Rrebelimi!!!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
RREBE f. sh.
Trill, tekë; damar. Njeri me rrebe njeri me teka, me
dell, me hënë. E gjeta me rrebe. Ia njoh rrebet. I
kërcyen (i hipën, e zunë) rrebet u inatos, i kërceu
damari.

Ne perditshmerit tona na bie te ballafaqohemi me gjithcka. Shohim gjera pozitive dhe negative. Takojme njerez me tipare dhe karakteristika te ndryshme. A ju ka ndodhur ndonjehere te takoni njerez me rrebe ? Po njerez te cilet perdorin rrebet e tyre per te perfituar dic? Mua me ka ndodhur dhe pothuajse shoh shume shpesh keso raste. Si ne pune ashtu edhe ne jeten e perditshme takoje njerez nga dy gjinit te cilet shfytezojne ne maksimum rrebet e tyre kinse per te fituar autoritet. Shume nga keta njerez perdorin ne menyre te paskrupullt kete veti per te arritur aty ku nuk e meritojne. Cfare mendoni ju per kete dukuri? A e takoni shpesh ne rrethin ku jetoni? Si keni reaguar heren e fundit kur jeni ballafaquar me te?


Mos me tregoni per rrebelimet tuaja si femije per te fituar nje cokollat dhe ne vend te saj keni ngrene dajak :bum:lexim:
 
Redaktimi i fundit:
Rrebet i perdor cdokush , eshte si pune justifikimi per te arritur ate qe do..........
ose per tiu shmangur asaj qe duhet!
Patjeter qe e takojme ne realitetin ku jetojme.nuk mund te citoj nje rast sepse rrebet jane bere aq te shpeshta saqe nuk dallojne nga realiteti....kane krijuar mjedis tek individet dhe sa gjejne terren shfaqen!
 
un jom njeri me han po menoj qe m'lun shpesh disponimi kshtu amo kurr skom pas mundesi mi perdor ket gjo kshtu per me perfitu diqka se qysh kur jom kon e vogel n'familje ma kan kput meniher tabijatin:D...tash sdi a po kuptoj bash mir qa po don me thon me ket RREBE o dushi veq nqs e kom kuptu ska shonc me perdor ni gjo te till n'pun ose n'shkoll se fill ta kallxojn qefin...ska njeri qe ti duron rrebet e un jom e para qe nuk i duroj edhe pse i kom:D..po m'kujtohen fjalt e babit "qa po rrebelavesh ej"LOL...
 
A eshte rrebeluar kush koheve te fundit ne forum?:ciaoo:
 
Une kam shefin tim te tille. Ne fakt ai fiton servilizem me kete tallje, te imponon korrektesine por gjithashtu edhe antipatine.

Keta lloj njerezish asnjehere nuk behen miq me mua, nuk do kalonim dot as edhe 2 ore bashke.

Besoj se kjo sjellje vjen nga nje femijeri e llastuar, ose nga nje jete qe e ka mbajtur me hater, qe nuk e ka ndeshkuar dpd per kete veti negative te tij.

Mendoj ndo1here qe njerezit kerkojne ate qe japin dhe une detyrohem t;i pergjigjem me te njejten gjuhe, pavaresisht se me me shume takt.

Keta jane pikerisht njerezit qe miresjelljen e kuptojne dobesi, dhe si rrjedhim nuk e meritojne.
 
Dikur ne adoleshencen time kam qene sh rrebele... kur i kujtoj sot ato copeza revolucionarebper kohen i buzeqesh vetvetes qe mendoja se isha e pandryshueshme,kategirike,grevagjie,pretenduse e mbi te ghitha ndihesha sikur isha dikush..
Ah vitet cte bejne... dele me leshra te hekurosur!
 
Dikur ne adoleshencen time kam qene sh rrebele... kur i kujtoj sot ato copeza revolucionarebper kohen i buzeqesh vetvetes qe mendoja se isha e pandryshueshme,kategirike,grevagjie,pretenduse e mbi te ghitha ndihesha sikur isha dikush..
Ah vitet cte bejne... dele me leshra te hekurosur!

Duam apo nk duam ne vjen ajo dit qe na ben te jemi me kemb ne tok dhe te perplasemi me presionin e jetes. Kjo na ben me te kujdesshem dhe jo dele. Mos harro qe secili nga ne ushqen nje perbindesh perbrenda. Mjafton nje situate ku humbim kontrollin qe ta nxjerrim ne drite.
 
Se ç´mu kujtua një tregim nga gjyshja ime :)
Marton njëra djalin me një nuse të sharë e përsharë nga që e njihnin me rrebe. Vin nusja në shtëpi e butë si qengj.
Kaluan disa ditë dhe vjehrrës nuk i rrihet pa e pyetur:
Moj nuse, po shumë të kanë sharë moj! Ti aspak nuk je ashtu.
Nusja: e njëjtë jam si ke dëgjuar, por kur shkoj në vizitë te prindërit, i mar rrebet me vete dhe 'kaptoj lagjen'. Kështu kthehem e qetë. Mos don t´i mar me vete herën tjetër?
Vjehrra: jo nuse, jo. Leri atje ku janë.

Edhe unë kështu si kjo nusja ?
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top