Romeo e Zhulieta rumunë

Tuana

Nada é por acaso!
f1_24romzhu1366790660.jpg


24romzhu1.jpg
Arkeologët e Institutit Kluzh-Napoko të Rumanisë duke gërmuar në oborrin e një manastiri dominikan kanë zbuluar skeletet e një çifti të ri, të cilët ishin të varrosur duke u mbajtur dorë për dore.

Sipas konstatimit të arkeologëve ata janë varrosur ndërmjet viteve 1450 dhe 1550, njoftojnë mediet. Arkeologëve ua tërhoqi vëmendjen një varrezë me dy skelete të rinjsh, të kapur dorë për dore. Varrimi i përbashkët në atë kohë ndodhte shumë rrallë.

“Ky është një mister dhe raritet i mirëfilltë. Shihet se mashkulli kishte pësuar lëndime të rënda të kërdhokullave që do të ketë qenë shkaku i vdekjes. Supozojmë se do të ketë qenë nga goditje me send të fortë dhe të rëndë”, ka deklaruar arkeologu Adrian Rusu.

Ai ka sqaruar se “gruaja e re shihet se ka qenë e shëndoshë, prandaj supozohet se ka vdekur nga pikëllimi për humbjen e partnerit”.

Rusu përjashton mundësinë e vetëvrasjes, kurse varrimi i përbashkët i tyre është bërë në shenjë respekti për dashurinë që kanë pasur për njëri tjetrin.

Banorët lokalë dhe arkeologët po i quajnë Romeo e Zhulieta rumunë.

/koha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top