita që rezulton është e plotë dhe e qartë si drita udhëzuese e Allahut. Edhe pse drita e diellit është e ndritshme, Allahu xh.sh. përdor 'Nur', fjalë e cila përdoret për të përshkruar dritën e udhëzimit të Tij në mes të errësirës përreth.



Kurani nuk është një libër shkencor, ku secila fjalë është e lidhur tek një kuptim i vetëm. Trajtimi i Kuranit në një mënyrë të tillë, duke injoruar këndet shpirtërore, gjuhësore, kontekstuale e bëjë atë një shënjestër të refuzimin për disa, besimi i të cilëve është ende i dobët. Një rekomandim për këdo që dëshiron të argumentojë ajetet Kur'anore është që së pari të kuptojnë zhanrin e tekstit që ata janë duke lexuar, të studiojnë të gjitha shpjegimet e mundshme në dispozicion, dhe të përgatisin argumentin e tyre duke përdorur të gjitha burimet ekzistuese.



Kur'ani është një libër i udhëzimit dhe besimit, i cili inkurajon njerëzit që të lexojnë, kërkojnë, dhe të hetojnë. Pas kësaj qasjeje, ne mund ti përgjigjemi për çdo pergënjeshtrimi që bëhet ndaj fesë sonë të pastër.

/mesazhi/
 
Back
Top