Rrahja e femres sipas kuranit

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

U bere edhe ti per tu deshifruar me duket, ceshte ky kod lol
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Mua s'me hapet se me verte doja ta shikoja ..
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

U rregullua me falni sepse e karikova linkun me cel dhe e bera gabim u rregullua shikim te kendshem .
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Ti s'paske informata çfarë ndodh nëpër Botë?
Në vende të tjera, s'ka rregulla hiç: ia humbin
edhe fërkemat !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Tani jam cik confuse . me eshte thy e xhami syzeve nuk shof mir , ky thoshte qe duhet ta rrafi por jo sa ti dali gjak ?
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Ti s'paske informata çfarë ndodh nëpër Botë?
Në vende të tjera, s'ka rregulla hiç: ia humbin
edhe fërkemat !
burrat qe perdorin dhune ne Europ futen ne burg dhe nuk rrahin grat e tyre sepse kshu eshte shkruajtur ne bibel.
E kupton kontrastin ?
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

dajak grave se kan shejtanin ne bark prandaj i rrafin myslymanet
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

burrat qe perdorin dhune ne Europ futen ne burg dhe nuk rrahin grat e tyre sepse kshu eshte shkruajtur ne bibel.
E kupton kontrastin ?

Nuk është me rëndësi çfarë bën ti me ta,
por kryesorja është se ajo ekziston në çdo
shoqëri në forma të ndryshme.

Një problem nëse dikush duhet ta trajton
drejt, duhet ta kap në kokë e jo në bisht.
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

ne e denoncojme si krim kurse ju hidhni gurin dhe mcifni doren !
BURRA ptttuuuuhhhh
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

ne e denoncojme si krim kurse ju hidhni gurin dhe mcifni doren !
BURRA ptttuuuuhhhh

Zonjë asnjë dhunë nuk e arësyetoj, por mos të sillemi
në atë mënyrë skurse ajo vetëm tek myslimanët
ekziston, kurse të tjerët të jenë engjuj.

E kupton? Hapja e vetë temës, mua më duket
më shumë vrasje e kohës, kur njeriu s'ka
ndonjë punë më të mençur ta bëjë!
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Vetem ne merremi me te tilla gjera, bota ecen perpara, ndersa ne do gjykojme te tjeret lol
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Zonjë asnjë dhunë nuk e arësyetoj, por mos të sillemi
në atë mënyrë skurse ajo vetëm tek myslimanët
ekziston, kurse të tjerët të jenë engjuj.

E kupton? Hapja e vetë temës, mua më duket
më shumë vrasje e kohës, kur njeriu s'ka
ndonjë punë më të mençur ta bëjë!

eshte e kot te flas me ty sepse spo kupton thelbin e temes...
VIDEO te meson se si te rrahesh nje grua

dhe ai qe po ta shpjegon nuk eshte ne burg por i lir te informoj telespektatoret
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

eshte e kot te flas me ty sepse spo kupton thelbin e temes...
VIDEO te meson se si te rrahesh nje grua

dhe ai qe po ta shpjegon nuk eshte ne burg por i lir te informoj telespektatoret

Zonjushë,
do ta kem parasyshë skjarimin.

P.S. pyete hapësin e temës clës fe i takon
dhe hyr në youtubë dhe shikoje emrin e atij
që e ka sjellë videon, atëherë besoj se e kupton
temën.
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Hapesi i temes i perket fese myslimane,dhe gjeta 1 link ne you tube. Nese ste vjen mire skam faj, problemi qendron tek thelbi i videos qe te meson si te rrahesh ,nejse skam cfar shtoj sepse vet video e tregon si mund te rrahesh 1 femer pa ber mekat .dhe jam mysliman e perseris por myslimanizmi im ska lidhje fare me ket cmenduri ne video
 
Ok, në rregull ti qenke mysliman,
po e pa emrin e atij që e ka postuar
në youtube?
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Ok, në rregull ti qenke mysliman,
po e pa emrin e atij që e ka postuar
në youtube?
nuk mund tja vesh fajin postuesit te videos ne youtube... perderisa kjo video eshte transmetuar ne tv
e keni zakon ju ket marifet
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

burrat qe perdorin dhune ne Europ futen ne burg dhe nuk rrahin grat e tyre sepse kshu eshte shkruajtur ne bibel.
E kupton kontrastin ?

Delirioooo Ne europ njerzit kan frik Carabinierin jo Zotin mos i ngatrro gjerat....
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Delirioooo Ne europ njerzit kan frik Carabinierin jo Zotin mos i ngatrro gjerat....

