Rendesia e muajit Rexhep

redi-

Anëtar i Respektuar
Te nderuar vellezer e motra mysliman!

Myslimanet e mbare botes po jetojne ne nje muaj te shejte. Ne nje muaj te begate. Muaj i cili eshte zgjedhur nga Allahut xh.xh si muaj i tij e ky eshte muaj Rexhep. Ky eshte muaji i Meshires se Allahut te Madheruar. Ne kete muaj eshte i shpetuar ai qe e fillon punen me emrin e Allahut (Bismilahir Rahmanir Rahim) duke i kerkuar Atij mbeshtetje, dhe eshte i humbuar ai qe nuk i kerkon ndihme dhe mbeshtetje Allahut te Madheruar.



Cfare thote Muhammedi a.s. per kete muaj?

Muhammedi a.s. thote: "Muaji rexhep eshte muaji i Allahut xh.xh. Muaji shaban eshte muaji im. Ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ummetit Mysliman." (Muslimi)


Cfare bente hz. Muhammed a.s. ne muaj Rexhep?


Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: "Aq shume agjeronte hz. Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare."

Muhammedi a.s thote:

"Allahu xh.xh. urdheron meleket te zbresin ne qiellin e dynjase e te thone: " O njerez, O mysliman! Kini kujdes! Me te vertet ka vazhduar nje muaj i madh, muaji i pendimit (istigfarit). Myzhde per ato qe bejne istigfare Allahut xh.sh. dhe qe bejne pendime (tevbe) per gjynahet e bera."

Imam Gazali thote:


" Beni shume istigfare ne muajin Rexhep. Ai qe thote per cdo sabah (mengjes) dhe aksham 70 here estagfirullah. Allahu e ben haram trupin e tij per zjarrin e xhehennemit. Kush thote vetem nje here ne shenje respekti e perulsie ndaj Allahut suren "Ihlas" Allahu xh.sh. ia fal gjynahet e vogla te atij aq kohe sa ai qe ka jetuar shumicen e jetes se tij (50 vjet).

Hz. Muhammed a.s. thote:

"Allahu xh.sh leshon Meshiren e Tij sic leshon shiun ne keto kater nete te medha:
1. Naten e pare te muajit Rexhep.
2.Naten e 15 te muajit Shaban.
3.Naten e fiter Bajramit (Bajramit te madh).
4.Naten e kurban Bajramit (Bajrmait te vogel).

Cfare duhet bere ne muajin Rexhep?

Duke kujtuar hadithin i cili tregon se muaji Rexhep eshte muaji i Allahut te Madheruar eshte mire te behen keto ibadete:
-Agjerim i diteve e hene e ejte te muajit Rexhep.
-Berja e Tevbes (pendimit).
-Berja e istigafes ( kerkimi i faljes se gjynaheve).
-Berja e duave te ndryshme.
-Falja e namazeve nafile.
-Kendimi i sures el-Fatiha.
-Kendimi i sures ihlas.
-Dergimi salavat per Hz. Muhammed a.s.
-Shtimi i ibadeteve ne grup ne familje.
-Dhenja e sadakase.

Duke e lutur Allahun e madheruar qe te na fal gjynahet, lutemi Atij qe ti ndihmojne myslimanet neper bote.I lutemi Allahut xh.sh qe ti sheroje te gjithe ato qe jane te semure dhe Lusim Allahun xh.,sh qe tju kete fal gjynahet.

Tema e Xhumase tjeter : "Rendesia e muajit Shaban"
_______________________
Pergaditi: Im. Gezim Kopani.
Link: Gezim Kopani
 
Back
Top