Reali më 20 janar vjen në Shqipëri

fshatari

Anetar
thumbnail.php


Skuadra e njohur Spanjolle, Reali i Madridit më 20 janar do të udhëtoj për në Shqipëri, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare, Gramozin nga Erseka. Kjo do të jetë një ndeshje historike për skuadrën shqiptare dhe njëherësh për të gjithë adhuruesit e këtij sporti që nga afër të shohin një Real të fortë me yjet si Ronaldo, Kaka, Raul, Kasiljas e shumë të tjerë. Skuadra e Gramozit që bën gara në elitën e futbollit shqiptar që moti ka nisur përgatitjet për këtë miqësore historike, e cila është paraparë që më 20 janar të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë. Kështu Reali i Madridit do të jetë skuadra e dytë pas Milanit të madh që do të vjen në Shqipëri. Këtë lajm edhe zyrtarisht e ka konfirmuar kompania “Taçi Oil International”, e cila është organizatore e kësaj miqësore të madhe ndërkombëtare. Po kjo kompani gjatë viteve 2008 dhe 2009 solli Milanin e Berluskonit.
 
Titulli: Reali më 20 janar vjen në shqipëri

wooooow.......edhe Cristiano RONALDOOOOO........nese nuk ka avion per ne Spanje Cristiano Ronaldon do ta ftoj un ne shtepin timee ....hahhaha:p:p:p
 
Titulli: Reali më 20 janar vjen në shqipëri

po ai tyci oil perse nuk i shpenzon keto leke per gramozin te kene 1 fushe per te qene e kushte me te mira por ja jep realit

keshtu eshte kur i ke leke te vjedhura
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top