Rita Ora “Hot Right Now”

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1214232217589_m.jpg

Këngëtarja shqiptare e cila po kërkon shpërthimin e madh në muzikë në Amerikë, Rita Ora, ka lansuar këngën e re me videoklip “Hot Right Now”.
Bëhet fjalë për një këngë jashtëzakonisht cilësore, e cila po ashtu përcillet nga një videoklip ashtu si vet kënga, tejet ‘hot’.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Dj Fresh dhe vlen të përmendet performanca e Ritës në këtë klip, që sigurisht pritet të vërehet nga mogulët e mëdhenj të muzikës si Jay-Z dhe gjigantët ndër produksione siç është Interscope Records. /Telegrafi/
 
Pe: Rita Ora “Hot Right Now”

ka lansuar
mogulët
produksione

Kam pak dyshim per te dyten por qe kur keto te tjerat jane fjale shqip?
 
Pe: Rita Ora “Hot Right Now”

ka lansuar
mogulët
produksione

Kam pak dyshim per te dyten por qe kur keto te tjerat jane fjale shqip?

Morena, kete tekst sikur edhe shihet ne fund te tekstit nuk e kam menduar dhe publikuar une, por e kam marre nga Telegrafi...
Pajtohem shume me ty qe ka shume fjale te huaja ne gjuhen shqipe dhe ate aq shume te perdorura sa tashme duket se jane tamam shqip.

Sikur psh. eshte fjala per: Eveniment, Suport e shume e shume te tjera..
 
Pe: Rita Ora “Hot Right Now”

Jo jo e di qe nuk e ke bere ti Ylli por them edhe ato gazetare, qe gazetare qofshin si emer..
Prandaj acarohem kur shoh keto gjera e shkrime qe sjane ne gjuhen e duhur.
 
Pe: Rita Ora “Hot Right Now”

E keqja e gjithe kesaj eshte se aq shume keto fjale te huaja perdoren ne gjuhen tone si pjese e saj, po na behen te aferta dhe gadi-gadi si fjale te gjuhes sone. Nuk di pse gjuhetaret (albanologet) nuk ndermarrin asgje ne kete drejtim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top