Reportazhi “Kaçanik”.

Lauri

Anunnak
Gazetarët e emisionit investigati "Le Iene" kanë bërë një reportazh titulluar "Kaçaniku - Qyteti europian i luftëtarëve të ISIS" për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të "pa feshë". Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit...të dy shumë të ndryshëm edhe në pamje nga Lavdrimi, i cili dallon nga mjekra dhe veshja e gjatë karakteristike e xhihadistëve.







Motra shprehet se Lavrimi i ka rrëfyer se ka ikur të luftojë për Allahun - "por Zoti lart e di më së miri" - thotë ajo. Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta.

Ai njihet nga anëtarët e Shtetit Islamik si ‘Kasapi”. Bëhet fjalë për komandantin famëkeq nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdërim Muhaxheri, i cili është një nga terroristët më të kërkuar në botë. Në dy video të postuara nga ISIS, ai ekzekuton njerëz të cilët i quan të pa fe.
"Keni me gjet fundin si ky qen", - shprehet Muhaxheri në një prej videove të tij ku ekzekuton njerëz.

Gazetarët e misionit italian investigativ "Le Iene" kanë shkuar në Kaçanik, e pikërisht në banesën e Lavdërim Muhaxherit, ku kanë folur vëllezërit e tij. Nga Kaçaniku me 30 mijë banorë rreth 30 persona i janë bashkuar ISIS.

"Nuk di çfarë të them, ne jemi këtu të punojmë. Ai ka shkuar atje, dhe ne nuk e dimë se cfarë i bjënë", - shprehet vëllai i tij.

Nga Kaçaniku është dhe Abu Muqatil apo Al Kosova, i cili në një video nga Shteti Islamik kërcënon vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosovën e Shqipërinë se i presin ditë të zeza.

Në emër të Allahut, do të keni frikë të ecni në rrugë. Atëherë kur ju flini do t'ju mbysim ju", - thuhet në videon e ISIS-it ku terroristi në fjalë flet shqip.

Por çfarë mendon motra e tij?
Vijnë të gjithë në shtëpinë tonë nxjerrin kamerat dhe regjistrojnë pa lejen tonë, i nxjerrin pa njoftimin tonë. Ai më ka thënë që ka ikur për Allahun, por Zoti lart e di më mirë. Nëse edhe ti do të besoje do të niseshe", - shprehet ajo.

Imami i xhamisë thotë se ata nuk luftojnë në emër të fesë, por lufta e tyre është një krim kundër njerëzimit.

"Një luftë pa kuptimë, që nuk është xhihad, atëherë është krim",- thotë imami.
Faiku, i cili ka dy djemtë e tij në Siri, si pjesë e shtetit islamik tregon dramën e tij. Ai madje ka shkuar vetë deri në Siri për të tërhequr fëmijët dhe aty ka parë një tmerr të vërtetë.

"Djali im i madh ka shkuar në luftë më gruan dhe dy fëmijët, më pas është vrarë. I dyti nuk ka vajtur për të luftuar, por ka shkuar për të ndihmuar për fëmijët. Djali tjetër do që të kthehet por bandat e xhihadistëve nuk e lënë. Disa hoxhë në Kosovë manipulojnë, kanë çuar fëmijë të rinj nga 13-17 vjeç. Kam arritur të shkoj në Aleppo, por nuk më kanë lejuar të hyjë të diskutoj me ta.

Kam shkuar deri tek dera e kampit aty dhe nuk më lanë të hyj. Me e paramendu se çfarë ke parë atje, ta kthesh kohën, nuk mundesh më me fjet. Kam parë fëmijë me koka të prera....
/Oranews
Video e plote per miqt e gjuhes italiane:
Video Le Iene: PELAZZA: La citt
 
Titulli: Reportazhi “Kaçanik”.

Sa pergjigje te sakta paska jap ky zoteriu ne video. I lumte.
 
Titulli: Reportazhi “Kaçanik”.

Sa pergjigje te sakta paska jap ky zoteriu ne video. I lumte.

Mjaft i sinqerte, dhe tamam burr.
 
Titulli: Reportazhi “Kaçanik”.

Qysh e ka lyp edhe ka me gjet Lavdrimi. Dallim shume i madh kur te kqyrsh ku ka punu, per kon, qysh e tek, dhe nfund shih ku ka shku, qka bon tek bon, Zoti hajr e boft. Qafen e theft
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top