Roma e sakatuar, dhjetë lojtarë të lënduar

Luis

Tip i cuditshem :P
set8wj.jpg

Skuadra italiane Roma, është duke u përballur me një krizë të rezultateve, dhe krejt kjo për shkak të mungesave të mëdha në formacion.
Ekipi i Rudi Garicas ka mbetur shtatë pikë mbrapa Juventusit në luftë për titull, dhe lëndimet e shumta kanë bërë që ‘Giallorosët’, asnjëherë mos të jenë të plotë, transmeton Telegrafi.

Dyshja e sulmit Gervinho-Doumbia janë në Kupën e Afrikës, ndërsa mungesa tjera të rëndësishme për romakët janë edhe transferimi i ri, Victor Ibarbo i cili do të mungoj një muaj.

Në sulm është i lënduar edhe argjentinasi Juan Iturbe, ndërsa në mes të fushës, holandezi Kevin Strootman dhe Daniele De Rossi.

Në fazën e mbrojtjes në duel ndaj Cagliarit, do të mungojë dyshja e qendrës së mbrojtjes, Castan dhe Manolas ndërsa në krahë Florenzi dhe Balzareti.

Verdh e kuqtë të kompletuar dhe pa lëndime janë vetëm në portë, por edhe portierët që i kanë në dispozicion nuk i japin shumë siguri.

Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top