Revoltohet Ardit Gjebrea me revistën “Charlie Hebdo”: Turp!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ardit.jpg


Këngëtari dhe moderatori i njohur i “Të dielës shqiptare”, Ardit Gjebrea ka reaguar ashpër kundër një karikature të publikuar nga revista satirike “Charlie Hebdo”, mbi emigrantët.

Bëhet fjalë për numrin e saj të fundit në të cilin, revista shprehej përmes një karikature se, vogëlushi Alan që u gjet i mbytur në brigjet e Turqisë, do të ishte bërë përdhunues një soj si emigrantët e tjerë që akuzohen për përdhunime masive në Këln, në dhjetor.
“Turp “Charlie Hebdo! I kujtoni shqiptarët në vitin 1990? I kujtoni anijet që dukeshin si male njerëzish lëvizëse?.. E kemi kaluar apo jo! Edhe Alani i vogël pjesë e botës tonë ishte. Ndërsa ajo pjesa tjetër kur ironizon është e papranueshme! Unë nuk jam Charlie”, shkruan Gjebrea.




Këtu mund të shikoni karikatuar e revistes Charlie Hebdo

Screenshot_16.png


Charlie Hebdo vazhdon të tallet me Aylan, fëmijën e vdekur mysliman (Foto)

Charlie Hebdo’ gazeta satirike franceze nuk rresht se provokuari. Viktimë e satirës së saj ka qenë kësaj here, refugjati i vogël Aylan që zbarkoi i vdekur në brigjet turke.
Kjo klishe që emocionoi mbarë botën ngjalli dhe shumë debate në Francë për autenticitetin e saj.

Charlie Hebdo këtë herë nuk është përmbajtur. Në karikaturën e saj thuhet: “اfarë do ishte bërë Alani i vogël kur të rritej? Do ngacmonte nga bythët femrat gjermane”

Screenshot_16.png


Kjo “blasfemi” që i referohet ngjarjeve të fundit që ndodhën në Gjermani në ditët e Vitit të Ri ku refugjatët ngacmuan femrat vendase, ka nxitur reagimin e shumë karikaturistëve të botës arabe madje dhe të vetë mbretëreshës Rania të Jordanisë.

Screenshot_24.png


Rania ka publikuar një karikaturë tjetër në Facebook’un e saj me shkrimin: nëse do të rritej Alani mund të ish bërë mjek, ose një baba i mirë.

Gjithashtu një tjetër karikaturist, palestinez Hani Abaz ka postuar këtë karikaturë.

img-20160116-222749.jpg


b.shqiperiaime
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Revoltohet Ardit Gjebrea me revistën “Charlie Hebdo”: Turp!

Edhe i thuhet gazetari kesaj?? Pff funderrine.. Okay okay e di qe ka bere satire dhe me politikanet e me kete e me ate,shpesh ka goditur korrupsionin e kete e ate, por nje njeri apo shoqeri qe s'ka njerezillek eshte nje HIC.
 
Titulli: Revoltohet Ardit Gjebrea me revistën “Charlie Hebdo”: Turp!

Cbehet per nje shitje masive-humbitet identiteti..
cbehet per nje popollaritet-humbitet humanizmi..
cbehet me njeriun kur njerzit nuk njeh..
Gjuajtje pa shije,pa koncept,pa llogjike,paprofesionalitet,pa shpirt@
Une jam "Aylan"......
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top