Renditja FIFA, Shqipëria e 57-ta

cent

...Lontano
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për meshkuj pozicionohet e 57 në botë, një vend i pandryshuar në krahasim me muajin e mëparshëm, tregoi renditja mujore e FIFA-s e publikuar këtë të enjte.

Për të gjashtin vit radhazi, është Spanja ajo që e mbyll vitin si kryesuese.

Gjermania dhe Argjentina janë dy kombëtaret e tjera më të mira pas kampionëve të botës dhe Europës në fuqi.

Gjatë vitit, ishte Ukraina përfaqësuesja që bëri përparimin më të madh, duke fituar 312 pikë më shumë ose 29 vende në renditje.

Aktualisht, ukrainasit renditen të 18-tët, ndërsa kombëtare të tjera me një rritje të madhe ishin Armenia, e 35-ta me 259 pikë më shumë nga Dhjetori 2012 dhe SHBA, e 14-ta me 237 pikë më shumë.

Këto janë 20 vendet e para të renditjes botërore të FIFA-s
1. Spanjë 1 507 pikë
2. Gjermani 1 318
3. Argjentinë 1 251
4. Kolumbi 1 200
5. Portugali 1 172
6. Uruguaj 1 132
7. Itali 1 120
8. Zvicër 1 113
9. Holandë 1 106
10. Brazil 1 102
11. Belgjikë 1 098
12. Greqi 1 055
13. Angli 1 041
14. SHBA 1 019
15. Kili 1 014
16. Kroaci 971
17. Bregu i F. 918
18. Ukrainë 908
19. Bosnje 899
20. Francë 893
..................................................
57. Shqipëri 571
..................................................

5 vendet e para sipas kontinenteve

Europa
1. Spanjë 1 507
2. Gjermani 1 318
3. Portugali 1 172
4. Itali 1 120
5. Zvicër 1 113

Amerika e Jugut
1. Argjentinë 1 251
2. Kolumbi 1 200
3. Uruguaj 1 132
4. Brazil 1 102
5. Kili 1 014

Amerika e Veriut
1. SHBA 1 019
2. Meksikë 892
3. Kosta Rika 741
4. Panama 705
5. Honduras 690

Azia
1. Iran 720
2. Japoni 638
3. Korea e Jugut 577
4. Australia 565
5. Jordania 536

Afrika
1. Bregu i Fildishtë 918
2. Ganë 849
3. Algjeri 800
4. Nigeri 710
5. Kepi i Gjelbërt 698
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top