Rrëfehet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rrëfefet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

Linda.jpg


Ndryshimi i gjinisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së bisedave të përditshme dhe të mediave rozë në përgjithësi.

E tillë do të jetë dhe historia e transgjinores shqiptare Linda, me profesion modele dhe grimiere, e cila jeton prej vitesh në Itali.

Në daljen e parë publike të saj, në Top Show Magazinë, Rei rrëfen fëmijërinë e saj, momentin kur kuptoi se ishte një femër në trupin e një mashkulli, nëse ishte zgjedhja e saj për të qenë femër dhe si e mori vendimin për të ndryshuar gjininë.

Modelja 29 vjeçare do të shuajë kureshtjen për paragjykimet që ekzistojnë për të, mohimin prej babait dhe si e shikon Shqipërinë e vitit 2016, tanimë si trasngjinore në krahasim me vitin 1999, kur ajo u largua si mashkull.

“Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1999. Në Shqipëri ndoshta fjala trans duket si në ofendim, por në të vërtetë është vetëm një term. Unë kam lindur mashkull por që në kujtimet e para të jetës mendoja se isha femër, luaja me kukulla dhe rrija vetëm me vajza të moshës time, asnjëherë me djem. Prindërit nuk shqetësoheshin, pasi mendonin se ishte thjesht një lojë. Në periudhën e pubertetit unë kuptova që s’isha femër, por s’doja ta pranoja. Nuk kam puthur asnjëherë një vajzë, – rrëfen ajo. – E kisha të vështirë të flisja me të tjerët sepse më dukej sikur s’më kuptonin. Me babain nuk kam marrëdhënie që kur isha e vogël. U divorcua me mamin sepse ishin martuar pa dëshirë dhe nuk kontribuonte në familje. Në Itali shkova kur isha në klasë të pestë. Në klasë të gjashtë isha ende si djalë dhe ishte pak e vështirë. Në këtë periudhë më lindën pyetjet e para si dhe fillova të rrrija me vajzat e klasës dhe ato më pranuan në mesin e tyre. Rrita flokët dhe ndryshova stilin e veshjes. Në moshën 19-vjeçare nisa të jetoj vetëm dhe fillova të punoj si parukiere. Atëhere njoha një vajzë transeksuale, pra një djalë që ishte bërë vajzë. Kur e pashë, mendova se ishte vajza më e bukur që kisha parë. Pas dy javësh, ajo më tha se ishte kthyer në vajzë dhe se më parë kishte qenë djalë. Nisa ta pyesja dhe aty filloi të ndryshonte dhe jeta ime. Ajo më tha të mos e bëja ndryshimin sepse jeta ime do ishte shumë e vështirë”.

“Nëse do kisha mundësi të zgjidhja, s’do isha kjo që jam. Jam 29 vjeç, por ndihem 70 vjeç për shkak të lodhjes. Nënën e takoj, por shumë rrallë. Ajo tregohet e ftohtë dhe më vjen për të qeshur ndonjëherë kur më thotë ‘biri i nënës'”, tregon Linda.

Përsa i përket martesës, ajo tha se nuk beson tek dashuria. Sipas Lindës, djemtë e duan derisa kuptojnë që është transeksuale.

Ajo shpjegon se në Itali nuk guxojnë të ushtrojnë dhunë për shkak se i tremben ligjit. “Kur i njoh, fillimisht nuk u them gjë. Më pas, nëse më pelqen ja them”, tha 29-vjeçarja.
g.shqip
 
Titulli: Rrëfefet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

Seksualiteti i dikujt eshte ceshtje intime! Cdo njeri ben me trupin cfare te doje dhe s'eshte nevoja te veje tallallin ta degjoje krejt dynjaja!

Kaq!
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Titulli: Rrëfehet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

ne fytyre ska asnje tipar mashkulli.....ueeeee yll
 
Titulli: Rrëfehet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

Mire o Soul mire por si do behet e njohur ajo..!!!
 
Titulli: Rrëfehet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

shikoni pak kemben.... burrerore :p... nejse e rendesishme te ndihet mire ajo ... mahhh bot e cmendur !!
 
Titulli: Rrëfehet Linda, transgjinorja e parë shqiptare: Si vendosa të bëhem vajzë

Eww sa e bukura, une jam me mashkull lol
 
Imagjinoni ata qe kane luftuar e dhene jeten e tyre per idealet, traditat e shpirtin e shqipetarit ta dinin se ca ditesh do vinin sesi do shkruanin ketu nese do kishin ate mundesi...!
 
Nuk ka lidhje kjo @Tartarian dhe te lutem mos I lidh te tera fenomenet neper int …me k’te thelb se eshte edhe ofenduese nje krahasim i tille non stop .

Ps … Mua nuk me dalin fotot e temes ?
 
Kjo po me kujton nji emsion ne usa qe prindi pret ne studio ndryshimin qe ka ber femija ,ne kte rast ishte nji mashkull kthy ne femer po kishte dal skandal po o Zot si shkoshin lotet e Babes ☹️☹️ Gjithsesi ne si Shqiptar sjemi gati per kshi gjerash e mos qoshim kurr inshAllah 🤲
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top