Rikthim ne Sankt-Petersburg.

Didi

C'est la vie.


Rudina Hoxha


6a78Zef_Shoshi1.jpg


Sa i rendesishem eshte per nje artist te jete vazhdimisht kerkues dhe mbi te gjitha ta konsideroje artin e te nxenit si nje proces qe zgjat nje jete? Kete pyetje bera vertet pasi mesova se piktori shqiptar, Zef Shoshi, kishte vizituar Sankt-Petersburgun (ish-Leningradin e dikurshem) pas 56 vitesh, aty ku studjoi per pikture. Nje rikthim ne kujtimet e rinise? Jo vetem. Por mbi te gjitha, nje rifreskim dhe ushqim per fantazine e mjeshterine e tij artistike.
Ky i fundit ndoshta ka qene takimi dhe biseda me e bukur qe kam patur me piktorin Shoshi. Si kurre me pare, pashe dhe degjova nje artist te frymezuar pa limit nga kryeveprat e mjeshtrave te medhenj boterore si dhe te artisteve ruse ne veçanti.
Siç shume mund ta dine, Shoshi studioje ne Institutin e Piktures, Skulptures, Arkitektures dhe Grafikes me emrin I.E. Rjepin ne Sankt-Petersburg (ish-Leningrad.) Ishte nje deshire e tij vetjake te kthehet ne kete vend e te rizgjoje kujtimet e rinise dhe ndjesite qe te fal vetem magjia e artit rus plot 56 vite me vone.
Ndonese nje ish-student shqiptar, qe ka studjuar atje, do t’i thoshte se te shkonte ne Rusi tani do te ishte per te taman “si nje kenge e kenduar nje here,” piktori shqiptar do ti shkonte deri ne fund enderres se tij. Ne mengjesin e 2 gushtit, Shoshi do te merrte rrugen per Shen Petersburg i pa shoqeruar nga dikush tjeter sepse siç thote ai “arti shijohet me vetveten.”
Bilanci i nje vizite te tille 11-ditore mund te pershkruhet keshtu nga Shoshi: “Pashe edhe njehere mjeshtrat e medhenj te penelit qe me ushqyen fantazine dhe deshiren per te rritur me tej aftesine artistike. Vertet nuk kisha te ngopur.”

Dhe udhetimi fillon…
Fillimisht piktori 72 vjeçar do te shkelte plot emocion ne ndertesen e Akademise se Arteve te Shen Petersburgut me shprese se mos merrte ndonje informacion per ndonje nga shoket e tij me te cilet studjoi. Por me kot.
Shpejt nuk do te humbte kohe por do ti drejtohej Ermitazhit, muzeut te madh ku ruhen vlerat e artit te perbotshem. Dyndje e madhe turistesh nga e gjithe bota. Duhej te prisje ne radhe te pakten per nje ore nen nje diell te nxehte per te hyre brenda. Hyrja e vizitoreve per ne Ermitazh nuk ishte me nga ana e bregut te lumit, Neva, por nga ana e mbrapme. Ndersa flet, piktori gati e rindjen torturen e qendrimit nen diell. “I them nje vizitori rus qe qendronte pas meje se po qendroj pak ne hije se dielli pervelonte. Por pata fat, rusi, qe kishte ardhur nga Kalingradi per te pare Ermitazhin, me tregoi nje peme te madhe qe krijonte hije dhe me tha te shkoja atje se edhe gruaja e tij aty po priste,” thote Shoshi me nje buzeqeshje.
Shen Petersburgu eshte nder qytetet me te bukur te botes i ndertuar prej Pjetrit te Madh, nje prej careve me reformatore te Rusise. Eshte e habitshme tek kupton se si nje qytet kaq madheshtor ngrihet mbi nje terren kenetor.

Rembrand
Qe kur ishte student dhe frekuentonte Ermitazhin, Shoshi qendronte me shume tek salla ku ruheshin veprat e Rembrandit. Edhe kesaj here do te shkonte perseri te Rembrandi. “Rembrandin s’kisha te sosur duke e pa. Me mahniti me shume kesaj here se sa ne periudhen kur isha student. Eshte nje mister si ka arritur te materializoje figurat,” komenton Shoshi.
“Plaku me te kuqe,” per shembull, Ajo koka e plakut duket sikur del nga tabloja. Po duart e tij? Duket sikur levrin gjaku neper to. “Kthim i birit plangprishes,” nje tablo madheshtore e Rembrandit. Fillimisht lexoj figurat e planit te pare, te ndriçuara nga drita dhe pastaj gradualisht zbulohen figurat e planit te dyte e te trete ne thellesine e tablose. Keto jane vepra te pjekurise se tij artistike dhe mua me duket se eshte ende ne kete udhetim qe do te donte te mos mbaronte kurre,” thote piktori.
Ermitazh perfshin edhe dy ekspozita te tjera. Njera me grup-portrete te piktoreve hollandeze te shekullit te 17-te dhe tjetra nje tablo me dimensione te vogla e punuar me mjeshteri te larte prej nje akuarelisti rus.
Rusia duket se pa monumente dhe vepra artistike pushon se qeni magjike; nuk ekziston dot. Eshte pak a shume si te thuash se historia e Hollandes nuk mund te kuptohet dot pa ujin e sistemet e saj perfekte te kanalizimeve. Keshtu edhe arti rus eshte kaq i rendesishem per kete komb sa ka arritur me shume se çdo gje tjeter, te dokumentoje historine dhe jeten dritheruese te tij ne paqe e ne lufte, ne kohe gezimesh e hidherimesh. Shoshi ka nje nocion shume te qarte mbi historine dhe artin rus. “Kam mesuar mbi historine dhe artin rus duke lexuar shume per to. Kjo per arsye se kam marre formimin tim profesional atje,” thote piktori.
Muzeu Rus
Ne Muzeun Rus ai ka qene tre here. Por kesaj here ishte nje udhetim plot labirinthe e emocione te papershkrueshme. Mjaft interes per shume vepra te artisteve rus kryesisht piktore realiste. Por edhe per avangardistet rus para dhe pas Revolucionit Bolshevik. Ne kete muze, ai eshte “i dashuruar” pafund me nje nga veprat qendrore te tij - tablone e Karl Brjullovit “Ditet e Fundit te Pompeit.”



