Rosell thumbon Realin për penaltinë

xhebrail1

INTERIST
Share 3

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka përqeshur vendimin e gjyqtarit të ndeshjes Elche – Real Madrid për t’i dhënë një penalti mbretërve në minutën e pestë shtesë.

Gjyqtari Cesar Muniz Fernandez kishte dhënë vetëm tri minuta lojë shtesë dhe në minutën e gjashtë të saj akordoi një penalti inekzistente për klubin mbretëror, që rezultoi me gol nga Ronaldo dhe fitore për Realin.

Rosell ka përqeshur një vendim të tillë, duke thënë se vet vendimi flet më shumë.

“Ende nuk më besohet...”.

“Shikoni xhirimin e ngadalsuar, nuk ka nevojë për mua që të bëj ndonjë koment për këtë çështje”, ka deklaruar Rosell pas asamblesë së federatës spajolle të futbollit (RFEF). /Telegrafi/
f.0927110226274_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top