Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjenerata të tëra të femrave rriten duke lexuar romane romantike, duke mos qenë të vetëdijshme se ato ndikojnë negativisht në lidhjet dhe psikën e tyre.

Një zhanër i tillë librave e idealizon dashurinë dhe seksin, ndërsa lexuesve u ofron pritje të rrejshme. Për këtë arsye, edhe pse romanet e dashurisë mund të jenë interesante dhe të këndshme për lexim, ato i inkurajojnë femrat që t’i jepen seksit të pasigurt dhe shtojnë rrezikun për shtatzëni të padëshiruara.

Një grup psikologësh britanikë janë kundër romaneve që propagandojnë tematikë të tillë, në veçanti që flasin për femra të cilat nxisin pasionin mashkullor, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë në gjendje ta kontrollojnë pasionin e tyre. Sipas ekspertëve, romanet duhet të flasin për mënyrën reale të kuptimit të botës, ndërsa romanca si referencë interesante për këto romane duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtë.

Një tjetër element për t’u përmendur është edhe pasiguria shëndetësore që ofrojnë romanet e tilla kur është fjalë për marrëdhëniet seksuale. Pasi që, në kundërshtim me punëtorët shëndetësore që rekomandojnë përdorimin e prezervativit, shkrimtarët e romaneve romantike janë kundër seksit të sigurt.

B:/Telegrafi/
 
Titulli: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

ahahaaha po normale......qekurse lexojne akoma danielle steel......
 
Pe: Titulli: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

ahahaaha po normale......qekurse lexojne akoma danielle steel......

ose 3 metri sopra il celo LOL LOL LOL per mos te thene te gjithe ato te Federico Moccies LOL
 
Re: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Tani varet kjo gje,sepse te lexosh romane dashurie ndonje gje te keqe,por disa i hyjne aq thelle botes se romanit,sa humbin pak nga realiteti....Duke qene se romanet e dashurise kane ne tematike dashurine,jane dhe femrat ne numer qe i lexojne me shume...Femra duke qene pak me shume emotive aq me shume,duke pare qe ne roman trajtohet tema qe ato e kane si ''qender'' te levizjes,dashuria,humbin pak mbi romanin....Zakonisht kur lexohet nje liber cfare do qofte ai,te krijon imazhe imagjinate momentale,duke krijuar keta imazhe vetekuptohet qe leximi nuk eshte bere automatikisht si nje proces,i mendjes dhe i shqisave por eshte bere me shume se kaq...E keqja e ketyre personave qe jane shume emotive e qe lexojne keta romane mendoj se eshte ''besimi'' i madh qe i kapin gjerat...Duke lexuar romanin ata ndoshta memorizojne edhe pavetdije ne memorjen e tyre disa fragmente(qe ndoshta perkojne shume me realitetin),e kur i paraqitet ne realitet nje situate si ne roman,reagojne ashtu sic ka reaguar personazhi i romanit...ketu ndodh edhe e keqja,pasi pergjigja e realitetit smund te jete e njejte me pergjigjen qe i eshte bere ne roman...Pak a shume kjo eshte si me telenovelat(Shohin se u zune dy te dashuruar,shikojne me vemendje fjalet,skenat,kur i del ne realitet dicka e ngjashme vejne ne zbatim skenatqe kane pare ne telenovela,por mendojne se personi tjeter do ti pergjigjet si ne telenovele,faktikisht ndodh e kunderta,ketu pastaj fillojne problemet...)....
 
Pe: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Qe kur doli Playboy , Maxim , Penthouse , Private , Youporn , tube8 , efukt , xvideos kam hequr doren nga romanet e dashurise LOL LOL
 
Pe: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Tek nje njeri eshte shume e rendesishme te mbizotroj racionaliteti ,.realizmi praktika,,e then thjeshte perditshmeria.
Ka plote femra qe zhyten ne nje bote romantike ,fantazie dhe presin dashurin ,.enderrat e tyre te shkruara ne qiellin e hapur mes kaltersis,.e verteta eshte se enderrat duhen kerkuar per toke,.brenda jetes reale dhe asja qe na rrethon ne baze te kushteve rrethanve qe ne krijojme per te na ndodhur.
Jeta nuk eshte skenar telonovelash qe ka shume dhe sote femra qe cmenden pas tyre..se lej fare romanet.:p(mos te harroj hallall femrave per telenovelat po kur degjon qe i ndjekin dhe meshkujt..ahahhahahahaha...:p:p...cte thuashe tipik mashkulli romatik,.
 
Pe: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Cdo gje eshte e rrezikshme nese idealizohet, jo vetem romanet e dashurise.
Rendesi ka qe ne ti pershtasim gjithcka qe na rrethon vetes dhe menyres sone te jeteses perfshire edhe virtualitetin e jo ne ti pershtatemi faktoreve te ndryshem joreale qe plotesojne jeten tone
 
Titulli: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

Romanet dhe literatura klasike ne pergjithesi kishte rrethana reale andaj i rezistuan kohes dhe akoma ngelen te fresketa, ndersa keto telenovelta dhe bestselleret e sotem kam pershtypjen se do ishte mire sikur ti lexonim me nje dore :syze:
 
Titulli: Pe: Titulli: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

ose 3 metri sopra il celo LOL LOL LOL per mos te thene te gjithe ato te Federico Moccies LOL
ahahah une dua ta lexoj kete 3 metri.....se te gjitha e pelqejne jam kurioze
 
Pe: Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm

I kam pas lexuar ca si shume romanet romantik kur kam qene adoleshente...tani kam heq dore prej tyre. Vetem ndonjehere rilexoj librat e Jane Austen se me pelqejne.
 
Dashuria na ben njerzor.
Lum ajo qenie njerzore qe jeten e ti/ saj e jeton me shije romatike e pjalme dashurie.
Te jetuarit me dashuri don,qetesi,durim,kreativitet pozitiv ndaj dashurise, shume besim tek e mira dhe dashuria.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top