Rikthehet finalja e vitit të kaluar në Champions, Chelsea për të bërë detyrën ndaj Porto

CHAMPIONS-SOT_frame_0-1100x620.jpg
Të tjera sfida spektakolare luhen sot në Champions League. Të gjithë sytë janë nga rikthimi i finales së vitit të kaluar Bajern Mynih dhe Paris Saint Germain.

Sfida e mungesave të mëdha mund të konsiderohet ndryshe takimi që do të luhet në “Allianz Arena”. Te kampionët e Bajern është i padisponueshëm bomberi Robert Lewandowski që u dëmtua në ndeshjet me përfaqësuesen dhe do të mungojë për disa javë, ndërsa së fundi nuk do të mund të luajë as Serge Gnabri që është infektuar nga Covid.

Për të njëjtën arsye do të mungojnë Alesandro Florenzi dhe Marko Verrati në kampin e francezëve. Të dy italianët rezultuan pozitivë pas shpërthimit të virusit në përfaqësuesen e kaltër.

Chelsea është favorit në ndeshjen tjetër duke pasur përballë Porton që eliminoi Juventusin një fazë më parë. Blutë kërkojnë të mos shpërqendrohen nga humbja ndaj West Brom në fundjavë, që është e para prej muajit janar, njëkohësisht e para për trajnerin Tuchel prej emërimit në stol.
A2news.com
 
Top