Subjekti ne tabllo pershkruan shkaterrimin e qytetit antik roman te Pompeit gjate shperthimit te vullkanit te Vezuvit ne vitin 1979 pas eres se re. Karl Brjullov eshte nje nder artistet e medhenj rus te gjysmes se pare te shekullit XIX. i prirjes klasike por edhe nje kolonist i shquar.

c0777mount-1_copy.jpg

“Kjo tabllo me pelqen se tepermi sepse ka nje zgjedhje shume te gjetur te kompozimit si dhe te ekuilibrit e te kontrastit te te kaltrave dhe te erretave.Ajo qe e ben te veçante kete tablo nga veprat e autoreve te tjere akademike rus eshte ngjyra. Aty gershetohen e kuqja, e gjelberta, e kaltra ne gri dhe e verdha si dhe kontrastet ne te zeze ne kafe. Te gjitha keto te realizuara me nje modelim te persosur te forms,” flet Shoshi pa marre as fryme.
Ne fakt, kjo veper ka pasur shume jehone jo vetem ne kohen kur eshte krijuar por ajo vazhdon te ngjalle interes edhe tek vizitoret bashkohore rus para se gjithash por edhe te huaj. “Aty une ndjej fatin tragjik te njeriut,” thote piktori.
Nje tjeter artist i madh, bashkekohes i Brjullovit eshte edhe Aleksander Ivanov. Ketu ne muze jane paraqitur etyde kokash dhe bocete per tablone e tij “Paraqitja e mesise popullit” qe i kushtoi plot 20 vjet te jetes se tij. Eshte edhe ky nje mjeshter i madh i formes dhe i ngjyres i mbeshtetur thellesisht ne natyre.
Natyrisht ne Muzeun Rus, Shoshi, i dalluar per nivelin e larte artistik sidomos te portreteve, nuk kish se si te anashkalonte veprat e portretisteve rus. Portretet virtuoze te V. Serov e ato te I.E. Rjepinit. Nje veper gjigante per nga permasat eshte tabloja e I.E. Rjepinit “Mbledhja e Keshillit te Larte te Shtetit” e realizuar me mjeshteri te larte. Nje pershtypje te veçante krijuan edhe qeramikat e glazuara te M. Vrubelit.
“ Ne pavionin e artisteve te avangardes ruse u njoha nga afer me suprematizmin e Kazimir Maleviçit te cilin e njihja nepermjet librave. Gjithashtu me terhoqi vemendjen nje artist N. Altman. Sidomos me pelqeu portreti i poeteshes A. Ahmativa te realizuar prej tij,” thote piktori.
Shoshi u befasua edhe nga Pavel Filonov qe e sodiste per te paren here ne muze. Ky artist, qe ka realizuar veprat e tij para dhe pas revolucionit, eshte mbeshtetur ne folklorin dhe artin e gdhendjes popullore. اdo pjese e tablove te tij eshte e skalitur dhe e perpunuar si kristale ngjyrash.
Pershtypje e emocione tek kaloi nga tabloja “Rusia pas vitit 1905” ku jepej situata dramatike disi pjeserisht edhe e abstraguar e Rusise se atyre viteve tek tabloja “Familja fshatare” e realizuar me ngjyra te ngrohta ku çdo kend i tablose eshte i perpunuar.
“Ne Muzeun rus pata fatin te vizitoj ekspoziten vetjake te piktorit te njohur te teatrit Maninskij te Sankt-Petersburgut, Aleksander Golovin. Te gjitha veprat ishin realizuar ne tempera dhe guash. Kishte dy autoportrete te piktorit si dhe mjaft portrete aktoreve apo regjizoreve bashkohes. Binte ne sy portreti shume i arrire ne kembe ne madhesi natyrale i kengetarit bas rus, F. Shaljapin ne rolin e Boris Godunovit nga opera me te njejtin emer te kompozitorit M. Musorgski,” perfundon Shoshi.
Ne vend te mbylljes
Ne fund te ketij udhetimi, Shoshi do te merrte me vete edhe dy numra te gazetave artistike ku pasqyroheshin ngjarje te rendesishme artistike kombetare ruse si dhe evenimente nderkombetare. Veçanarisht i terhoqi vemendjen nje shkrim i gjate me foto te shumta qe pasqyronin historikun e ngritjes se studjos dhe te banesave perreth piktorit rus, V.D. Polenov.
Ky kompleks interesant i banesave te familjes se piktorit se bashku me studion ne pjesen juglindore te Moskes ruhen si vend i vizitueshem nga shteti dhe administrohen dhe drejtohen nga nipat dhe mbesat e piktorit te shquar.
Kjo ngjarje do ti sillte menjehere neper mend Shoshit fatin e studios se themeluesit te skulptures monumentale ne Shqiperi, skulptorit te popullit, Odise Paskali qe per fat te keq pas demokracise u transformua ne vend predikimi te sekteve fetare.



Burimi: infoalbania
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top