Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rinia-E Ardhmja e Shqiperise

E nesermja eshte e pasigurte, por nga mesimet e se shkuares mund te nxjerresh parashikime per te ardhmen. Rinia eshte produkt i shoqerise ku jeton, eshte e gatuar ne nje menyre te caktuar duke e ndare ate ne individe pasi te gjithe jetojne ne familje te ndryshme, jane rritur ne kushte te ndryshme dhe kane formim te ndryshem. Por te gjithe si nje pjese e ndare ne termat individuale perbejne nje trung te pergjithshem te quajtur RINI, ose sic njihet e titullohet shpesh e nesermja pasi edhe mosha i favorizon per te qene ato te cilet mund te varen shpresat.

Por cilat jane dobesite dhe te mirat e kesaj rinie, cilat jane ato pjese tipike te karaktereve te tyre me te cilat mund te varesh shpresat se ky vend to te mund te perparoje, lulezoje dhe arrije nje stad te deshiruar nga bashkombesit tone. Ju ftoj qe te jepni opinionin tuaj lidhur me kete c'eshtje ne menyre qe te gjithe te mund te edukojme dhe mesojme dicka nga njeri-tjetri.
 
Kam shkruar nje poezi nje dite ndersa isha disi i pakenaqur nga veshtrimi im ndaj te rinjeve shqipetare. Ndoshta eshte paksa i ashper toni pershkrues, jam munduar te kritikoje disa vese te keqija te kesaj rinie. Normale, eshte e pavend te mendohet se te gjithe jane te tille. Por sic edhe mund te kuptohet kjo i kushtohet atyre dhe vetem atyre qe bredhin cdo dite pa plan, atyre qe jane te papune sepse nuk duan te punojne, atyre qe kane vetem veset e keqija dhe qe nuk enderrojne, shpresojne dhe punojne per nje te ardhme me te mire.

Gjememadh e fjaleshum,
pune pak e te mjerum.
Enderrimtar e te pazot,
shoket si kane ne kete toke.

Kokebosh e xhepshpuar,
egoist te betuar.
Mendjemedhenje ne maksimum,
si keto si gjen kerkund.

Pijne duhan e pijne alkool,
nuk kan formim as nuk kane shkolle,
rrine rehat e nuk punojne,
vec kafet dhe skedinat frekuentojne.

Nje gje e them pa u betuar,
qe e ardhmja eshte e paparashikuar,
por me keta te derrmuar,
e nesermja ka per te kushtuar.
 
Dhe une kam nje veshtrim skeptik ndaj rinise shqiptare. E them me keqardhje po shumica e tyre gjenden ne nje udhe pakryre. Jane te humbur ne rrugen e vet. Rini pa nje vizion te qarte per te ardhmen, pa plane, pa endrra, rini qe thjesht endet sa poshte - perpjete. Nuk them se te gjithe bejne pjese ne kete grup, po ata qe merritojne fjale te mira dhe qe me te vertete kane projektuar jeten e tyre jane te pakte. Me aq pak yje nata nuk ndricon.

Problemi, mendoje une, te rinia shqiptare qendron aty qe nuk dine se cfare kerkojne. Mbarojne nje shkolle te mesme, qe nuk mbet kush pa e mbaruar dhe gjithe duan pastaj te futen te punojne neper dogana, te punojne ne polici, ne administrate - aty ku puna sipas tyre o do sjell ''autoritet'' (i keni pa ca police zhgelana neper rruge qe hapen dhe fryhen aq shume.) o do jete noj pune e lehte. Se mendjen vetem aty e kemi te fitojme dicka sa me lehte, dhe te futemi neper vende ku lulezon mitoja e ryshfeti.

Nje kategori tjeter prap e rinise tone jane ate qe mbarojne fakultetin dhe menjehere deshperohen - duan te gjejne pune per 24 ore dhe menjehere fillojne akuzojne shtetin se u ka faj qe nuk u hap vende punesimi.

