Revolucion historik: Bebe nga tre njerëz

Arfenilla

Themelues i Forumit


bebe.jpg


Deputetët në Britaninë e Madhe kanë votuar në favor të krijimit të bebeve me ADN-në e dy femrave dhe një mashkulli, një lëvizje që është cilësuar historike.
Britania e Madhe bëhet kështu i pari vend që miraton një ligj që lejon krijimin e bebeve nga tre njerëz.

Sipas BBC, në një votim të lirë, 382 deputetë ishin pro dhe 128 kundër teknikës që ndalon sëmundjet gjenetike që të kalohen nga nëna tek fëmija.

Gjatë debatit, ministrat thanë se teknika është një dritë në fund të një tuneli të errët për shumë familje.

Tani duhet një tjetër votim në Dhomën e Lordëve. Nëse gjërat miratohen, atëherë vitin tjetër do lindë e para bebe nga tre njerëz.

Sipas disa përllogaritjeve, rreth 150 bebe nga tre njerëz mund të lindin çdo vit.

Kjo metodë, e zhvilluar së pari në Njukasëll, do të ndihmojë gra si Sharon Bernardi, e cila ka humbur shtatë fëmijët e saj nga një sëmundje mitokondriale.

Sëmundja bën që të dëmtohet truri, muskujt e zemra.

Teknika përdor një version të modifikuar të fertilizimit in- vitro, duke kombinuar ADN-në e dy prindërve me mitokondrinë e shëndetshme të një gruaje dhuruese.

Mitkondritë janë ato ndarje të vogla brenda thuajse çdo qelize të trupit që e kthejnë ushqimin në energji të përdorshme.

Drejtuesi i ekipit të shkencëtarëve që ka zbuluar këtë praktikë thotë se është shumë krenar për këtë vendim.B expres
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top