Reborn.

Me falni, me falni, me falni
Ju lutem tme falni.

"Hajde me ne, do te ndihmojme.
S'je as e para dhe as e fundit.
Do te ndihmojme.
Braktis punen dhe indipendencen tende dhe hajde"

"Cfare do bosh?
Kisha menduar do braktisje punen dhe do kerkoje ndihme.
Ske si ja ben tjeter... smund tja dalesh vetem".

Ju lutem te me falni qe sot do ju nxjerr te gjithve gishtin e mesit.

"Cben o goce"
"Po na lendon me gjith ket agresivitet"
"Ti sje kshu"
"Ti je e lenduar dhe nuk din cfare bene"
"Nuk eshte e hijshme per nje femer te sillet kshu"
"Ti je tjeter njeri".

Vertet... un jam tjeter njeri.
Sjam as femer as mashkull...
Jam mish dhe kocka.
Kocka qe vibrojne nga deshira per te care mishin dhe ti tregojne botes qe gerrvishjet nuk i kan bere asgje.

Nuk thyhem
Nuk perkulem
Nuk mposhtem
Nuk perkulem

Kur dua dicka e marre.
Kur deshiroj dicka, sme intereson
a do me ngrej ne qiell
apo do me hapi varrin,
do ta perjetoj prap si prap sepse
jeta pa emocione eshte si ylberi pa femijet qe ulerasin "mami hajde shpejt shiko nga dritarja sa bukur".

Ju lutem te me falni qe sot do ju nxjerr te gjithve gishtin e mesit.

Por sot e dua veten njecik me shume.

FB_IMG_1596528356598.jpg

Nje falenderim special per njerzit qe sjan perplas me koken time por me kan stimoluar te mos braktisja rrugen per te rigjetur veten.
 
Back
Top