Rrëfehet Riza Durmishi: FSHF-ja nuk më ftoi kurrë, nuk e di përse më quajnë tradhëtar

Kresha

A pretty face can never trick me


Mbrojtësi nga Tetova i cili mbronë ngjyrat e Danimarkës, Riza Durmishi, ka folur për herë të parë pas ndeshjes Danimarkë-Shqipëri, në të cilën ai u vërshëllye sa herë që e mori topin.

Durimishi tha se FSHF-ja asnjhëerë nuk e ftoi të luante për Shqipërinë andaj ishte i detyruar ta zgjedhte Danimarkën. Për këtë arsye lojtari nuk është ndjerë mirë nga ofendimet të cilat i janë bërë atij nga tifozeria shqiptare., transmeton Gazeta Express.

“Nuk u ndjeva mirë kur dëgjoja ofendimet që mi bënë tifozët shqiptarë, sepse ata nuk e dinë historinë time që nga fëmijëria e deri sa u rrita, dhe përse kam vendosur të zgjedhë Danimarkën para Shqipërisë. Kur do ta mësojnë tani të vërtetën besoj se do të pendohen për vërshëllimat që mi drejtonin atë mbrëmje”, ka thënë Durmishi.

“E vërteta është se Federata Shqiptare e Futbollit kurrë nuk më ka ftuar. Ju betohem se asnjëherë nuk më kanë bërë asnjë telefonatë. Ku ka shqiptarë që nuk dëshiron të luaj për Shqipërinë. Edhe nga damarët e mi rrjedh gjaku i shqiptarit, edhe unë jam shqiptar, por nuk jam ftuar. E tash kur unë e kam bërë zgjedhjen, sepse më është dashur më në fund të zgjedh një kombëtare, FSHF-së i del gjumi. Tani gjithçka më është vonë”, ka shtuar më tej mbrojtësi nga Tetova.

“Ndihemi i lënduar që më quajnë tradhtar, sepse unë nuk ndjehem aspak tradhtar, por një shqiptar i vërtetë. Zgjedhjen e kam bërë, pasi kam parë se askush nga drejtuesit e FSHF-së nuk kishin shprehur interesim për mua. Kur erdhi koha për të vendosur askush nuk më është paraqitur, prandaj vendosa të luaj për Danimarkën, sepse më duhej të mendoja për perspektivën time si futbollist” //korneri
 
Titulli: Rrëfehet Riza Durmishi: FSHF-ja nuk më ftoi kurrë, nuk e di përse më quajnë

e pse u dashka ta quajme tradhetar>??? pa lidhje , perkundrazi suksese dhe na nderofte :)
 
Titulli: Rrëfehet Riza Durmishi: FSHF-ja nuk më ftoi kurrë, nuk e di përse më quajnë

Nuk e di, eshte bere zakon kjo, cdo shqiptar qe luan per nderkombetare tjeter, e quajne tradhetar lool.
 
Pe: Rrëfehet Riza Durmishi: FSHF-ja nuk më ftoi kurrë, nuk e di përse më quajnë tradh

Kuptohet se askush nuk duhet të quhet tradhëtar,
sepse secili ka të drejtën personale, mirëpo
këtu me sa më duket këtij djaloshit pakëz diçka
i ka rrëshqitur nga goja, andaj ju kanë vërsulur ashtu.

Besoj se edhe ky si Shaqiri, Xhaka e të tjerët do të jetë
prapë krenar me atë që është pamarrëparasysh se luan
për një shtet tjetër.
 
Titulli: Rrëfehet Riza Durmishi: FSHF-ja nuk më ftoi kurrë, nuk e di përse më quajnë

FSHF duhet t'i zbuloj dhe t'i ftoj lojtaret ne kombetare gjate kohes sa jane te grupmoshat e reja, e jo kur te kalojne te senioret. Per kete Riza Durmishin jam i bindur se as nuk e kane pasur idene se kush eshte derisa nuk e mbledhi trajneri Olsen me kombetaren A te Danimarkes.

Ka pasur raste edhe kur i ka ftuar me kohe por ata nuk kane pranuar, psh rasti i Adnan Januzaj, por as ate nuk e quaj tradhetar. Ai eshte thjesht qenef.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top