Rëndësia e gruas (nënës) në islam dhe në jetën e secilit nga ne

Rëndësia e gruas (nënës) në islam dhe në jetën e secilit nga ne
“Në Islam njeriu është qenia më me vlerë e gjithësisë. Allahu i Madhëruar për të ndërtuar dhe rregulluar faqen e Tokës, gruan dhe burrin i ka krijuar si dy qënie të gjalla që e duan, që janë nevojtarë fiziologjikisht dhe psikologjikisht dhe më në fundë, që e plotësojnë njëri-tjetrin”.


Nga: MINIRE CEKA

Nëse do të kishim biseduar për krijesën më të çmuar, më të dlir, më të durueshme dhe në të njëjtën kohë edhe më të përvuajtur padyshim se ajo do ishte gruaja (nëna). Përkundër vuajtjeve dhe brengave që ajo i mban mbi supe, kujdeset për fëmijët, burrin dhe shtëpin dhe pa mar parasysh a është e lodhur, e mërzitur apo e sëmurë ajo mundohet që asesi të mos ua shprehë familjarëve të saj këtë gjendje. اdo herë mundohet të jetë e lumtur, e fortë që të kujdeset për familjen a saj, të kryej obligimet e saj si bashkëshorte dhe nënë,e gjithë kjo sepse mundohet që familja e saj të jetë e lumtur dhe e gëzuar.
Rëndësinë e gruas (nënës) e shohim në çdo aspekt të jetës. Në jetën e secilit nga ne vërehet rëndësia e saj, në çdo hap tonin, rrënkim, gëzim, dhimbje, sëmundje gjëja e parë që e themi është “NثNث”. Ajo është shkaku që ne jemi këto që jemi, është pranë nesh duke filluar që nga moment kur jemi në brendin e saj (mitrën e saj), në çastin e lindjes, gjatë kohës së fëmijërisë kur ajo me netë të tëra mbetet pa gjumë. Kur jemi të sëmurë, ajo nuk kursen veten qe të kujdeset për ne, qan së bashku me ne kur ne rëzohemi apo pritemi etj.
Në moshën e adoleshencës kur ne jemi më të rrezikuar për të devijuar nga rruga e drejt ajo mërzitet dhe gjen fjalët më të mira dhe më me peshë për të na udhëzuar, por edhe në moshën e pjekurisë ajo është prehëri dhe shpatulla ku ne mund të qajmë hallet tona.
Pra ështa nëna ajo që na e mëson rrjedhën e jetës, dhe gjatë gjithë rrugëtimit tonë janë këshillat e saja ato që na mundësojnë ne të jemi njerëz me plotëkuptimin e fjalës.
Për fat të keq këto janë gjëra për të cilat ne shum shpesh nuk jemi koshient edhe pse është më se e qartë rëndësia dhe pasha e saj në jetërat tona. Edhe në Islam kërkohet që ti respektojmë prindërit (e sidomos nënën) dhe t`u nënshtrohemi atyre, kuptohet menjëher pas Allahut ue te ala.
Ka shumë argumente të cilat tregojnë se para islamit gratë kanë qenë vetëm objekt dëfrimi, kënaqesie, shfrytëzimi, keqtrajtimi, e shumë gjëra të tjera përveç vlerës që ato e meritojnë.
Jemi të vetëdishmë se para ardhjes së Muhammedit(s.a.v.s) si pejgamber vajzat janë varrosur të gjalla që në lindje, por pas shpalljes se Muhammedit (s.a.v.s) si pejgamber dhe zbrtitjes se Ajeteve të ndryshme rreth rëndësis dhe vlerës së gruas kjo shprehi është zhdukur.
Po të mos ishte kaq e rëndësishme gruaja në islam Allahu plotfuqishëm nuk do ta bekonte Mejremen të lindë fëmijë pa pasur marëdhënie me asnjë mashkull, për të mos e çuar më larg ajo lindi një nga të dërguarit e Allahut Isën alejhi selam. Bekimi dhe rëndësia e saj shihet edhe në Kur`an sepse një vend të vacant i është dedikuar asaj në “Suren Merijem”, dhe një sure të cilën ua ka dedikuar posacërisht grave” Suren en-Nisae”. Ky është një fakt më se i qartë për ato që kanë sy dhe vesh.
Rëndësia e respektit ndaj prindërve por edhe gruas ceket edhe në shumë ajete Kur`anore si dhe hadithe të pejgamberit tonë (s.a.v.s) të transmetuara nëpërjët es`habëve.
