Renditja e FIFA-s, Shqipëria -1

cent

...Lontano
Kombëtarja shqiptare ka zbritur një shkallë në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38 për muajin gusht.
29402oj.jpg
Mospasja e ndonjë miqësoreje ka bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Diazi të qëndrojnë në kuotën e 689 pikëve ndërkohë që është parakaluar nga Japonia e cila ka 7 pikë më shumë se kombëtarja jonë për shkak të fitores 1-0 me Irakun.

Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare do të jetë miqësorja e datës 14 gusht përballë Armenisë e cila do të luhet në Tiranë. Në këtë miqësore trajneri De Biazi pritet të grumbullojë disa emra të rinj të cilët do t’i shërbejnë atij për 2 ndeshjet eleminatore të botërorit Brazil 2014, me 6 shtator me Slloveninë dhe 4 ditë më pas me Islandën, skuadrën suprizë të grupit E.

Renditja e FIFA-s për këtë muaj vazhdon të kryesohet nga kombëtarja spanjolle e cila ka rreth 230 pikë më shumë se Gjermania e vendit të dytë.

Pushimet verore dhe impenjimet parasezonale të skuadrave të ndryshme europiane kanë bërë që numri i ndeshjeve zyrtare apo miqësore të kombëtareve të jetë në nivele shumë të ulta.

Kjo ka bërë që renditja e FIFA-s përsa i përket 10 vendeve të para të jetë e njëjtë me atë të muajit të shkuar, me Kolumbinë në vendin e tretë, Argjentinën në të katërtin, Italia e gjashta pas Holandes dhe Brazili në vendin e 9.

Renditja tjetër e organizmit më të lartë të futbollit botëror do të publikohet me 12 shtator.
Tch
/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top