Dëfrim Koçinaj, kirurg pediatër, në Spitalin e Prishtinës shpjegon gjithçka rreth rrethprerjes (të bërit synet). Anët pozitive dhe negative të kësaj ndërhyrjeje, çfarë tregojnë studimet më të fundit, a është rrethprerja një ndërhyrje e gabuar, çfarë ndodh nëse nuk bëhet, mosha e përshtatshme, cilat janë sëmundjet që parandalohen në të ardhmen si dhe a ka ndërlikime si proces. Përveç të tjerash, mjeku thekson se kjo mund të ndikojë edhe tek partnerja femër. Kështu, kanceri i qafës së mitrës ka një numër më të ulët tek gratë, burrat e të cilave janë të bërë synet, sepse kanë një rrezik të ulur të infeksionit shkaktar për këtë kancer.
اfarë nënkupton të bërit synet?
Rrethprerja ose të bërit synet është procedura kirurgjikale që nënkupton heqjen e lafshës (lëkurës) së kokës së penisit. Kjo procedurë është shumë e lashtë dhe ka evidencë nga papiruset egjiptiane më të vjetra se 5000-vjeçare. Rreth një në pesë meshkuj në botë është i bërë synet ose çdo 1 minutë realizohen 25 rrethprerje në botë. Më së shpeshti realizohen për arsye fetare, kur procedura bëhet pak kohë pas lindjes, ose deri në pubertet, ndërsa më pak bëhet për arsye mjekësore, kryesisht tek të rriturit.
A është mirë që fëmija të bëhet synet?
Janë bërë shumë studime gjatë shekullit XX, sigurisht që shpesh kanë qenë kundërthënëse. Por, përfundimi ka qenë që të mirat që sjell të bërit synet, janë shumë më të mëdha sesa dhimbja dhe ankthi që sjell procedura kirurgjikale tek fëmija dhe familja.
ثshtë më mirë që mashkulli të bëhet synet në fëmijëri apo kur është i rritur?
Edhe për moshën e të bërit synet ka pasur gjithnjë mendime kundërthënëse, por që koha e ka dëshmuar që procedura duhet të kryhet gjatë fëmijërisë së hershme. Arsyet janë disa. Ekziston një dritare psikologjike tek fëmijët në lidhje me gjininë e tyre. Ata nuk janë të vetëdijshëm për përkatësinë seksuale të tyre deri në moshën 4-vjeçare. Pas kësaj periudhe ata e konceptojnë atë që janë dhe e dinë dallimin esencial midis dy gjinive. Përveç kësaj, kujtesa e tyre tani funksionon dhe ata do të jenë në gjendje ta kujtojnë tërë jetën aktin e të bërit synet e që ndonjëherë mund të manifestohet edhe me ankth.
Kur është e nevojshme që fëmija (ose edhe i rrituri) të bëhet synet?
Përjashto rastet e besimit, çdo mashkull i cili ka ndonjë nga sëmundjet e përmendura më lart, ka indikacion për realizimin e rrethprerjes. Ka shumë njerëz që të bërit synet të një mashkulli e shohin si një përçudnim të trupit.Ju si e shihni një gjë të tillë? Nëse merren të gjitha masat paraprake, si në aspektin psikologjik të përgatitjes së pacientit dhe të familjes së tij, po ashtu edhe në aspektin profesional, nuk ka asgjë të keqe në realizimin e synetit.
A mund të na tregoni raste besimesh të gabuara lidhur me të bërit synet?
Të krishterët nuk e preferojnë bërjen synet, për shkak të bindjeve fetare të tyre, ndërkohë baza shkencore thotë të kundërtën. Tendenca e dekadave të fundit edhe tek të krishterët është që kjo procedurë të realizohet, e kjo gjë vërehet sidomos në SHBA. Pasojat psikologjike shpesh janë konsideruar të mëdha, por që të dhënat nga studimet e mohojnë këtë gjë. Në rastet kur syneti realizohet në mosha më të rritura, çelësi i suksesit për të mos pasur pasoja, është përgatitja paraprake e duhur psikologjike.
