Roli i femres në shoqëri

unica

Anëtar i ri
Femra si nje akter i rëndësishëm ne shoqeri , historikish ka pasur rol te ndryshme evaluimin e jetes ne, si dhe sistemeve shoqrore, kisha dashur te marr edhe mendimin tuaj, "Cili është roli i femres në ditët e sotme ne shoqeri ", diskutim te kendshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Roli i femres në shoqëri

Urime per temen, shum tem interesante le te mirpresim mendimet :)
 
Titulli: Roli i femres në shoqëri

Te gjithe e dime qe nje rol te madh ne shoqeri e kudo luan edhe femra dhe me saktesisht edhe gruaja!Pse e them kete ;-sepse femra eshte nje force e madhe levizese ne shoqerine e sotme.Me pare femra shikohej apo vleresohej ne saje te dy faktoreve;
1- e destinuar per te kryer punet e rendomta te shtepise,
2- e destinuar per t'u pare si riprodhuese per shtimin e njerezve ne familje ,per t'mos u mbyllur dera ose oxhaku i asaj familjeje!
Dhe ne saje te ketyre botekuptimeve qe egzistonin per femren ,femra nuk mundte te nxirrte ne pah vlerat e saj...por me evolimin dhe emancipimin e parreshtur te shoqerise edhe femra mundohet te zere vendin e saj qe i takon ne shoqeri...Dhe roli i saj nuk eshte i paket.
Femra eshte e afte duke vene ne funksion te gjitha potencialet e saj,te jete ne detyra te medha shteterore,duke filluar qe nga detyrat me te thjeshta e deri tek ministre ,drejtore, kryetare parlamenti etj.Shume femra kane drejtuar dhe drejtojne shtete te fuqishem si Margaret Thecer zonja apo gruaja e hekurt sic eshte epitetuar,Anila Merkel, Hillari Clington,kryetarja e gjykates se larte ne Hage,Doris Pack e plot te tjera qe per momentin s'me kujtohen me punet e tyre kane cuar perpara shoqerine .Ne te gjitha fushat e artit roli i femres eshte mjaft i spikatur ,kontributi i tyre eshte i konsiderueshem ne emancipimin e femres ,role te bukura kane realizuar aktoret tona te medha ,te skenes dhe ekranit si Margarita Xhepa,Tinka Kurti, Roza Anagnosti, e deri tek te rejat si Yllka Mujo,Luiza Xhuvani, etj.etj.Ne fushen e mjekesise mjeke duararta qe operojne me sukses e shpetojne jete njerezish,shkencetare te ndryshme e deri ne Hene ka dhene kotributin e saj femra!Ja pra qe roli i femres eshte shume i madh ne shoqeri ashtu sikurse edhe ne familje.Gruaja eshte grua,eshte femije e madhe ,eshte moter, eshte....NENE...dhe jeta e gruas apo e femres eshte e zbrazet ne qofte se nuk e ploteson dashuria!Atehere ajo eshte e afte te beje cudira...
 
Titulli: Roli i femres në shoqëri

Femra ka një rol të madh në shoqërinë tonë..
Femrën mund ta përshkruaj si "mëma" e gjithçkaje pa të cilën nuk mund të ecim dot një hap para..
Në kohën e sotme ajo luan një rol tepër më të rëndësishëm se më përpara.. e gjen në çdo pjesë të jetës njerëzore dhe është një nga lidhjet kyçe të saj..
Shumë role të saj i ka thënë më sipër dhe Milva ( e cila ka marrë mungesa dhe na mungon mësuesja e forumit tonë :).. )

Por rolin më të madh dhe më të rëndësishëm mendoj se ajo e ka kur sell në jetë femijën .. nëna bëhet gjithësia e të gjithave roleve që mund të ketë apo mbahet, ndonjëherë në rruzullin tokësor apo në të gjithë universin..

Për rolin e femrës mund të thuash aq shumë saqë të gjitha faqet e këtij forumi nuk do munden ti nxënë .. :)..

Eh femër femër je veç një mbrekulli..

Ps: Sa feministe ndihem në këto momente dhe sa po më pëlqeka vetja.. LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top