Rikthehet gripi i shpendëve në Europë, Shqipëria ndalon importin nga vendet e prekura
Gripi i shpendëve është rikthyer në Europë, për herë të parë që nga viti 2006 dhe Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura.
Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.
Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.
g.shqip