Rregullat e luftës në zhvillim e sipër

Kresha

A pretty face can never trick me
Në fjalor fjala kital (luftë) rrjedh nga rrënja katl (vrasje). Prandaj lufta nënkupton vrasjen. Kur’ani përdor fjalën katl për të përkufizuar si vrasjen e dikujt nga një njeri ashtu edhe vrasjen e vetë personit nga dikush tjetër dhe e cila ka lidhje si me muslimanët ashtu edhe me armiqtë (9:11). Megjithatë vrasja nuk është diçka me të cilën muslimanët mund të krenohen. Prandaj detyra për besimtarët është aderimi në rregullore dhe ligje të caktuara të cilat përdoren për të vendosur se kur konsiderohet ose jo një luftë aktive. Këto rregulla mund të përmblidhen si vijon:

Rregulli i parë i një lufte aktive është ekzistenca e një gjendjeje lufte. Ekzistojnë dy lloj shprehjesh në ajetet të cilat kanë lidhje me luftë. Në disa ajete si p.sh., “në qoftë se ata ju luftojnë vritini” (2:159) e drejta për të vrarë është kufizuar vetëm në gjendje lufte.

Sureja Teube ka një rëndësi të veçantë sepse është sureja e fundit e shpallur e cila merret me çështjet e luftës. Në këtë sure të Kur’anit ndërsa theksohet se disa nga marrëveshjet e bëra më parë me disa fise nuk janë më të vlefshme, urdhërohet që marrëveshjet e pashkelura me fiset e tjera duhet të respektohen. ثshtë e rëndësishme të theksohet se në këtë kontekst, të dy grupet e fiseve, si ata të cilët i shkelën marrëveshjet, ashtu edhe ata që iu përmbajtën atyre, quhen paganë (idhujtarë) (9:1,4). Për më tepër në këtë ajet urdhërohet që ata paganë të cilët kërkojnë mbrojtje nga muslimanët; duhet të mbrohen (9:6).

Rregulla e dytë rreth luftës në ligjin Islam bën fjalë rreth rastit kur armiku është luftëtar. Ata që nuk luftojnë konsiderohen të pafajshëm. Sipas këtij kriteri pafajësie, priftërinjtë dhe murgjit nuk mund të vriten, civilët gjithashtu, fëmijët nuk mund të dëmtohen dhe gratë edhe sikur të jenë duke shërbyer në prapavijat e armikut si kuzhiniere, infermiere për të plagosurit etj., nuk duhet të vriten edhe në qoftë se gjenden në fushën e betejës. Kur Profeti pa një grua të vdekur në fushën e betejës, protestoi me fjalët: “Por ajo nuk ishte luftëtare”. Megjithatë nëse këto kategori marrin pjesë aktivisht në luftë si ushtarë, atëherë ata përjashtohen nga ky rregull i përgjithshëm mbrojtjeje.

Rregulli i tretë i luftës në legjislacionin Islam është ekzistenca e një dëmi aktual të shkaktuar nga armiku. Sipas këtij rregulli, ata luftëtarë të cilët nuk u shkaktojnë ndonjë dëm muslimanëve, nuk mund të vriten edhe sikur të jenë në fushëbetejë. Siç dihet, ata armiq të cilët nuk shkaktojnë ndonjë dëm në fushëbetejë merren si pengje lufte. Kur’ani ofron alternativat e lirimit të pengjeve në këmbim të diçkaje apo edhe pa asgjë në këmbim (47:4). Profeti (a.s.) gjithmonë i trajtonte pengjet e luftës me kujdes duke u siguruar se ata janë të furnizuar me ushqim e ujë dhe zakonisht preferonte t’i lironte ata. Në Kur’an theksohet se pavarësisht nga niveli i tyre i lartë i varfërisë, muslimanët duhet t’i ushqejnë pengjet pavarësisht nga feja e tyre, pa pritur ndonjë shpërblim në këtë botë dhe gjithashtu pa pritur ndonjë shenjë mirënjohjeje prej tyre, sepse këtë duhet ta bëjnë vetëm për hir të Zotit. (76:8, 9)

Profeti kurrë nuk i mallkonte armiqtë e tij të mëdhenj edhe në kohë lufte. Ai lutej për ata të cilët ishin të vendosur ta vrisnin atë dhe gjithë muslimanët, duke thënë:

“O Zot edhe ata janë shërbëtorët e Tu ashtu siç jemi edhe ne.” (Serahsi, Sirah, 1/56)




Profeti (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të) e ndaloi masakrimin e kufomave të armiqve të vrarë, d.m.th. prerjen e veshëve apo hundës, nxjerrjes së syve etj (musla). Ai meqenëse i vlerësonte qeniet njerëzore dhe kishte mëshirë për ta, i urdhëronte muslimanët që të mos flisnin keq për të vdekurit e armikut. Në këtë mënyrë ai parandalonte që të afërmit e tyre të cilët ishin gjallë të ndiheshin të fyer. (Tirmidhi, Birr, 51)

Muhamed Hamidullah vërente se në kohën gjatë së cilës Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), ishte në majë të pushtetit, në të gjitha rastet e luftërave ku ai mori pjesë, pati gjithsej rreth 150 martirë nga muslimanët dhe rreth 250 të vrarë nga armiqtë. (Hamidullah, 21) Faktori kryesor që Islami u bë një fuqi e madhe dhe që fitoi zemrat e njerëzve brenda një periudhe 10 vjeçare dhe me një shtrirje gjeografike të konsiderueshme, duhet të shihet nën dritën e parimeve themelore të mendimit dhe besimit Islam dhe në filozofinë e jetës që ai përfaqëson, nga inteligjenca e Profetit dhe nga të qenurit e tij Profet i mëshirës, si dhe nga atmosfera e besimit që ai vendosi.


Konkluzion

Parimi i Islamit është paqja. Diferencat në besim nuk janë kurrë një arsye e mirë për luftë. Arsyet që e bëjnë luftën të paevitueshme, gjithmonë vijnë si pasojë e shkeljes së disa parimeve. Ekzistojnë disa rregulla për marrjen e jetës së armikut edhe në kohë lufte. Këto rregulla janë vendosur nga Kur’ani dhe nga Profeti; këto janë rregulla të cilat janë zbatuar rigorozisht gjatë sundimit të katër kalifëve të parë dhe të cilët më vonë u bënë kodi i rregullave të luftës që gjendet në legjislacionin Islam.

Sipas këtij legjislacioni, leja për të vrarë, pavarësisht fesë së personit, është e kufizuar vetëm tek luftërat të cilët marrin pjesë aktivisht në një luftë në zhvillim e sipër, tek luftëtarët të cilët janë të vendosur të shkaktojnë dëme tek muslimanët. (Merginani, 2/138) Ata të cilët nuk i përmbushin këto kritere, konsiderohen të pafajshëm, ndaj jeta e tyre duhet të garantohet. Prandaj sulmet ndaj objektivave civilë, nuk janë në përputhje me parimet e Islamit edhe gjatë kohës së luftës, duke përfshirë edhe sulmet vetëvrasëse. Objektivat e ligjshëm nuk mund të arrihen me metoda të paligjshme.

- Fetullah Gylen

p.s. ne pika te shkurtera rreth luftes dhe rregullave te luftes sipas parimeve Islame
 
Back
Top