Këtë mund ta vërejmë edhe në Suren e mëposhtme "Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve..."(Kuran, kaptina Nisa:36) poashtu edhe në suren "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër vec Tij, që të silleni në mënyr bamirse ndaj prindërve..." (Kaptina Isa:23)
Islami i ka përkushtuar një kujdes të veçantë nënës si prindë duke e theksuar rëndësinë e rolit të saj në mënyrë të veçant, e me këtë asaj i pranon disa përparsi të caktuara: "Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve të vet, sepse nëna e vet e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin" (KaptinaLluklman:14)
Nga kjo shohim se roli i gruas në formimin e njeriut në aspektin shpirtëror dhe atë fizik është shumë më i rëndësishëm, sesa roli i babait. Ajo që në mitrën e sajë jepë një pjese të vetën fëmijës gjatë zhvillimit embrional. Ndërsa pas lindjes ajo vazhdon ti jep pjesë nga vetja me anë të qumshtit të sajë
I dërguari I Allahut Muhammedi (s.a.v.s) nëpërmjet shum haditheve e ka treguar rëndësinë e gruas (nënës).
Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] që ka thënë: “Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” Tha: “Nëna jote”. Tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) Tha: “Nëna jote”, tha: “Pastaj kush?” Tha: “Nëna jote”, tha: “Pastaj kush?” Tha: “Babai yt”.
Po ashtu e kan pyetur Muhammed Mustafan(s.a.v.s)" se kujt duhet ti kushtohet me shum kujdes?" Ai eshte pergjigjur: "Nënës". E pastaj kujt?- e kan pyetur shkoket. Nënës"- është përgjigjur. E pastaj kujt?- perseri kan pyetur. " Nënës"- përsëri është përgjigjur. E pastaj?- pyetën sahabët. "Babës"- u përgjigj Pejgamberi (s.a.v.s)
Kontributi i nënës në formimin shpirtëror të fëmijës po ashtu është shumë i madhë. Nëna është ajo që te fëmija bartë gjithcka: ndershmërin,pasurinë shpirtërore dhe edukimin ,duke formuar kështu një një njeri të devotshem dhe të mençur, i cili dallon shum nga kafsha.Nuk duhet anashkaluar edhe dashurin e madhe që ajo ndjen për foshnjën e saj.
Rëndësin dhe vlerën e këtyre veçorive na i përcjell edhe i dashuri jonë Muhamedi s.a.v.s në hadithin e mëposhtëm: "Më i miri është ai i cili më së miri sillet ndaj grave. Ato janë nënat e fëmijve tanë."
Pasi njëra ndër detyrat më të rëndësishme dhe më me përgjegjësi në botë është rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i fëmijës si dhe formimi i personalitetit të tij, atëherë ado të mund një gjë të tillë ta bëjë një nënë e paarsimuar? A mund të pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshëm i njeriut të ardhshëm, pa prindër, e sidomos pa nënë të arsimuar? Gjithsesi që jo. ثshtë një thënje që thuhet se: Me edukimin dhe arsimimin e fëmijës duhet filluar 20 vjet para lindjes së fëmijës. Prandaj dhe Islami arsimimin e ka piksynimin kryesorë duke mos anashkaluar vendin e gruas në këtë drejtim.
I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (s.a.v.s), ka thënë: “Kërkoni diturinë prej djepit e deri në varr” e këtu nuk i ka anashkaluar gratë sepse sipas tij edhe gratë edhe meshkujt janë të barabartë në çdo aspekt të jetës. Shkaku për arsimimin e gruas muslimane është edukimi i fëmijëve sepse ata jan mësuesit e parë të fëmijëve të tyre. Këtë mendim e ndajnë edhe shumë psikolog.
Në islam flitet për shumë gra të cilat janë konsideruar për dijetare të mëdha dhe të cilat mbahen mend sot e kesaj dite. Aisheja [radijall-llahu anha], gruaja e Pejgamberit (s.a.v.s), njhet si një nga dijetaret më eminente. Ajo ka dhënë këshilla për të gjitha sferat e jetes, kurse shumica e meshkujve kanë kaluar rrugë të gjata vetëm për të marrë dituri nga ajo. Aftësia e saj intelektuale ka qenë shumë e madhe dhe është e njohur në historinë islame. Ajo ka mësuar përmendësh shumë hadithe dhe ka transmetuar rreth 2210 nga ato. Ajo u jepte dituri as’habëve dhe pasuesve për shumë raste në të cilat është bazuar e Drejta Islame.
Në traditën profetike gjejmë se profeti (s.a.v.s) i ndihmonte gratë në punët e shtepisë. Por shumica e dijetarëve bashkëkohorë, as që kanë patur mirësinë t'u drejtohen burrave për këtë lloj veprimtarie, si një dorë më shumë në familje, jo vetëm që është e pëlqyeshme, por madje dhe e kërkuar në disa rrethana. Shumë burra kënaqën apo dëfrehen me mohimin e një gjëje të tillë dhe përzgjedhin gjithë intuziazëm prej sunetit atë që u përshtatet më mirë interesave të tyre.
Muhammedi (s.a.v.s)në hadithe të ndryshme e ka cilësuar rëndësin e gruas, vecanërisht e ka theksuar rolin e saj në marëdhëniet e suksesshme dhe të shëndosha që ajo ndërmer në shtëpin e saj.
