Robben mbetet në Real Madrid

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Anësori holandez Arjen Robben, thotë se ai do të luftojë për vend në ekipin e parë të Real Madridit, ndërsa do të largohej nga Santiago Bernabeu vetëm për ndonjë ekip që luan në Ligën e Kampionëve.

Mediat spanjolle tashmë një kohë sh kruajnë se Real Madridi dëshiron ta shesë Robben me qëllim që të grumbullojë të ardhura për përforcime të reja.

Robben u lidh me një rikthim në Premier League, pasi Tottenham shfaqi interesim për shërbimet e tij, por holandezi thotë se nuk do të kalojë te ekipi anglez dhe do të luftojë për vend në ekipin e Pellegrinit.

“Me të gjithë respektin për klubin, kam vendosur të mos transferohem në Tottenham. Në këtë moment dëshiroj të luftoj për vend në Real Madrid dhe e gjithë vëmendja ime është e përqendruar te përgatitjet”, ka thënë Robben.

“Shpresoj se këtë sezon do të fitoj shumë me Real Madridin. Të vetmen gjë që do ta shikoja është një largim në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar holandezi.
*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0805151912260_m.jpg
    f.0805151912260_m.jpg
    27.6 KB · Shikime: 42

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top