Arfenilla
Themelues i Forumit
Kur është fjala për veshjen e zyrës ju me siguri se keni një kanal tuajin me modë në të cilin inspiroheni se si të visheni gjatë gjithë kohës në punë.
Për disa njerëz, duke u veshur për punë nuk është një kënaqësi.
Matilda Kahl, një regjisore 27-vjeçare thotë se është një tmerr për të menduar së çfarë të veshim çdo ditë në zyrë.
“Unë vazhdimisht kam thënë kjo bluzë është shumë e shkurtër, kjo maicë është tepër formale , procesi është shumë i vështirë’’ tha ajo.
Gjërat ndryshuan kur Kahl ka vendosur të vesh të njëjtën gjë çdo ditë.
Kahl, e cila ka shkruar në lidhje me përvojën e saj për revistën Harper Baazar Magazine tha “ishte një proces shumë i vështirë sepse vendosa që uniforma ime të jetë një këmishë e bardhë dhe pantallona të zi, por kjo më ka ndihmuar shumë edhe në të holla por edhe në kohë.”
Ajo ka rreth 15 këmisha të bardha dhe shtatë pantallona të zeza.
Kahl, e cila pëlqen të vesh rroba shumëngjyrëshe pas punës dhe në fundjavë, thotë se ajo kurrë nuk mërzitet nga uniforma e saj sepse ajo i kombinon ato me këpucë shumë ngjyrëshe.
ثshtë një vendim i guximshëm i modës për dikë që punon në një zyrë ku nuk ka kod veshje.
“Unë nuk mund t’ju them se sa çliruese është, dhe nuk mendoj se ju e kuptoni saktësisht se sa kohë dhe përpjekje ju merr në zgjedhjen e rrobave derisa ju nuk keni shumë për të zgjedhur”.
E pyetur se sa kohë merr veshja e saj për punë në mengjes, ajo u përgjigj: ‘’Rreth 45 sekonda‘’./KlanKosova/