Mua per vete me eshte thellu ne koke se thuajse te gjitha profesionet, po ta mbarosh shkollen me seriozitet dhe perpikmeri do te mundesojne t'ja hapesh dyert vetes. Duke fillu qe nga fakulteti i mjekesise - ofron mundesine per te hap nje ambulance private, mbaron ekonomikuk - ke mundesine te punosh kontabilist, menaxher, marketer - te gjitha keto profesione qe se paku tek une ketu jane deficitar, juridiku pastaj te ofron te hapesh nje zyre dhe te punosh si noter, keto qe kryejne per gjuhe mund te mbajne kurse private, kta te tjeret qe jane per pedagog dhe keta mund te mbajne kurse private. Gjithe kete e them per shkak se jam e bindur se po mbarove dicka patjeter qe do gjesh 5 min. e tua ne jeten profesionale. Une se paku i mbaj shpresat tek kjo pjese e rinise. Dua te shoh me shume vullnet, pune dhe seriozitet tek ata dhe besoj se keta pastaj do jene nje lokomotive qe do terheq dhe te tjeret ne nje te ardhme me te bukur.

E zgjata nje cik si shume, po eshte teme shume e gjere qe une shpesh e diskutoje dhe ndoshta permenda dhe gjera qe mund te kene dal nje cik jashte teme, prandaj, po e permbyll ketu qe mos te del se dua te them shume gjera e ne fakt mos te them asgje. :D

Zgjohu rini nga ky gjum i thelle se me verte qe shume keq je zhytur ne kete humnere! Zgjohu se tymi kotesise syte ti ka verbuar dhe nga e verteta dhe endrrat te ka larguar!
 
ne shqiperi me sa po shikoje une duan ti hyjne nje profesioni qe te siell me shume te ardhura por pa pature deshire apo pasion per kete zanat dhe pa kontrolluare se cfare kerkon tregu
po te shikosh ne shqiperi shumica kerkojne juridikun a thua jemi kineze (mbi 1 bilion njererz)dhe kerkohen kaqe shume avokate
rinia shqipetare mundohet te pasurohet shume shpejte dhe pa mundime ose ne kurrize te tjetrit dhe keshtu kane gjeture rrugen me te shkurter duke ndenjure neper kafenet dhe vrasin mendjen si te bejne leke
gjithashtu nje rendesi te vecante ka dhe shteti ku me politikat e tyre duhet qe te inkurajoje kete rini per mbaruare per nje zanat pa qene nevoja per te studiuare(ketu fuse kurset e ndryshme ,tullaxhiun,mekanikun,hidraulikun etj etj)dhe tiu garantoje pune ose te kene mundesin te punesohen ,por kur shteti nuk do ti'a dije fare por shikone qe te liberalizoje vizat qe do te thote te ikin te gjithe jashte vendit por te investoje leket ne shqiperi,qe ketyre te mos ju shteri burimi i te vjedhurit
dhe si perfundim per aqe sa shikoje dhe degjoje e ardhmja e rinise ne shqiperi me duket e pa shprese (per njeriun e ndershem dhe puntore behet fjale)ishalla qofsha gabim
 
Ne vendin tone ( them kshtu se eshte vendi yne) thjesht shkurt dhe shqip mungon ideja. Ne duhet te koncentrohemi ne mundesit dhe kapacitetet tona. Duhet te fokusohemi te arrijme me ato ce kemi.
Linde pyetja a kemi ne mundesi? Une them se mundesit qe kemi ne pak ka vende qe kan mundesit tona. Turizmi pllazhe-male nje nder mundesit e shumta qe nuk e kemi shfrytezu as 1%. Eshte thuajse vendi i vetem ne Europe qe me nje investim te vogel brenda dy oresh ne nje sezone mjafte te mire te vitit munde te shfrytezosh plazhin dhe skijimin.
Pastaj o popull toka do punuar se nje vend qe ska siguruar buken e gojes kure smunde te ike nga fukarallaku. :gjujpeshk:
 
