Red Bull tërheq reklamën me Isain (Jezusin) a.s.

Kresha

A pretty face can never trick me


Prodhuesit e pijeve energjetike Red Bull, njoftuan të mërkurën se tërheqin reklamën e tyre në Afrikën e Jugut, pasi që ajo ka hasur në pakënaqësinë e të krishterëve dhe muslimanëve për shkak të paraqitjes së Isait (Jezusit) a.s., duke ecur mbi ujë

Peshkopi romano-katolik nga Afrika e Jugut u bëri thirrje të krishterëve që të mos pinë Red Bull në agjërimin tradicionale gjatë kreshmave, që janë në muajin e ardhshëm, duke paralajmëruar për një bojkot të plotë komercial.

TV reklama kontroverse në formë të karikaturës paraqet Isain (Jezusin) a.s., duke ecur mbi ujë, sepse pas pirjes së 'pijes magjike’ ai dinte se ku janë të fshehur shkëmbinjtë që duhen shkelur.

Këshillit sheriatik i muslimanëve të Afrikës së Jugut të mërkurën ka paralajmëruar për pasojat e "ekstremizmit laik" kundër çdo feje, duke theksuar se 'fyerjet dhe satirat’ mbi Isain (Jezusin) a.s., godasin "vetë themelet e besimit islam."
“Isai a.s. është profet i nderuar në Islam”, thonë ata.

Në mesazhin drejtuar presidentit të Konferencës së peshkopëve katolikë të Afrikës së Jugut, kardinalit Wilfrid Napier, Këshilli muslimanë deklaron se reklama është e dëmshme për krishterimin dhe islamin.

"Duam që zëri ynë të bashkohet dhe t’ju bëjmë të qartë të gjithë ekstremistëve laik se sulmet apo talljet me simbolet fetare janë të papranueshme," thuhet në deklaratën e Këshillit.

Më herët, Kardinali Napier u kishte bërë thirrje besimtarëve katolik që paratë që kishin përgatitur për Red Bull gjatë kreshmës t’i dhurojnë për qëllime bamirëse.

Në deklaratën e tyre, prodhuesit e Red Bull-it, thanë se qëllimi i tyre kurrë nuk ka qenë t’i lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

Ata shtuan se reklama e cila është transmetuar të martën është anuluar për të mërkurën, dhe se Red Bull ndjen keqardhje që ka shkaktuar zemërim në mesin e bashkësive fetare. //islamgjakova
 
Back
Top