A ka pasoja negative të bërit synet?
Të gjitha faktet flasin në favor të bërjes synet.
Cilat janë shkaqet mjekësore për bërjen synet?
Janë një sërë sëmundjesh dhe qëllimesh e të bërit synet:
1. Lafsha e ngjitur: pamundësia e tërheqjes së lafshës tek fëmijët e posalindur është fiziologjike (normale) për shkak të ngjitjeve të saj me kokën e penisit (glansin), ngjitje të cilat e mbrojnë shtresën sipërfaqësore (epitelin) e kokës së penisit nga dëmtimet korozive të urinës. Rreth 50 % e djemve 1 vjeç e kanë lafshën e ngjitur me kokën e penisit, rreth 30% të djemve 2 vjeç, rreth 10% e djemve 4 vjeç dhe rreth 5% e djemve 10 vjeç.
2. Fimoza: është ngushtimi unazor i lafshës së penisit në hapjen e saj. Kjo vjen si pasojë e infeksioneve të shpeshta të unazës së lafshës për shkak të pranisë së ngjitjeve të lafshës me kokën e penisit dhe për shkak të higjienës jo të mirë. Fimoza e vërtetë paraqitet me një unazë të bardhë, cikatriksiale (të fortë), të ngushtë dhe është e pazakontë para moshës 5-vjeçare, si dhe zakonisht paraqitet para pubertetit. Fimoza është shkak i vërtetë dhe më i shpeshtë i rrethprerjes me tregues mjekësor. Simptomat të cilat paraqiten në këto raste janë: irritimi ose gjakderdhja në buzët e lafshës, therja ose dhimbja gjatë aktit të urinimit (dizuria) ose pamundësia për të urinuar. Ndryshimet që ndodhin në lafshë janë të njohura me emrin balaniti kserotik obliterant (BXO), që mund të jetë kanceroz nëse nuk trajtohet. Fimoza mund të parandalohet me programin ditor të trajtimit higjienik në kuptimin e tërheqjes së lafshës dhe banjave me çaj kamomili.
3. Parafimoza: është një gjendje urgjente ku lëkura e lafshës kthehet rreth kokës së penisit dhe e shtrëngon atë. Prindi duhet urgjent ta dërgojë fëmijën te kirurgu i fëmijëve, i cili duhet ta ripozicionojë urgjent lafshën me gishta ose duke e bërë një prerje në pjesën shpinore të lafshës, ose duke realizuar rrethprerjen.
4. Ballanopostiti akut: kjo gjendje ka të bëjë me skuqjen dhe enjtjen e lafshës dhe të kokës së penisit dhe me lirimin e një sasie të qelbit nga hapësira midis lafshës dhe kokës së penisit. Kjo është gjendje urgjente që kërkon pastrimin e qelbit nga ana e kirurgut të fëmijëve dhe pastaj trajtimi në të shumtën e rasteve vazhdohet në shtëpinë e pacientit nga ana e prindit me lecka lokale të njomura me çaj kamomili, si dhe me barna të lehta kundër dhimbjes (siç është paracetamoli), i cili mund të blihet në farmaci edhe pa reçetë). Më pastaj vlerësohet shkaku i cili ka sjellë këtë gjendje. Rrethprerja rezervohet vetëm për rastet që përsëriten.
5. Për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen: Rrethprerja rutinore ka shumë të mira në bazë të studimeve në drejtim të parandalimit të sëmundjeve, siç janë: - infeksionet urinare, ku djemtë e pabërë synet sëmuren 10 herë më shpesh, - sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), si kankroidi, sifilizi, gonorrea, kandidiaza apo herpesi gjenital, - HIV/AIDS, është parë një rrezik dukshëm më i zvogëluar tek meshkujt e bërë synet, - kanceri i qafës së mitrës ka një numër të zvogëluar tek gratë, burrat e të cilave janë të bërë synet, sepse kanë një rrezik të ulur të infeksionit shkaktar për këtë kancer (nga papiloma virusi human), - kanceri invaziv i penisit ka një numër dukshëm më të vogël tek meshkujt e bërë synet.
Shekulli