Sepse ne europe njerzit jan vet ne rolin e zotit per gjerat qe u nevoiten,,dhe kjo esht puna qe ai natyrshem u ka caktuar!

Ne europe njerzit kan pershtatur ligje qe kan ardhur natyrshem bashk me kohen,,dhe me njerzit e zgjuar qe ajo ka sjellur,,
por kjo sdo te thot se ata e kan humbur besimin dhe friken ndaj zotit,,flas per shumicen,,dhe ne parim.

europjanet kan nje koncept tjeter per zotin,,ata mendojne se zoti flet nepermjet tyre,,kur ata me te miret,,ulen me njeri tjetrin,,dhe nxjerrin me te miren,,dhe ate e bejn si tip ligji,,dhe e konsiderojn si fjal te zotit,,kam degjuar nje her nje polic gjerman kur thoshte,,se nuk ja kam friken shefit,,sepse un mund tju le te gjithve te lir dhe ai te mos e mar vesh fare,,dhe askush te mos e mar vesh ,por un ja kam friken zotit,,nese nuk e zbatoj ligjin,,
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

O Angel po ku e paske gjet kete vidio more aman.....hahaha.... (te pakten te vije vidion e Zakir Naik, ai e shpjego sh mire kete pune)

Per Delirium MInd:
Nuk mund te gjykosh kete gje kaq shpejt vetem nga nje vidio...plus aty nuk jepet konteksti pse e ka then ai ate gje dhe ne cfare situate... ndoshta atij i eshte bere nje pyetje per nje situate te caktuar dhe pergjigja ka qene e tille....

Megjithate, ne nje cift nuk duhet te ekzistoje kurre dhuna... dhe islami e ka te ndaluar ate dhune... por ne familje burri dhe gruaja kane detyra te ndryshme.nuk dua te futem me i shpejguar me detaje, por nqs ne nje rast te caktuar burri ndjehet i nervozuar dhe se perballon dot veten i lejohet atij ta godase gruan aq sa te vret nje leter sot...dhe kjo eshte thjesht nga ana simbolike me i tregu gruas qe ka ardh caku jo qe ta demtoje ate...
Pra e dashur feja nuk shtyn per dhune, eshte pune tjeter pastaj si e marin njerezit.... dhe sa i perket perendimit as asaj s'po i futem se jemi deshmitare se si trajtohet gruaja atje xhanem.... Cheers!
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Delirioooo Ne europ njerzit kan frik Carabinierin jo Zotin mos i ngatrro gjerat....
un skam frik as zot as polici ... frik kam vetem budallenjt sepse nuk i dihet cfare i pjell truni

di se cfare eshte e mira dhe e keqja dhe skam nevoj te 'kem frik' nga DIKUSH qe te sillem si njeri me shpirt dhe me tru ne vend
 
Titulli: Rrahja e femres sipas kuranit

Njerezit si rezultat i diturise se paket qe kane rreth nje besimi fetar, ne kete rast, rreth Islamit, mund t'nxjerrin ide/bindje te gabuara dhe keshtu ne kete menyre rritet edhe Islamofobia, pa u futur mire e mire per ta kuptuar nje ceshtje fetare apo pa u munduar ta analizoje mire, perpara se te vie deri tek gjykimi i tij ne lidhje me x ceshtjen rreth se ciles ka bindje te gabuar.
Sdq, sa i perket rrahjes se gruas ne Islam, me lejoni t'ju them dic ne pika te shkurtera. Islami nuk porosit qe ta rrahet gruaja. Eshte vetem nje rast, ku lejohet rrahja. Ky rast ne arabisht quhet "nushuz" dhe qe interpretohet si sjellja me ekstreme e keqe e gruas.

Thote Zoti ne Kur'an:

"Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato".

Pra, para rrahjes, ka metoda tjera. Keshillimi i tyre, madje i shpeshte....Braktisja ei gruas ne shtrat qe ceket ne ajetin e lartpermendur, behet duke fjetur ne te njejten dhome gjumi, ne te njejtin krevat bashkeshortor, por duke i kthyer asaj shpinen. Disa gra vuajne shume psikologjikisht nga nje sjellje e tille dhe reflektojne. Kjo metode mund te perdoret per 1 javë dhe mund t'vazhdoje dhe me muaj te tërë. Nese edhe kjo forme nuk ka dobi, burrit i lejohet qe te perdore dajakun. Por, nese mendon se kjo eshte e dobishme dhe normalizon marredheniet.

