Në listën e përvitshme të revistës së specializuar britanike të restoranteve si restoranti më i mirë në botë është shpallur “Noma”, pronar i të cilit është një shqiptar nga Maqedonia.
Vendi i parë, pas mbretërimit katërvjeçar të restorantit spanjoll “El Bulli” i takoi restorantit danez “Noma”. Pronari i restorantit dhe kryekuzhinieri është Rene Rexhepi, me baba shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën daneze, i cili shërben kryesisht specialitete nordike. Rexhepi (32 vjeçar), shkruan të martën gazeta britanike “The Guardian” është një kuzhinier i talentuar i cili bën mrekulli me bimët e egra dhe lulet, si dhe produktet e freskëta të detit. Ndër dhjetë restorantet më të mirë, katër gjenden në Spanjë, tre në SHBA, si dhe nga një në Britani dhe Itali.