Regullat e sigurise ne lidhje me detin dhe me sigurine e zhytjes

LoSsT

VIP
V.I.P
⚠️E RENDESISHME⚠️

Pershendetje miq.
Si gjithmone publikojme informacione te rendesishme persa i perket gjuetise dhe SIGURISE ne det sepse siguria eshte mbi te gjitha


Prej vitesh perpiqemi te ndajme me miqt tane cdo gje te rendesishme ne lidhje me detin dhe me sigurine e zhytjes. Falas, pa perfitime.
Per detaje me te thella mund te pyesni edhe ne grupin tone Apnea Forum Albania ku antaret, miqt apo shoket tane te mrekullueshem dhe me eksperience i ndajne edhe me ke eshte ne nevoje te dije.

comment-choisir-combinaison-chasse-sous-marine-criteres-subea-decathlon.jpg

Le te fillojme ⬇️

⚠️ Regullat e sigurise jane te rendesishme si per fillestaret ashtu edhe per ekspertet ⚠️

1️⃣ Perpara zhytjes komunikoni me dike se ku do shkoni te zhyteni dhe ne cfar ore do te dilni nga deti.

2️⃣ Perpiquni te shkoni ne det gjithmon me nje mik, do te jete ndihmesi juaj ne rast nevoje.

3️⃣ Neqoftese gjuani ne zona te thella mos u zhytni kurre bashke, njeri zhytet dhe tjetri e ruan ne siperfaqe. Beni nje zhytje me nje pushke te vetme dhe tjetra te kapet tek bova. Miku qe pret ne siperfaqe duhet ti ket duart e lira. Ndiqeni me kujdes mikun qe zhytet dhe mos u shperqendroni as nje cast deri kur te dali ne siperfaqe.

4️⃣ Frymemarja. Mos beni frymemarje te shpejta perpara se te zhyteni (iperventilim) eshte nje teknike e gabuar e cila ju jep ndjeshmeri sikur oksigjenoheni me shume, por nuk eshte e vertete, thjesht ne kete menyre ulet perqindja e dioksidit te karbonit ne gjak dhe nuk ndjejme konsumimin e oksigjenit, pra eshte zilja e trupit tone qe na jep alarm se kur duhet te dalim ne siperfaqe. Kur ta kuptojme eshte shum vone.

5️⃣ Perpiquni te merni fryme me pjesen e poshtme te mushkrive, (Diagframa) ne kete menyre do te qetesoni rahjet e zemres dhe do te futeni ne nje faze, moment qetesie fizike dhe psikollogjike.

6️⃣ Mundohuni ti leni te lira muskujt perpara cdo zhytjeje, relaksi eshte sekreti i vertete i Apneas dhe i mireqenies tuaj. Ne det cdo levizje qe beni eshte energji e humbur dhe oksigjen i harxhuar. Kur jeni nen uje mos beni levizje te forta apo te shpejta.

7️⃣ Mbani nje shishe uje me vete te lidhur tek bova. Ndihmon Apnean sepse ne det gjate notimit edhe zhytjeve te shumta trupi yne humb shum lengje. Aksidentet me te shpeshta ndodhin nga dehidratimi.

8️⃣ Kur dilni ne siperfaqe mbushuni sa me shpejt me ajer, ne ate moment ajo qe trupi yne ka nevoj eshte ajri i fresket. Mos prisni asnje sekond por mbushuni direkt me ajer.
Fillimisht nxirrni reth 40 apo 50% te ajrit per te lene vend per ajrin e fresket. Kurr mos u zbrazni komplet ne frymemarjen e pare.

9️⃣ Beni kujdes midis zhytjeve nga njera tek tjetra. Midis nje zhytje dhe tjetres duhet te kaloje te pakten dyfish apo trefish i kohes qe keni qendruar nen uje, mbi te gjitha neqoftese po peshkoni ne zona me te thella.

Rrezikshmerite me te medha ne det jane: Blackout, Taravana edhe Edema. Nuk jane probleme qe i ndodhin vetem zhytesve ne thellesi por edhe atyre qe gjuajne ne uje te ceket. Prandaj keshilla ime eshte te zbatoni cdo pike nga keto qe them sepse nuk ka shkolle, profesionist apo njeri tjeter qe nuk mund te jua thote.

