Kresha
A pretty face can never trick me
Një eksperte e marrëdhënieve në çift ka treguar shenjat të cilat duhet t’i shihni me vëmendje, nëse dyshoni se partneri ju tradhton.
Samantha X, e cila më herët ka punuar si eskortë, tregon se puna e saj e mëparshme si dhe eksperienca me burrat e martuar e ka mësuar që t’i njoh mirë shenjat që tregojnë tradhtinë e një burri. Sigurisht ajo i ka dëgjuar vetë justifikimet e burrave, ndaj dhe ka vendosur të ndihmojë gratë që këto të fundit të kuptojnë nëse partneri i tradhton.
Samantha ka përpiluar një listë me disa shenja që mund të tregojnë tradhtinë. Le t’i hedhim një sy.
Shenja e parë
Nëse partneri juaj ndryshon papritur sjelljen dhe fillon të vijë në shtëpi me lule dhe dhurata këtu ka diçka. Kjo sepse sjellja e tij në këtë pikë nuk është e sinqertë, por vjen si një formë kompesimi për të ndrequr gabimin e bërë më herët.
Shenja e dytë
Nëse partneri vjen në shtëpi me flokë të lagura kur jashtë nuk bie shi dhe vrapon për të bërë dush, duhet t’u ndizet llamba e kuqe.
Shenja e tretë
Kur partneri qëndron zgjuar pasi ju shkoni për të fjetur “për të parë televizor” i krijon mundësi vetes për të shkëmbyer mesazhe dhe telefonata me personin tjetër.
Shenja e katërt
Mund të jetë shumë e dukshme dhe e zakonshme, por nëse dikush shkon edhe në tualet me celularin pas vetes, këtu ka diçka.
Shenja e pestë
Ndryshimet në jetën tuaj seksuale. Një ditë mund të jetë shumë pasionant, ndërsa ditën tjetër mund të mos dojë as kontaktin më të vogël me ju. E çuditshme, apo jo?
Nga ana tjetër mes shenjave që përmend Samantha janë edhe zënkat si dhe situatat kur partneri fillon të ankohet. Madje sipas saj burrat ndonjëherë bëjnë edhe gabimin e rëndë, që i nxjerr zbuluar dhe i drejtohen partneres me emrin e dikujt tjetër.
A dhe mos harroni, edhe nëse nuk ka shenja, nëse ju ndieni se ka diçka që nuk shkon, besonin tek intuita juaj. Kaq kishim ne, tani me kujdes analizoni sjelljet e tij dhe na tregoni çfarë zbuluat.
//revistavip
p.s.
Obobobo cfare shenjash qenkan