Nese vazhdojme te rritemi me kete fryme sot ..nuk mendoj se ne jemi e ardhmja e mire e Shqiperise .
Deshira per nje pune te ndershme ka ikur ...dhe me kete fryme po rriten dhe te rinjte sot ...duke i ngrohur krahet nga rryshfetet dhe korrupsionet.
Eshte bere primare ''mania per sa me shume lek '' dhe jo ''mania per te punuar ''
 
rini shqipetare ka te ardhmen pasi te behet liberalizimi ose levizja e lire drejte BE pasi ne shqiperi nuk po ju jepet mundesia me e vogel ose shume pak qe po ta shikoni dhe qeverite me programet e tyre gjithcka behet vetem per mundesin se si te largohen njerzit (qe rinia eshte kryesorja ne kete levizje)nga shqiperia dhe kete ata e quajne arritje
 
rini kafenesh...brezat qe vijne me keq,do jene rini facebook-u...:mah
 
Titulli: Rinia-E Ardhmja e Shqiperise

Eshte frike te mendosh se ne doren e kujt do jete shqiperia me vone. Te rinjte shqipetare mund te jene te zote te bejne gjerat me te mira per vendin tone, por vete koha qe po jetojme, qeveria qe po drejton vendin, dembelizmi, jane shembuj te keqinj per kete rini. Pres nje angazhim nga rinia, por me pikepytje mbetet ajo ne doren e tyre... Jo vetem ne shqiperi por erdhe ne vende te tjera.
 
Titulli: Rinia-E Ardhmja e Shqiperise

jam dakort me pjesen me te madhe prej jush qe thoni qe rinia eshte rini dembele, kafenesh, pa ide etj. Dhe ne fakt te vjen keq per kete sepse ne fakt eshte nje rini qe nuk i mungon zgjuarsia..shume shqiptare dalin te paret ne shkollat jashtevendit...

por kush po ua jep MUNDESINE kesaj rinie per tu zhvilluar? Perse nuk diskuton qeveria sesei te hapi biblioteka moderne per te rinjte, sesi te organizoje aktivitete, sesi ti beje nje ''rifresh'' kinemave, teatrove dhe shume institucioneve te tjera argetuese ne menyre qe ti ofroje rinise mundesine qe te ''mesoje duke u argetuar??''...por jo se dhembet dhe dhemballet e opozites jane shume me te rendesihme per tu diskutuar..po nejse se eshte teme me vete ajo..
..une them se po te kishte nje organizimim per jeten rinore, atehere nuk besoj se rinise do ti binte malli per te shkuar pabeve dhe lokaleve te bllokut...

per te mos permendur shkollat pastaj...ata qe jane ne shkolle te larte i dine mire sesi eshte i organizuar mesimi...del nga shtepia qe pa gdhire dhe kthehesh me henen e plote...jo se te gjitha keto ore i bejme mesim. Ne mes na fusin nja dy tre ore pushim, nje ore mesim pastaj prap pushim...ku te shkoj studenti i gjore? Ne bibliioteken e shkolles qe jo vetem qe eshte me orar por dhe than ftohtit aty brenda?..detyrimisht i japin mundesine pronareve te lokaleve qe te behen milionere....

Nuk ma merr menja se rinia jone eshte dembele per pune. Ska interes jo per gje! po ku te gjesh pune ketu? Ketu edhe shitese te fillosh te do pronari me tre gjuhe te huaja, me eksperience (edhe pse i kerkon minimumi 18 vjec)...shkurt! sgjen dot pune po s'pate mikun, lekun ose shalet e bukura!

pastaj sigurisht qe ka edhe elemente qe skan kacidhe ne xhep dhe gafuren me X5 te marra borxh apo me pije te shtrenjta ne tavolina.
por teveqela te tille ka gjithandej jo vetem ne shqiperi.

nejse!!...ma boni hallall qe u zgjata kaq shume po shyqyr gjeta i ven ku me u shfry :D
 
Titulli: Rinia-E Ardhmja e Shqiperise

Rinia e ardh'mja e leshit t'shqiperis e tkosoves muj me thon , rini qe gjith diten sillet rrugve shumica e rinis perdorin mariuhanen , plot perdorin shprica ke edhe asi kokain rini qe ma shum pin raki se sa qe pin uj qfar lesh rinie osht kjo ? Mujm me ja bo rrafsh vetes kta politikanat ton qe po thojn edhe t'huj Shqiperia e Kosova kan popullin me rini mas shumti n'ballkan (ndoshta n'europ) po jon ka harrojn me thon qe kem rini t'deshtume , tpa arsimume edhe ndoshta rinia qe perdor mas shumti raki (alkool) drog e mirret me gjona t'kqija .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back