Rivera e Shqipërisë, një viktimë e suksesit të vet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shqipëria është renditur nga Lonely Planet, si një ndër destinacionet më të mirë për t’u vizituar në vitin 2011. Vendit ballkanik i është rritur popullariteti i tij falë turistave prej disa vitesh. Një nga tërheqjet kulmore është ajo që njihet si Rivera Shqiptare, një itinerar prej 120 km i përbërë nga plazhe dhe fshate, nga Vlora në Sarandë. Meqënëse është rritur numri i turistëve, kjo është shoqëruar edhe me një “bum” në ndërtimin e hoteleve përgjatë bregut.
“Nuk ka shenja të fshatrave të veçantë të peshkimit dhe plazheve të izoluara me rërë. Hotelet janë ndërtuar direkt në bregdet, kudo që të jetë e mundur", ankohet Dirk, i cili bashkë me të dashurën e tij kishte zgjedhur Shqipërinë si vendin e pushimeve, pas leximit të rekomandimit me ngjyra të ndezura të Lonely Planet. اifiti, i ngopur mjaft me bregdetin, vendosi të shkojë në atë që udhëzuesi i udhëtimit e quan brendia e paprishur e Shqipërisë. Numri i turistëve që kanë vizituar Shqipëri është dyfishuar që prej vitit 2008. Shumica kanë ardhur nga fqinjët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por janë gjithashtu një numër i konsiderueshëm grekësh e italianësh që eksplorojnë plazhet shqiptare gjatë muajve të verës.
Si rrjedhojë e “bum”-it turistik, virtualisht çdo centimetër i bregut midis Vlorës dhe Himarës është i mbuluar nga blloqe kullash të shëmtuara. Në qytetin jugor të Sarandës, afër kufirit grek, ndërtuesit janë në veprim gjatë gjithë kohës në përpjekje për të përballuar kërkesën për shtëpi të lira pushimi që përbëhen nga betoni dhe tullat. Saranda ka qenë një qender e bukur peshkimi, por tashmë popullata e saj ka arritur te rreth 30 mijë vetë, me këtë numër që rritet gjatë sezonit turistik. "Shumë hotele nuk janë rezervuar nga turistët, por në një pikë ata do të vijnë patjetër", thotë një inxhinier ndërtimi, i cili aktualisht është duke përfunduar një bllok pallatesh me pishinë me pamje të drejtpërdrejtë në bregdet.
Megjithëse ndërtimi i tij ka marrë lejen e nevojshme, disa nga ndërtuesit e paskrupujt i nisin ndërtimet pa marrë një aprovim zyrtar. “Autoritetet nuk ndjekin menjëherë çdo ndërtim të paligjshëm për të ndaluar punën ndërtuese në kohë”, shpjegon ai. Atëherë kur zyrtarët më në fund informohen për hotelet ilegalë, ndërtesat thjesht prishen, duke rezultuar si rrënojat e panumërta të ndërtimeve të shëmtuar gjatë peizazhit bregdetar, aq sa ngjajnë si ato dhëmbët e kalbur në një gojë të shëndetshme. Pavarësisht nga pasojat e mundshme, shumë ndërtues vazhdojnë të ndërtojmë pa marrë miratimin paraprak të planit.
Më shumë se 100 km në veri të Sarandës shtrihet fshati malor i Radhimës, që është i mbushur me pemë ulliri dhe ku familja e Avniut ka jetuar në sajë të fermës, për më shumë se 200 vjet. Gjithsesi, ai tashmë ka vendosur të japë me qira shtëpi për turistët gjatë verës. “اdo dhomë ka një televizor dhe një banjë të vogël”, thotë ai me krenari. Edhe shtëpia tradicionale e fermës aty pranë është ende në gjendje të mirë. “Turistët pëlqejnë të shohin sesi njerëzit kanë jetuar në këtë vend”, shpjegon vjehrra e Avniut. Miqtë e interesuar mund të vështrojnë shtretërit dhe dhomën e ndjenjes, ku jetesa e familjeve rurale ishte e përqendruar kohë më parë.
Për shumë turistë, Radhima është vetëm një pikë ndalese në rrugë në jug të tyre, ndërsa në muajt e verës fshati shpesh anashkalohet tërësisht, pasi dashamirësit e diellit, shpesh edhe të huaj, shkojnë direkt në plazh. Rruga me “zig-zag”-e që kalon përmes maleve në 1000 metrat lartësi mbi nivelin e detit ofron një pamje të shkëlqyer të Gjirit të Gjipe dhe brigjeve të saj të bukura. Disa biznesmenë me moshë të re janë duke u përpjekur të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet. Për tre vjet, Tomi Gjikuria ka ngritur “Sea Turtle Camp”, një qendër e vogël kampingu në Dhërmi, ku vizitorët flenë në tenda të thjeshta, nën hijen e pishave. Megjithëse kampi është vendosur në një nga plazhet më të bukur të Shqipërisë, dyqani më i afërt ndodhet disa kilometra larg. Polaku Greg Deregowski është gjithashtu i përfshirë në industrinë e turizmit dhe ka hapur një shkollë zhytjeje. “Ka 10 rrënoja të ruajtura mjaft mirë, ka jetë detare dhe një anije mallrash të fundosur. Janë të gjitha në një thellësi zhytjeje prej pesë deri në dhjetë metra jo shumë larg nga bregu" shpjegon ai. Deregowski ka zgjedhur Sarandën si një nga zonat e biznesit të tij, për një arsyeje të thjeshtë: “Ka shumë hotele ne Sarandë, teksa ka gjithashtu edhe mjaft peshkatarë të paangazhuar, që unë mund t’i punësoj për të më dërguar zhytës nëpër rezidenca të këndshme zhytjeje”. Zhytja është vetëm fillimi, megjithatë, Deregowski beson se ka edhe mundësi për rritje të madhe në shëtitjet në natyrë dhe ecjet me “mountain bike”, zona që ai shpreson të zgjerohen në të ardhmen e afërt.
ikub
 
Pe: Rivera e Shqipërisë, një viktimë e suksesit të vet

CNN-ja dhe gazeta New York Times ua kanë preferuar brigjet e Shqipërisë qytetarëve të tyre.Nuk është vetëm bregdeti që ata ua kanë preferuar udhëtuesve nëpër vende të ndryshme, por janë edhe vende të ndryshme malore, liqene, lumenj që Shqipëria i ka nga jugu në veri.
Përpos brigjeve të bukura dhe plazheve të virgjëra që në Shqipëri gjenden kudo, kemi edhe brigjet e bukura të liqenit të Fierzës.
Këtë verë në Shqipëri mund ta vizitoni edhe Skraparin, ku gjenden kanionet e bukura dhe ku mund të bëni një shëtitje edhe me raft apo me barka të vogla, raporton Gazeta Express.
Ujëvara të bukura mund të shikoni aty, kurse për traditën e artit, antikitetin por edhe brigjet e virgjëra që shtrihen nën Bunë mund ta vizitoni Shkodrën.
Edhe turizmi malor nuk ka mbetur pas. Janë Alpet shqiptare, lumi i bukur i Valbonës, vende këto që shtrihen në Veriun e Shqipërisë, në Malësinë e Shkodrës. Edhe këto vende që shumë pak janë vizituar më parë.
Por, Adhuruesit e udhëtimeve sivjet, do të mund të njoftohen edhe nëse vizitojnë një faqe në Facebook, e cila deri më tani ka rreth 130 mijë njerëz që e adhurojnë, me titullin “Discover Albania”./Ardian Jasiqi/
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top