Republika e Ilirides, do te formoje institucione

Royal

Anëtar i ri
Lëvizja Kombëtare Shqiptare e Iliridës (LKSHI) paralajmëron formimin e institucioneve të Republikës së Iliridës për shkak të pakënaqësisë se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim ndaj kërkesës së tyre kryesore për federalizim të Maqedonisë.

Në kumtesën e LKSHI-së, adresuar deri te Parlamenti i Maqedonisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Ambasadës së Shqipërisë, si dhe misionit të BE-së dhe OSBE-së, kjo lëvizje ankohet nga “indiferenca” ndaj kërkesave të sajë për federealizim të Maqedonisë. “Në qoftë se vazhdohet me këtë indiferencë ndaj kërkesave tona ju bëjmë me dije se nuk përjashtohet mundësia e fillimit të funksionimit të institucioneve të Republikës së Iliridës, natyrisht brenda kompetencave të parapara me Kushtetutën e Republikës së Iliridës, të miratuar në vitin 1992 nga Kuvendi i Iliridës, i përtëritur në vitin 2006”, thuhet në kumtesën e LKSHI-së, ku vlerësohet se “indiferentizmi” solli edhe konfliktin e vitit 2001.

Burimi:Lajm i dates 27.08.2008
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top