Rikthimi i Klopp, tifozët e Dortmund i rezervojnë një pritje të veçantë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rikthimi i Klopp, tifozët e Dortmund i rezervojnë një pritje të veçantë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



1460068302_klop.jpg



1460068378_klop5.jpg



Atmosferë spektakolare dhe mbi 80 mijë tifozë të pranishëm në “Signal Iduna Park” në barazimin 1-1 mes Dortmundit dhe Liverpoolit.

“You'll Never Walk Alone” (Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm) mbizotëroi në shkallët e impiantit për thuajse të gjithë takimin. Një këngë me të cilën identifikohen si Dortmundi, ashtu edhe Liverpool.

Trajneri Jurgen Klopp u rikthye në shtëpi dhe tifozët vendas nuk i kishin harruar shtatë vite të mrekullueshme që kaluan bashkë, prandaj ata i rezervuan një pritje të veçantë ish-it të tyre.


Trajneri përshëndeti të gjithë tifozët duke qëndruar edhe për pak momente në mesin e fushës e duke shijuar atmosferën, por u kap edhe duke vëzhguar lojtarët vendas, duke bërë që të shpërthejë ironia në rrjete sociale.

Ai takoi edhe trajnerin aktual të Dortmundit, drejtorin teknik si dhe stafin tjetër të ish-skuadrës së tij.

Organizatorët e ndeshjes u kujdesën edhe që trajneri karizmatik të mos “ngatërronte” dhomën e zhveshjeve. Në rrjetet sociale u publikua një foto nga ambientet e brendshme të stadiumit, ku ishte vendosur edhe një tabelë për t’i treguar Kloppit dhomën e zhveshjeve të miqve.

Gjithashtu, platforma dixhitale gjermane “Sport 1” i ka dedikuar trajnerit një kamera gjatë gjithë lojës, dhe shikuesit në ekran patën mundësi të zgjidhnin të shohin vetëm trajnerin e Liverpoolit përmes opsionit “Klopp Cam”.

/ Top Channel
 
Titulli: Rikthimi i Klopp, tifozët e Dortmund i rezervojnë një pritje të veçantë

Jane vertet te veçante gjermanet !!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top