Dhe ne fund rrahja. Edhe kjo ka kushte, sic ceket ne video, pa gjakderdhje, pa mavijosje te trupit, e qe sot fatkeqesisht ka edhe ne mesin e muslimaneve edhe te besimeve tjera njerez qe, lere gjakderdhjen e mavijosjen e trupit, por per Spital e bejne gruan. Pastaj sic thote ne video, nuk duhet goditur ne fytyre. Me thuani tani, eshte mire apo keq t'ju godase burri ne fytyre, qofte edhe nje shuplake ?
Thuhet ne video" as ne pjeset e ndjeshme te trupit te saj| " - Me thuani, cfare ka te keqe ketu ? A nuk deshironi t'jete burri juaj keshtu ?
Por, me e keqja eshte se askush nuk interesohet ta kuptoje nje te vertete sic duhet dhe drejt, pa paragjykime. Ne lidhje me kete, kemi thenjen e Profetit Muhammed a.s. qe ka thene:

"A nuk i vjen turp ndonjërit prej jush ta rrahë të shoqen ashtu siç rreh skllavin e tij? Si mund ta rrahë në mbrëmje dhe në mëngjes të kryejë marrëdhënie bashkëshortore me të?!"

Kur dikush e pyeti Profetin a.s. se cilat ishin detyrat e burrit nga gruas se tij, ai tha:

"Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, t'i sigurosh veshjen siç e siguron për vete, të mos e godasësh në fytyrë, të mos e shëmtosh dhe të mos e braktisësh veçse në dhomën e gjumit".

Nese dikush prej nesh do shkepuste 1 cope nga Australia ne nje harte letre dhe do te pyesnim dike se kujt i perkiste ajo cope, veshtire se do e dalloje. Por nese kete cope e bashkojme bashke me pjesen tjeter, do te kuptohet qe ajo eshte e Australise. Nje shembull i tille vlen dhe per Kur'anin. Nese marrim nje ajet te vetem, nga me shume se gjashte mije ajete te Kur'anit dhe ta gjykojme gjithe islamin nga ky ajet, padyshim qe eshte dicka e gabuar.

Keshtu, ajetin e mesiperm e vendosim ne harmoni dhe perputhje te plote bashke me ajetet e tjera, ku Zoti urdheron qe te sillemi mire me grate. Nga keto ajete jane dhe:

"Jetoni e silluni mirë me to!" (Nisa, 19)

"Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato." (Nisa, 187)

"Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë". (Rum, 21)

Per fund, nje thenje te arte te Profetit MUhammed a.s.:

"Sjellja e butë sa herë që është pjesë e diçkaje, e zbukuron atë dhe kurdo që hiqet prej saj e shëmton".
 
Pe: Rrahja e femres sipas kuranit

Muhamedi Alejhiselam me të madhe e urrente idenë e goditjes së gruas, dhe ka thënë në më shumë se një rast.
“A mundet ndokush prej jush t’a rrahi gruan e tij si një skllave dhe pastaj në mbremje të shtrihet në shtrat me të?” (Buhariu dhe Muslimi)
Sipas një tjetër hadithi, ai e ndaloi goditjen e gruas me fjalët.
“Asnjëherë mos i godit robinat e Zotit” (Ebu Davudi, Ibn Mexhah, Ahmed ibn Hanbal, Ibn Hibban, në autoritetin e ‘Abdullah Ibn Abasit; dhe Bejhaki në autorësinë e Umu Kulthumes).

Muhamedi Alejhiselam ka thënë : “ Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me gruan e tij.” Aishja r.a transmeton se Profeti Fisnik kurrë nuk ka goditur ndonjë skllav apo ndonjë grua.

Muhamedi Alejhiselam mbi të drejtat e grave.
Një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut, “Chfarë të drejtash ka gruaja mbi burrin. Përgjigjia e tij ishte.
Eshtë se t’i duhet t’i japësh asaj ushqim, nuk duhet t’a godasësh atë me pëllëmbë në fytyrë, as ta ofendosh, as t’a lësh vetëm me përjashtim brenda shtëpisë” (Ahmed, Ebu Daudi, Ibn Maxhah). Kjo nënkupton furnizimin me ushqim, strehimin, respektin dhe sigurinë a mbrojtjen.

E kush mundet me spjegu fen e All-llahut ma mire se Pejgamberi Muhammd s.a.w.s ? edhe gjdo Muslimand duhet me jetu e vepru me Kur'an dhe Sunnet te Pejgamberit Muhammed s.a.w.s.
 
Me mjaftoi ky postimi yt per te dhene mendimin tim mbi kete teme.Mu duk komplet i pavend dhe i papershtashem titulli i temes dhe nuk mora mundimin te shoh videon me siper por me mjafton te them qe jam plotesisht dakord me postimin tend qe edhe sipas Kur`anit ndalohet nje sjellje e tille ndaj femrave
 
Back
Top