Real-Barcelona, barazim Klasikja e parë

Love

βeℓℓe â๓e
pepe-vs-barca.jpg


Ka përfunduar në barazim përballja e parë e El Klasikos mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Ashtu siç pritej ishte një ndeshje me shumë tension kjo përballje së mes dy skuadrave më të mëdha spanjolle. Ronaldo është i pari që tenton të vërë në provë Valdes i cili përgjigjet mjaft mirë, por pak minuta më pas Mesi i tregon dhëmbët Galaktikëve duke pasur një rast mjaft të mirë për të shënuar, por parabola e tij ndalet nga Iker Kasijas i cili ruan mrekullisht portën e tij të paprekur.

Minutat në vazhdim flasin për ekuilibër si në lojë ashtu edhe në raste mes dy skuadrave, ndërkohë që në mbyllje të ndeshjes, është Adriano ai që shpëton portën e Barcelonës nga goli, pas goditjes së Kristiano Ronaldos me kokë.

Me fillimin e pjesës së dytë është sërish skuadra katalanase ajo që kërkon më shumë golin. Pak minuta pas fillimit të këtyre 45 minutave, madrilenët rrezikojnë me një goditje standarte të Ronaldos që përfundon në shtyllën pingule. Ndërkohë që reagimi vjen i menjëhershëm nga Barcelona pasi David Vija pengohet nga Albiol brenda zonës dhe si mbrojtës i fundit, del me kartonin e kuq ndërsa Barça përfiton këtë 11-metërsh që shndërrohet më pas në gol nga Lionel Mesi, që konfirmon në këtë ndeshje se skuadrat e Mourinjos nuk janë më një tabu për yllin argjentinas.

Me arritjen e avantazhit ul ritmin skuadra e Guardiolës ndërkohë që Reali nuk dallohej në fushën e lojës që luante me një lojtar më pak. Në minutën e 65-të Pepe nuk arrin të devijojë në portë një krosim të Karvajos.

Për Barcelonën ka sërish një rast shumë të mirë për të dyfishuar David vija por goditja e tij e dobët shndërrohet në një pasim për Kasijas.

Më pak se 8 minuta nga përfundimi, gjyqtari Muniz Fernandes akordon një 11-metërsh të kontestuar nga katalanasit, për një ndërhyrje të Dani Alvesh ndaj Marselos. Gjithsesi Ronaldo merr përsipër goditjen dhe barazon gjithçka, duke i ndarë nga një pikë të dyja skuadrave që mbeten në të njëjtën distancë në kampionat.

Por ky ishte vetëm akti i parë i El Klasikos, pasi vetëm pas pak ditësh sërish Real Madrid-Barcelona, pikërisht më 20 prill, do të ndajnë një tjetër finale, këtë herë të vërtetë, atë të Kupës së Mbretit./T.CH/

 
Pe: Real-Barcelona, barazim Klasikja e parë

Love mu mu prish tv mbrem vec po ti me ke je meqe jemi te futbolli
 
Pe: Real-Barcelona, barazim Klasikja e parë

Duhet te kishte fituar Real Madrid. :D :D
 
Titulli: Real-Barcelona, barazim Klasikja e parë

Do fitoje champion league :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top