Me qindra njerëz thonë se kanë përjetuar atë që quhet "koha e mungesës". Ja njëri ndër ta, një pjesëtar i forcave ajrore amerikane, i cili u zhduk për rreth një orë.
Në orën 8:45 të mbrëmjes së 1 tetorit të vitit 1966, autobusi ishte ndalur para një dyqani në fshatin Kejp Kod të Truros së Masaçusecit. Vetëm një njeri kishte zbritur nga autobusi. Ai ishte nëntëmbëdhjetëvjeçari Robert Matthews, student i vitit të parë të aviacionit. "Zbrita ku më tha shoferi. Ai më tha t'i telefonoja bazës ushtarake dhe ata do të vinin të më merrnin. Kështu edhe bëra, duke iu treguar ku isha. Ata më thanë të prisja aty, se do të vinin të më merrnin pas pak. Derisa isha duke pritur, në qiell i pashë disa drita duke lëvizur. Më kaploi frika".
Telefonata e dytë
Matthews i kishte telefonuar përsëri bazës dhe u kishte thënë se diçka e çuditshme ishte duke ndodhur: "Kur e thirra bazën për herë të dytë, ata më pyetën ku isha, sepse ata tanimë e kishin dërguar një kamion të më merrte dhe nuk më kanë gjetur në vendin që ju kisha thënë". Zyrtarët e bazës ushtarake i kishin thënë Bob Matthews-it se shoferi kishte arritur te vendi i caktuar që ta merrte rreth 5 minuta pas telefonatës së tij të parë. Por, nuk e kishte parë askënd aty. Gati një orë më pas, në orën 9:45, baza kishte marrë thirrjen e dytë nga Matthews. Por, në mendjen e Bob Matthews-it, dy thirrjet ishin bërë me një diferencë kohore prej më pak se 5 minutash.
Shpjegimi i ekspertëve
Sipas asaj që thotë Budd Hopkins, autor i shumë librave rreth këtij fenomeni të "mungesës", Bob Matthews kishte përjetuar një mini-periudhë të amnezisë: "Kjo nuk përjetohet si zbrazëtirë në memorie. Koha mbahet mend si e vazhdueshme, por, p.sh., një gjysmë ore udhëtimi, në fakt, mund të jenë dy orë të plota të udhëtimit. Shpesh kjo dukuri shfaqet kur dikush sheh UFO, por jo gjithmonë". Në vitin 1964, vetë Hopkins kishte parë një UFO. Që nga ajo kohë ai kishte filluar të merrej me këtë temë dhe ishte bërë ekspert i periudhës së "mungesës" dhe rrëmbimit nga jashtëtokësorët. Bob Matthews ishte njëri ndër njerëzit që e kontaktuan Budd Hopkins-in. Pas javëve të tëra të intervistave intensive, Budd Hopkins e kishte hipnotizuar Bob Matthews-in, me qëllim që të eksploronte detajet e asaj që i kishte ndodhur atij, derisa ishte duke pritur kamionin e bazës ushtarake: "Rasti i Bob Matthews-it është shumë rast i mirë i "mungesës", meqë ekziston edhe një dëshmitar indirekt i ngjarjes …"
اka kishte ndodhur në të vërtetë?
Gjatë hipnozës, kujtimet e Bob-it ishin aq të gjalla, saqë ai qe në gjendje që të kthehej në Kejp Kod dhe të rikonstruktonte atë që besonte se kishte ndodhur atë mbrëmje: "Derisa isha i hipnotizuar, shikoja qiellin dhe tri drita lëviznin në këtë drejtim. Ato rrinin pezull këtu. Drita e kuqe m'u afrua aq shpejt... hipa mbi të... hipa në disa shkallë dhe shikova brenda. Aty pashë katër krijesa që rrinin... Dhe, ai vend ma rikujtoi zyrën e mjekut". Kjo ngjarje mund të duket e pabesueshme bile edhe për ata që vetë e kanë përjetuar. Por, ka edhe të tillë që, nën hipnozë, deklarojnë se jashtëtokë- sorët kanë eksperimentuar me ta. syri net