Restoranti vendos një frigorifer në rrugë për të larguar urinë e të pastrehëve
Restorantet çojnë dëm një sasi të madhe ushqimi dhe shumë produkte të tjera përfundojnë në qesen e plehrave, në vend që të shkojnë në barkun e njerëzve.
Pronarja i një restoranti në Indi, ka parë një grua të pastrehë që të hajë nga koshi i plehrave dhe kjo e bëri që të reflektojë për të bërë diçka.
Minu Pauline pati një ide brilante. Duke ditur që restoranti i saj, “Pappadavada”, prodhonte ushqime, mendoi që të vendoste një frigorifer jashtë, në rrugë. Kështu që njerëzit në nevojë mund të vetëshërbeheshin.
Ai është i hapur 24 orë në 24, në 7 ditë të javës dhe kushdo është i lirë që ta përdorë. Frigoriferi merr rregullisht ushqime dhuratë nga klientët e restorantit dhe persona të tjerë.
Njëkohësisht Pauline lë çdo ditë rreth 75-80 porcione me ushqim. “Paratë janë të tuat”,ka shpjeguar ajo , “por resurset i përkasin shoqërisë. Ky është mesazhi që dua të jap. Nëse hedh paratë e tua… po shpenzon resurset e të gjithëve”.
Një iniciativë e ngjashme ishte bërë me parë edhe në Arabinë Saudite nga një person anonim.
g.shqip