Në Suren Ahzab e vërejm urdhërin që Allahu ia jep grave duke u thënë:”Dhe qëndroni në shtëpit tuaja” këtu mund të kuptojmë se vendi më i mirë ku një grua muslimane e arrinë kulminacionin e e marëdhenies së saj me Allahun subhanu ue te ala, është duke qenë muslimane e mirë në shtëpinë e saj, duke e mbrojtur atë, kujdesur për të, duke ua mësuar anëtarëve të shtëpisë ligjet e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (s.a.v.s).
Muhammedi (s.a.v.s)lidhur me këtë ajet ka thënë:” Të gjithë juve u është dhënë përgjegjësi dhe secili prej jush do të mirret në llogari për atë se si e ka mbështetur përgjegjësinë e tij” duke u ndërlidhur në hadithin”...gruaja muslimane është përgjegjëse për shtëpinë e saj dhe ajo do të pyetet për atë se si e ka përmbushur ajo përgjegjësinë e saj dhe detyrën në shtëpi.”
Në raste te shumta vetë pejgamberi i Allahut (s.a.v.s) është konsultuar me gratë e veta, nga të cilat edhe ka gjet rugëdalje. Do kisha desht të përmend këshillën të cilën e ka marë nga Ummu Sulemja në ngjarjen e Hudejbisë. Pasi kishte nënshkruar marëveshjen e Hudejbisë, u kërkoi muslimanëve të therin kurban dhe të ruajn flokët e kokës sikur ta kishin kryer umren meqense mushrikët nuk i lejonin. Edhe pse Pejgamberi (s.a.v.s) i urdhëroi, asnjë nga shokët e tij nuk u ngrit. Kjo ishte hera e parë që nuk i bindeshin Pejgamberi (s.a.v.s) ua përsëriti disa herë por askush nuk u ngrit.
I hidhëruar Pejgamberi (s.a.v.s) hyri në cadrën e Ummu Sulemes dhe i tha: “Mjerë këta njerëz” Ummu Suleme tha:”O I dërguari I Allahut këtë e kanë bërë nga dashuria për fenë. A të të japë një mendim më të mirë o i dërguari i Allahut? Pejgamberi (s.a.v.s) tha:” Po o Ummu Seleme” Ummu Suleme i tha: O i dërguari I Allahut! Nëse dëshiron që ti rruajnë flokët, fillo ti i pari dhe rruaji flokët e tu dhe mos i fol askujt, qoftë edhe një fjalë!”. Kur e dëgjoi sugjerimin e Ummu Selemes Pejgamberi (s.a.v.s) i tha:” Më ke dhënë një këshillë të vyer o Ummu Seleme”.
Pra sipas kësaj mund të kuptojm se se sa rëndësi të madhe ua ka dhënë Profeti(s.a.v.s) grave përderisa ka mar edhe sugjerime nga ata.
Edhe gjatë “Hutbes së Lamtumirës” profeti iu drejtua turmës, ndërsa po diskutonte për të drejtat e grave dhe burrave: “O njerëz! Ju keni të drejta mbi gratë tuaja dhe ato kanë të drejta mbi ju”.
Pra, në Islam gratë kanë të njëjtën shkallë me burrat dhe ata konsiderohen të barabartë për sa u përket të drejtave personale, ligjore dhe sociale. Gratë kanë shumë të drejta personale si të drejtën e arsimimit,të drejtën e trashëgimisë, të drejtën e zbatimit të detyrave fetare, të drejtën e përfshirjes në tregti dhe të drejtën e mbajtjes së parave. Të drejtat e grave mbroheshin nga ligjet, me qëllimin që gratë të bëheshin të vetëdijshme për të drejtat e tyre.
Dihet se grave si Aishja, Ume Seleme, Lejla bint Kasim, Esma bint Ebu Bekër, Kaula bint Umu Darda dhe shumë të tjerave, u është besuar ruajtja dhe transmetmi i një të katërtës së fesë.
Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi ishte një grua, gjegjësisht shoqja e tij Hatixheja.
Në të njëjtën kohë, gruaja është dhe dëshmorja e parë e Islamit. Sumejja, nëna e Ammarit, ka qenë ndër të parat që kanë pranuar fenë Islame në Meke dhe, për pasojë, iu nënshtrua torturave të padurueshme që i bëheshin nga politeistët e asaj kohe derisa kishte dhënë shpirt nën bajonetën e politeistit të perbetuar, Ebu Xhehlit. është pra kjo, njëherësh edhe dëshmorja e parë e Islamit.
Muhammedi a.s. ka dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: “Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumturë”.
E ne sa i respektojme nënat tona, gratë tona, a i bëjmë këtë pyetje vetes, a i zbatojmë hadithet e pejgamberit tonë, Krijuesit tonë Allahut dhe asaj që na dha jetën dhe një pjesë të shpirtit yë saj-Nënës. Le ta respektojmë atë çdo ditë sikur respektojnë të devotshmit./fri/
 
Back
Top