Lauri
Anunnak
Pyramus dhe Thisbe (Versioni i Ovidit)
Historia është në një kuptim e njohur për shumë njerëz përmes "Romeo dhe Juliet", pasi nga ky mit është burimi i veprës së Shekspirit.
Piramusi dhe Thisbe, dy të rinj babilonas, që jetonin në dy shtëpi fqinje, dhe ditë pas dite të dy njihen gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin, dhe në pak kohë ata fillojnë të ndiejnë diçka për njëri-tjetrin. Por dashuria e tyre u kundërshtua nga të afërmit e tyre që ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe dy të dashuruarit kishin të vetmën mundësi të komunikonin përmes një çarjeje të vogël në mur që ndante dy shtëpitë.
Një mbrëmje Piramusi dhe Thisbe vendosën të takoheshin fshehurazi në varrin e mbretit Nino dhe të fshiheshin në errësirë nën një pemë të ngarkuar me manaferra të bardha si dëbora. Ajo është e para që do të largohet nga shtëpia, me një vello delikate që mbulon fytyrën e saj dhe do të arrijë në vendin e caktuar, por papritmas vajza e re sheh një luaneshë që po mbërrin prandaj kërkon strehim në një shpellë, por duke vrapuar ajo humbet velin nëpër ca ferra ku më pas ngjyroset edhe me gjakun e bishës së egër që sapo kishte mbaruar të hante gjahun e sajë...Piramusi arrin pas pak, dhe duke parë velin e grisur dhe të mbuluar me gjak, ai mendon se e dashura e i tij është copëtuar nga luanesha dhe kështu, në dëshpërim, ai vret veten me shpatën e tij. Thisbe, duke dalë nga vendi ku ishte fshehur dhe duke parë trupin e të riut tani të pajetë, vendos gjithashtu të bëjë vetëvrasje dhe para se të vdesë ajo shpreh dëshirën që të varroset bashkë me të dashurin e saj.
Kaq e madhe është keqardhja e perëndive të cilët, në kujtim të dy të dashuruarve, ngjyrosin frytet e bardha të manaferrave me ngjyrën e gjakut të derdhur nga dy të dashuruarit.
Shekspiri u frymëzua nga kjo histori dashurie tronditëse, për të shkruar kështu "Romeo dhe Xhulieta", e cila përcaktoi suksesin e dramaturgut anglez, duke e bërë atë të famshëm në të gjithë botën.
By Lauri anunnak
Vetëm për forumin virtual.