

Schumacher, 52 vjeç, nuk ka bërë asnjë shfaqje në publik në 8 vitet e fundit, që pas aksidentit. Dokumentari, i cili është titulluar “Schumacher”, do të sjellë një pasqyrim të rrallë për fansat e Formula 1 mbi gjendjen shëndetësore të gjermanit.

Dokumentari nisi që në vitin 2019, por më pas u përball edhe me vonesa të shkaktuara si pasojë e pandemisë, por tashmë “Express” në Gjermani bën të ditur se ai është gati.

Familja e Michael Schumacher ka dhënë mbështetjen e saj për këtë projekt, duke siguruar edhe regjistrime private.

Në mesin e të intervistuarve, pritet të jetë edhe shoferi i gruas së Michael. Po ashtu, pjesë e dokumentarit do të jenë edhe babai Rolf, 74 vjeç dhe djali i tij Mick, i cili është duke u përgatitur për sezonin e tij të parë në Formula 1 me skuderinë Haas.


“Schumacher” është realizuar nga Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertons.
A2news.com