11. Ne rast aksidenti (blackout) zemra vazhdon me rrahjet por truri fiket. Ndodh sepse ne tru oksigjeni zbret poshte 13%
Mos i hiqni syt mikut tuaj, perpara Blackout ndodh fenomeni Samba. Trupi fillon te dridhet dhe eshte ne fazen e renies te fiketit. Neqoftese jemi vetem ne det mund te sjelli edhe vdekjen por nese jemi me nje mik te pergatitur mund te na kaloj mjaft lehte.

12. Ndihma e pare qe duhet bere ne kete rast eshte ti nxjerrim mikut tone sa me shpejt koken ne siperfaqe, ti heqim masken dhe ti fryjme ne fytyre. Ekzistojne disa cella qe ne kontakt me ajrin stimulojne frymemarjen. Nqse situata eshte me keq filloni urgjentisht frymemarjen goje-goje ose goje-hunde. Mundet ndonjehere qe gryka e te mbyturit te ket ngelur e mbyllur, ne kete rast ajri qe ju i beni goje me goje nuk i shkon ne mushkri.
Pa shkuar ne panik thjesht perthyjani koken mbrapa dhe gryka do te lirohet automatikisht dhe ajri do ti futet ne mushkri.

13. Mos e ezagjeroni me ore e ore te zgjatura ne det, mund tju sjelli deficit fizik.

14. Rastet e vdekjeve kane ndodhur kur dikush ka qen vetem ne det apo me miq te PA INFORMUAR.

15. Mbani topin galexhant me flamur te kuq gjithmone kur shkoni per zhytje (bova-sinjalezuese) ne menyre qe mjetet lundruese mos tju kalojne siper kokes.

Nqse i doni vertet te miren nje mikut tuaj qe ushtron peshkim nen ujor ndajeni kete postim, sepse informacioni per jeten duhet te jete i lire dhe JO me pagese

Me respekt
Spearfishing Albania Team - S.A.T
 
Redaktimi i fundit:
Informacion interesant, por nuk besoj qe do ta marr ndonjehere guximin qe ta bej prove dicka te tille .
 
Informacion interesant, por nuk besoj qe do ta marr ndonjehere guximin qe ta bej prove dicka te tille .

:)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
�� Rrezikshmerite me te medha ne det jane: Blackout, Taravana edhe Edema.
Cfare eshte Taravana dhe Edema, se blackout e shpjegoj pak a shume.
Kurse tek pika 12, nuk jam dakord me kete xhaxhin, sepse ok i hoqe masken, i fryve ne goje apo ne hunde por nuk do i japesh asnjehere nje sasi te madhe oksigjeni, pra besoj qe me e rendesishme eshte mbas 2 frymarjeve te fillohet masazhi zemres qe mesiguri eshte duke ulur ritmin nqs ska me oksigjen dhe nqs truri po jep shpirt...
Masazhi kardiak eshte efikas dhe pa frymarje fare, sepse zemra eshte celsi, nqs ska me pune, iken gjithcka.
Pra nqs ne varke eshte vetem nje shpetimtar, ka prioritet masazhi zemres dhe po ashtu shume e rendesishme, do shtoja per artikullin te keni te pergatitur telefona (bateri, sinjal) e te njihni nr e urgjences qe duhet ti bini ne rast reziku (mbase duket absurde, por nqs vete ne shtet te huaj edhe se mendon perhere te informohesh). Pra nqs eshte njeri ne rezik (e nxirni pa vetedije nga uji) e filloni ti jepni ndihem e pare, mos harroni e te thrisni ndihma (telefon apo nqs ka njeri ne zone bertisnj per ndihme), ne momente paniku sdim ca te bejme me perpara.
 
Taravana
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Edema
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Informacione te vlefshme.... konstatova se deri me tani Ja kam vesh kot me zhytje...:)
 
Do te praktikoj ne pishine si fillim : p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top