Arfenilla
Themelues i Forumit
Askush nuk duhet të paguaj për një gabim me jetën e tij.
Kur ne vozisim, ne e ndajmë rrugën me të tjerët, kështu që shpejtësia që ne vendosim të udhëtojmë me të duhet të lë vend edhe për ndonjë gabim të mundshëm.
Ky është mesazhi i cili del nga kjo reklamë sensibilzuese për shoferët.
Bëhet fjalë për një veturë që është duke vozitur me një shpejtësi të madhe dhe një tjetër i cili është së bashku me djalin e tij në veturë pa shikuar mirë del në autostradë.
Ndërkohë “ngjarja” ndalet e tëra 1 sekonda para përplasjes dhe dy shoferët dalin për të diskutuar.
Dialogu i dy shoferëve!
1. “Më fal, mendova se kishte kohë”, i thotë ai që deshi të dalë në autostradë.
2. “Por ti, vetëm dole pa shikuar fare. Nuk pata kohë që të ndalem”.
1. “Por, ishte vetëm një gabim i thjeshtë”
2. Sikur ta dija do të vozisja më ngadalë.
1. Të lutem. E kam djalin prapa meje
2. Më fal. Jam duke shkuar shumë shpejtë.
Dhe ngjarja rifillon përsëri dhe veturat përplasen./Zeri/
[video=youtube;bvLaTupw-hk]http://www.youtube.com/watch?v=bvLaTupw-hk[/video]