sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Sonda amerikane, Mars Reconnaissance Orbiter, prej kohësh në orbitën e “Planetit të Kuq” me mision vëzhgimin e tij, kapi imazhet më të qarta nga Poli i Jugut të Marsit ku u vu re edhe ajo që shkencëtarët e quajtën një fenomen i rrallë në sistemin tonë diellor.
“Mund të konfirmojmë se retë e kapura nga Reconnaissance janë të përbëra nga dioksidi i karbonit dhe janë në një lartësi të vogël, aq sa për të formuar atë që ne e quajmë rënia e akullit të thatë”, thotë Paul Hayne, anëtar i grupit të shkencëtarëve që po studiojnë fenomenin.
Prezanca e reve në Polin e Jugut të Marsit ishte vënë re prej kohësh, por analizimi i përbërjes së këtyre reve ndodhi vetëm tani. Të dhënat e fundit të marra nga sonda amerikane i përkasin dimrit marsian të 2006-2007. Pikërisht në këtë stinë, fenomeni është më i dukshëm/tch